Author: almakos

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin ku u arrestuan dy persona, të cilët përgatisnin dhe shisnin ekstazi. Të arrestuarit, Elvis Lezo dhe Bujar Lezo prej disa kohësh ishin përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht të llojit ekstazi. Lënda narkotike sillej nga Italia në rrugë tokësore. Në shtetin fqinj ata siguronin kokrra ekstazie, por dhe pluhur që më pas e përgatisnin në banesën e tyre në zonën e Ali Demit. Emri i operacionit “Blue Punisher” është vendosur pikërisht nga mbishkrimi që mbanin kokrrat e ekstazisë sipër. Elvis Lezo dyshohet se është personi që kishte lidhjet me…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.3 lekë.

Lexo më Shumë

22:42 | 5 Shkurt 2026E.HPesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në doza të larta janë mjaft toksikë dhe vdekjeprurës, por edhe në sasi minimale janë mjaft të dëmshëm, veçanërisht në rastet e ekspozimit kronik. Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, ato përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shkurtojnë në mënyrë dramatike jetën, në rastin specifik të klorpirifosit. Ky është një pesticid tashmë i ndaluar plotësisht në Evropë, por gjerësisht i përdorur në Kinë, në disa vende në SHBA-të dhe në vende të tjera të botës. Nga të gjitha analizat e kryera në ujëra mbi peshqit, rezulton se në ato liqene apo…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Çerkezi i Kumanovës mbetën pa automjetet e tyre dhe u ndaluan pasi policia zbuloi se po drejtonin pa leje drejtimi.“Më 04.02.2026 në orën 13:40 në fshatin Ljubodrag të Kumanovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kanë ndaluar D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga fshati Çerkez i Kumanovës”. “Gjatë një kontrolli të trafikut, oficerët e policisë ndaluan një automjet “Skoda”, të drejtuar nga D.J., dhe një “Opel”, të drejtuar nga F.A., dhe pas marrjes së masave, u vërtetua se ata po drejtonin automjetet pa pasur provim të kaluar për vozitje”. “Prokurori…

Lexo më Shumë

Vetting/ Përdorimi i tepruar i akteve, KE dhe FMN kundra qeverisë Nga fillim viti 2023 deri në fund të vitit 2025, qeveria shqiptare dhe ministrat e ndryshëm të ekonomisë, si Delinda Ibrahimaj, Ervin Mete dhe ministri aktual Petrit Malaj nën miratimin e zv.kryeministres Balluku së bashku me Këshillin e Ministrave do të vulosnin 9 akte normative. Duhet theksuar se Shqipëria nuk ishte në kushtet e emergjencës dhe të nevojës dhe kjo gjë është e qartë dhe nga argumentet e dobëta që paraqiten në relacionet e Ministrisë së Financave. [embedded content] Sipas avokatit Adriatik Lapaj korrektimi i buxhetit të shtetit, është një…

Lexo më Shumë

Gripi në Maqedoni po fillon të humbasë forcën e tij, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Në javën e pestë të vitit 2026, në periudhën nga 26 janari deri më 1 shkurt, u regjistruan 1,498 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është rënie prej 12.3 përqind krahasuar me javën e kaluar, kur u regjistruan 1,708 raste. Edhe pse kjo periudhë e sezonit zakonisht sjell rritje të numrit të të sëmurëve, të dhënat epidemiologjike tregojnë se trendi javor ka qenë në rënie për javën e dytë radhazi. Përveç kësaj, numri i rasteve…

Lexo më Shumë

Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, një shtetas 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u arrestua pasi refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në vijën e dytë të pikës kufitare dhe më pas tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që ishin bë vendngjarje. Bëhet fjalë për personin me iniciale G.K, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili pas veprimeve hetimore u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, ndërsa automjeti me të cilin po lëvizte u sekuestrua. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…

Lexo më Shumë

Një pjesë e reformave po realizohen, por një pjesë,  për shkaqe objektive nuk do të realizohen, dhe për këtë janë njoftuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, tha kryeministri Hristijan Mickoski para ambasadorëve gjatë prezantimit të përparimit të reformave nga Agjenda Reformuese. “Si Qeveri, kur u zgjodhëm para pak më pak se 20 muajsh, kishim një listë indikative hapash të cilët duhet t’i realizonim, praktikisht vitin e parë e gjysmë miratoheshin,e ngjashëm, duke punuar me BE-në. Aty diku në fillim të vitit 2025 që të rrumbullakosej ai proces, filluan hapat të realizohen, normalisht derisa u intensifikua ai proces, vlerësoj se u realizuan…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore. Rreth orës 16:30 të datës 05.02.2026, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. E dëmtuara u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka…

Lexo më Shumë

Bill Gates ka shprehur pendesë të thellë për çdo minutë që kaloi me Jeffrey Epstein, të dënuarin për abuzim seksual, duke mohuar akuzat e reja që dolën në pah pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Gates, në një intervistë për 9News Australia, tha: “Për çdo minutë që kalova me të, pendohem dhe kërkoj ndjesë”. Këto komente vijnë pas një sërë akuzash që janë bërë publike në lidhje me marrëdhënien e tij me Epstein, duke e bërë situatën edhe më delikate për të. Pas publikimit të gati 3 milionë faqeve të reja dokumentesh, dolën në sipërfaqe email-e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë të Florenc Çapjas dhe xhaxhait të tij, Ardian Çapja. Ata janë shpallur fajtor për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012. Gjyqtarët rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli, Ervis Bardhi, duke miratuar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023. Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie. Sipas Apelit të GJKKO, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja u…

Lexo më Shumë

Propozimi për 5 kandidatët që konkurojnë për pozitën e shefit të Prokurorisë Publike, ende po “udhëton”, nga Qeveria në Këshillin e Prokurorëve. Sapo të arrijnë tek ata, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Bashkim Besimi tha se do të japin mendimin e tyre në afat prej 15 ditësh.  Ndërsa, tani theksoi se nuk mund të jap qëndrim të përgjithshëm për kandidatët. Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve “Deri në këtë moment, propozimi me kandidatët e paraqitur në Thirrjen Publike ende nuk ka arritur tek Këshilli i Prokurorëve. Kur të arrijë, ne në afat prej 15 ditësh do të japim një…

Lexo më Shumë