Author: almakos

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika sociale dhe infrastrukturore edhe në qarkun e Korçës. Përkeqësimi i kushteve atmosferike orët e fundit ka sjellë reshje të dendura dëbore, duke bllokuar edhe një nga akset panoramike. Autoritetet thanë se bëhet fjalë për aksin Panarit-Korçë, për të cilin vijon puna për hapjen e plotë me mjete borëpastruese. Trashësia e borës aty ka shkuar deri në një metër. Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit e kanë rënduar më tepër situatën. Por strukturat përkatëse kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për pastrimin e borës dhe hapjen e rrugës…

Lexo më Shumë

Screenshot Kryetari i komunës së Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, ka deklaruar sot se liderët e koalicionit VLEN takohen një deri në dy herë në javë, ku bisedohet për çështjen e lidershipit të partisë por edhe për strukturimin e VLEN-it si një strukturë politike.“Është një proces kompleks, në të cilin ne po bisedojmë së paku 1-2 herë në javë. Këtë javë kishim takimin e fundit dhe për…edhe brenda javës është paraparë takimi i radhës. Bisedohet edhe për çështjen e lidershipit por edhe për çështjen e strukturimit të VLEN-it komplet si një strukturë politike. Jemi katër subjekte politike e po…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, ka zhvilluar takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu. Siljanovska-Davkova e ka falënderuar homologun e saj për mikpritjen dhe për mundësinë për të marrë pjesë në samit, duke e vlerësuar atë si një platformë jashtëzakonisht të rëndësishme për përballimin e sfidave globale dhe rajonale, si dhe për zhvillimin e një dialogu domethënës me liderë dhe partnerë të shquar nga e gjithë bota, thuhet në një deklaratë të presidencës. Në fokus të bisedës kanë…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre drejt kryeqytetit. Ata janë mbledhur sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku me thirrje dhe pankarta në duar apeluan për drejtësi nga organi më i lartë i akuzës në vend. Ata protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë. Banorët bëjnë përgjegjëse për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit edhe zv/kryeministren Belinda…

Lexo më Shumë

Mediat italiane kanë publikuar foton e familjes Kola, 4 anëtarët e të cilës humbën jetën nga rrjedhja e gazit në Porcari të Italisë. Viktimat janë babai Arti Kola 48 vjeç, nëna Jonida 42 vjeçe, djali Hajdar 22 vjeç dhe vajza Xhesika 15 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (4 shkurt) në banesën e familjes. Nga hetimet e para dyshohet se anëtarët e saj u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një pajisje ngrohjeje. Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari e konsideroi ngjarjen teper te rende, ndërsa shprehur ngushëllimet per te afërimet e familjes. “Jemi…

Lexo më Shumë

Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion  (GJKKO). Ai është nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë. Hetimi ndaj Ismailit po zhvillohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, lidhur me sekuestrimin e sendeve të saj personale gjatë një kontrolli të urdhëruar nga SPAK. Gjana e kishte ankimuar vendimin duke pretenduar se sendet e saj personale, në cilësinë e personit të tretë, ishin sekuestruar pa bazë ligjore, duke kërkuar kthimin e tyre. Bëhet fjalë për 8 telefonat që SPAK i ka sekuestruar Gjanës dhe të tjerëve në kuadër të hetimit të AKSHI-t dhe që shkalla e parë e GJKKO vendosi sekuestron dhe rrëzoi kërkesën e të dyshuarve për t’i rikthyer aparatet, në…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare, të cilët humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre. Sipas tij, bëhet fjalë për familjen Kola, e cila u shua në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme (4 shkurt). Ai thotë se viktimat janë babai Arti Kola, nëna Jonida dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç. “Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të…

Lexo më Shumë

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, së bashku me organizatën “Përpjekja”, do të zhvillohet nesër në ora 13:00 para KEDS, duke përfunduar para Qeverisë së Kosovës. Kjo protestë vjen si përgjigje ndaj paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, një vendim që ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e qytetarëve. Aktivistja Qëndresa Hyseni, në një intervistë për Ekonomia Online, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë. Ajo ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë, duke e konsideruar këtë protestë si një mundësi për të shprehur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të rrymës,…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Lexo më Shumë

Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit. Ky fakt ngre pyetje të rëndësishme mbi zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për përmirësim në të ardhmen. Edhe pse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje nominale vitet e fundit, të ardhurat për frymë mbeten të…

Lexo më Shumë