Për herë të parë, dy nga modelet më të avancuara të Inteligjencës Artificiale, OpenAI dhe Grok, u përballën në një turne të veçantë shahut, duke nxjerrë në pah dyshimet mbi aftësitë dhe potencialin e teknologjisë së sofistikuar për të konkurruar me mendjen njerëzore. Historikisht, shahu është përdorur si një mjet standard për të vlerësuar përparimin […] The post Përballja epike e Inteligjencës Artificiale: OpenAI vs Grok në turneun e shahut appeared first on InfoKosova.
Author: almakos
Kandidati i Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte ka qëndruar në lagjen e vjetër të Tetovës, lagjja Gam-Gam, ku në bashkëbisedim me banorët u diskutua mbi problemet reale me të cilat po ballafaqohen tetovarët gjatë këtyre viteve.Premtimi i Bajramit në këto zgjedhje është se ata po realizojnë një program konkret dhe të realizueshëm për Tetovën e Re. Postimi i plotë i kandidatit për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja AKI, Bajram Rexhepi: Në kasabanë e vjetër të Tetovës, në lagjen Gam-Gam, sonte takuam banorët për të bashkëbiseduar rreth problemeve dhe nevojave të…
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 vatra zjarri. Gjashtë prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa shtatë mbeten aktive në disa qarqe të vendit, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri. Situata sipas qarqeve: • Vlorë – Në Navaricë, flakët janë zhvendosur në mal mbi fshat; në Leshnicë të Poshtme, ndërhyrja ajrore ka shmangur rrezikun për banesat. Përveç helikopterit të Forcës Ajrore, po operojnë edhe dy avionë suedezë Fireboss me 44 hedhje uji. Në Tragjas (Orikum) zjarri po mbahet nën kontroll nga 20 efektivë në terren. • Fier – Në Lofkënd (Mallakastër)…
Një aksident rrugor ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në “Qafën e Koshovicës”, Fier. Sipas policisë, 44-vjeçari E.S., banues në Patos, dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga. Si pasojë u lënduan katër persona, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Pedagogu dhe Shefi i Departamentit të Teknologjisë dhe Inovacionit në Universitetin Luarasi, Gentian Hoxhalli, ishte i ftuar në podcastin Wecome@Luarasi në News24, ku foli për rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike, si dhe për programin e ri akademik të universitetit në fushën e Data Science dhe Business Analytics. Programi, i zhvilluar në bashkëpunim dhe nën drejtimin akademik të London School of Economics (LSE), ofron një kurrikulë moderne dhe rigoroze që synon të përgatisë studentët për tregun global të punës në fushën e përpunimit të të dhënave, inteligjencës artificiale dhe analizave statistikore. Hoxhalli theksoi se programi është shumë kërkuar nga…
Nën brohoritjen “Krimi është bashkëfajësi!”, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në një protestë paqësore në mbështetje të popullit palestinez, raporton SHENJA. Tubimi, i organizuar nga të rinjtë solli zërin e solidaritetit me viktimat në Gaza, duke dënuar ashpër gjenocidin dhe duke kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare. Në protestë u tha se në Gaza nuk po ndodh një “konflikt”, po ndodh një KRIM. U theksua se heshtja e botës përballë këtij krimi është bashkëfajësi. “Ne nuk jemi këtu për spektakël, por për të dhënë dëshmi. Ne ishim në rrugë, në krah të viktimës,…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informoi se për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, përmes zbatimit të anknadeve elektronike të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme, janë paguar me sukses borxhet shtetërore nga persona fizikë dhe jurudikë. Mbi këtë bazë, në Buxhetin e shtetit janë arkëzuar 19 419 411 denarë (afërsisht 314 230 euro). Përmes e-ankandit për periudhën 01.01.2025 përfundimisht me e-ankandin në korrik është shitur pronë e patundshme me sipërfaqe prej 302 m² edhe atë: – banesë prej 72 m² (Ohër) – hapësirë afariste prej 111 m² (Strumicë) – tokë prej 103 m² (Prilep) – hapësirë në katin e…
Julian Balla, president i klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, është një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë. Sipas hetimeve, Balla zotëron edhe një vilë 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro. Të dyja këto pasuri janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Operacioni i SPAK ka përfshirë 16 masa sigurie, duke goditur një rrjet të madh trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrimi parash, ku përfshihen edhe emra të njohur si…
Presidenti Donald Trump, nën një atmosferë tensioni dhe pritshmërish, njoftoi një tarifë prej 100% për çipat e importuar në SHBA, duke prekur drejtpërdrejt kompanitë teknologjike, përfshirë edhe Apple. Gjatë një ngjarjeje të veçantë në Zyrën Ovale, Trump njoftoi këtë masë drastike në prani të CEO-s së Apple, Tim Cook, duke përmendur se disa kompani do të përjashtohen nga kjo tarifë nëse angazhohen për investime në prodhimin vendas. Me fjalë të qarta, presidenti theksoi se kompania Apple ishte një nga ato që do të përfitonin nga përjashtimi, pas njoftimit të saj se do të investojë 100 miliardë dollarë për të rritur…
Kur një gjykatë merr një vendim që sfidon autoritetin e pushtetit legjislativ, pasojat janë të mëdha për stabilitetin dhe demokracinë e një vendi. Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli një aktgjykim të rëndësishëm që imponon një ngarkesë të re mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka vlerësuar se zgjedhja e kreut të ri të organit ligjvënës duhet të bëhet përmes votimit të hapur dhe brenda një afati 30 ditor. Kjo nuk është thjesht një çështje procedurale; ajo thotë shumë për frymën demokratike që duhet të jetë në themel të institucioneve të shtetit. Gjykata e thekson gjithashtu se seancat e…
SPAK ka zbardhur emrat e 16 personave të përfshirë në një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë sekuestruar 17 tonë kokainë dhe janë vendosur 16 masa sigurie (14 “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”). Operacioni, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet e disa vendeve të BE-së, zbuloi një rrjet të sofistikuar trafiku nga Amerika Latine drejt Evropës Perëndimore dhe skema të pastrimit të parave. Të arrestuarit / në kërkim: • Riza Çela • Ardian Çela • Albin Çela • Elvis Çela (katër vëllezërit, konsiderohen bërthama e rrjetit) • Fadil alias Jul Balla (pronar…
Qeveria e drejtuar nga VMRO-ZNAM-VLEN, ditë më parë ka shkarkuar dy drejtorë shqiptarë të klinikave shëndetësore, duke i zëvendësuar ato me kuadro maqedonase të propozuara nga VMRO-DPMNE, shkruajnë mediat. Bëhet fjalë për shkarkimin e Dr. Fatmir Mexhiti, nga posti i drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji dhe Dr. Bekim Pocesta, drejtor në Klinikën Universitare për Kardiologi, përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, të cilët u zëvendësuan me mjek maqedonas. Në vend të Mexhitit, në krye të Neurologjisë, drejtor i ri është emëruar Dr. Igor Kuzmanovski, ndërkaq në vend të Pocestës, në krye të Kardiologjisë, vjen Dr. Danica Petkoska Spirova. MARKETING

