Orce Gjorgjievski zgjidhjen e problemeve po e mat me orë. Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski thotë se për më pak se 48 orë nga marrja e mandatit të tij, arriti marrëveshje me transportuesit privat. Ai bëri me dije se janë marrë vesh për nënshkrimin e licencave për trasnportuesit privat dhe nga e hëna edhe 55 autobusë do të vihen në qarkullim të transportit publik. Por, edhe 20 të tjerë thotë se do të vihen në funksion deri në Vitin e Ri. Orce Gjirgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit “Deri në Vitin e Ri, nga ajo që jam informuar…
Author: almakos
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë më 8 nëntor 2025. Gjithashtu, KQZ fton votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.
Gjatë seancës konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e cila u drejtua nga ish-kryetari i qytetit Risto Penov si këshilltari më i moshuar, këshilltarët dhanë betimin e tyre. Megjithatë, gjatë betimit ata nuk e përdorën emrin kushtetues të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por vetëm “Republika e Maqedonisë”, raporton SHENJA. “Unë Risto Penov, deklaroj se tö drejtat dhe detyrimet e anëtarit të Këshillit, do t’i kryej me përgjegjësi, dhe gjatë kryerjes së tyre do ta respektoj Kushtetutën, ligjin, rregulloret e Këshillit dhe do ta mbroj rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, u tha gjatë betimit. Në këtë seancë,…
Nga Ben Blushi ROMANI IM I RI MË NË FUND NË SHTYPSHKRONJË Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri. Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit. Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet. Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë. Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë Kështuqë deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite…
Astrit Isufi u arrestua mëngjesin nën dyshimin se kreu vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij dje në Malishevë. Sipas Policisë, në momentin e arrestimit ai ishte i plagosur. Momentalisht ai po trajtohet në QKUK, jashtë rrezikut për jetë. T7 i ka publikuar pamjet brenda QKUK’së.
Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjete sociale pas ndarjes tragjike nga jeta të bashkëshortit të saj. Në një postim në Instagram, Arjeta ka ndarë fotografi të Drilonit ku ai shihet i përqafuar nga dy djemtë e tij. “Lamtumirë Babi” është mbishkrimi që ajo ka shkruar në Instastory.
Universiteti “Luarasi” ka çelur zyrtarisht programet Bachelor të London School of Economics and Political Science, një nga universitetet më prestigjioze në botë për ekonominë, menaxhimin dhe shkencat shoqërore. [embedded content] Në fjalën e saj para pedagogëve dhe studentëve, Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu, ftoi studentët në këtë rrugëtim të ri dhe theksoi rëndësinë e përvojës akademike dhe intelektuale që ofron LSE. Fabiola Hysenbelliu iu drejtua studentëve, duke i thënë se ndërsa ecni nëpër korridore do të ndiqni gjurmët e brezave të mendimtarëve, udhëheqësve dhe ndryshuesve që kanë formësuar botën në të cilën jetojmë sot. “Të dashur studentë dhe të…
Dje (06.11.2025) në pasdite, policë nga Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të krimit të rëndë pranë Ministrisë së Brendshme nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike për NKOK dhe hetuesve nga Qendra Hetimore e Prokurorisë Publike NKOK privuan nga liria pesë persona për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar se i dyshuari i parë Xh.F. (77) ka kryer veprën penale të vazhdueshme “dhënie ryshfeti” dhe veprën penale “dhënie shpërblimi për ndikim të paligjshëm”, ndërsa tre persona A.F. (44), J.K. (35) dhe I.S. (57) si ndërmjetës kanë kryer veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të…
I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, Astrit Isufi, është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar plagë nga ar.ma e zjarrit. Raportohet se jashtë oborrit të këtij institucioni janë duke qëndruar edhe zyrtarë të policisë. Kujtojmë se Isufi është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit.
Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se doganierët dhe ekipet mobile të doganës mes tjerash kanë konfiskuar në disa raste të ndryshme 92 gramë pllaka dhe monedha ari, pajisje “Apple”, 37.500 euro, cigare, parfume dhe rroba fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare. “Pllaka ari me peshë 53 gramë dhe 11 monedha ari me peshë 39 gramë u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk, në dalje nga shteti, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e vlerësuar e arit arrin 538 mijë denarë. Në një rast tjetër, doganierët nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit…
Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që u vr.anë në fshatin Gollubovc të Malishevës, do të varrosen sot në orën 16:00. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Dyshohet se vëllezërit u vranë nga Astrit Isufi, i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë. “Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj. Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë”, tha rrëfeyer nëna e Marjanit. Ajo tregoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi…

