Author: almakos

Moderatori dhe gazetari Endri Xhafo, që prej vitesh drejton emisionin Log., ka renditur me fakte uzurpimin e paligjshëm nga policia të News24 dhe jo vetëm. Në një reagim të tij, Xhafo jep detajet e kontratave të godinave dhe ndërprerja e sinjalit dhe zaptimi i Tv News24 është vepër penale, ashtu sic është edhe ndërprerja e energjisë elektrike, kur në fakt ka një kontratë të rregullt dhe faturat janë paguar. Reagimi i Endri Xhafos: Me pak fjalë… Për miqtë dhe jo miqtë, që vazhdimisht po më pyesin: “A nuk ju ka mbaruar kontrata juve qysh para 3 vjetësh”, apo, “a keni…

Lexo më Shumë

Një i vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i gjuajtjes më armë zjarr, që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Në mesin e të lënduarve është edhe një vajzë e mitur,  dhe një kalimtar i rastit. MPB “Në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë një apel të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke theksuar se me ardhjen e temperaturave të larta, kujdesi për shëndetin është më i domosdoshëm se kurrë. Çfarë duhet të dimë për të mbrojtur veten dhe ata që na rrethojnë? Nxehtësia e lartë ka pasoja kritike për shëndetin e individëve, sidomos për ata që janë më të ndjeshëm, siç janë të moshuarit, fëmijët dhe ata me sëmundje kronike. Efektet e nxehtësisë nuk duhet të neglizhohen, pasi ato mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, siç janë goditjet nga nxehtësia. Duke pasur…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas sulmit shtetëror ndaj televizionit News 24 dhe rrethimit të godinës së Focus Media Group nga forcat e Policisë së Shtetit, më 9 gusht 2025. Në një letër dërguar komunitetit ndërkombëtar, AGSH e cilëson këtë akt si një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e gazetarisë në vend. AGSH thekson se gjatë sulmit policer u ndërpre energjia elektrike, duke lënë televizionin pa sinjal, gazetarëve iu ndalua hyrja në ambientet e redaksisë dhe u bllokua puna e redaksive dhe aksesimi i publikut në përmbajtje.…

Lexo më Shumë

Ndikimi i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, po merr dimension të ri me qeverinë aktuale, ku përveç “Telekomit Serb”, tani përmes “Alta Bank” që ka lidhje të ngushta me Milan Radojçiç, po tentohet të depërtojnë edhe në sektorin bankar.Lidhur me këtë rast, sot ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ku sipas tyre qeveria aktuale, me VLEN-in si vegël politike, po lejon depërtimin e këtij kolonizimi ekonomik që është kundër interesa kombëtare dhe shtetërore. Komunikata e plotë e Bashkimit Demokratik për Integrim: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për përshpejtimin e implementimit të agjendës së “Botës Serbe”…

Lexo më Shumë

Ambientet e News24 vijojnë që të jenë në terr televizv prej dy ditësh. Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare. Kjo ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e News24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën. https://www.youtube.com/live/HjvtaMuV1hU?si=6TphfzNhLh8oPE22

Lexo më Shumë

Pas publikimit të një shkrimi të detajuar nga Gazeta Shqiptare mbi hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, erdhi reagimi i ashpër i Gazment Bardhit, i cili e cilësoi fikjen arbitrare të sinjalit të News24 dhe rrethimin me forca policore të redaksive si një akt të qartë hakmarrjeje politike. Gazment Bardhi ka risjellë shkrimin e publikuar në Gazetën Shqiptare në 8 gusht, që sipas tij solli hakmarrjen e Belinda Ballukut ndaj News24 një ditë më pas, mëngjesin e 9 gushtit. “Në datën 8 Gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e “Focus Group Media”, publikoi shkrimin…

Lexo më Shumë

Nxënësit maturantë që nuk i kanë kaluar ose nuk i kanë përfunduar me sukses provimet eksterne në afatin e qershorit të maturës shtetërore, do të kenë mundësinë t’i riprovojnë ato më 12 dhe 14 gusht, në sesionin e gushtit. Sipas njoftimit të Qendrës Shtetërore të Provimeve (DIC), më 12 gusht (e martë) do të mbahet provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht), ndërsa më 14 gusht (e enjte) do të zhvillohet provimi në lëndën me zgjedhje (matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, filozofi dhe estetikë). Për këto dy ditë testimi janë regjistruar gjithsej 1118 maturantë. Prej…

Lexo më Shumë

Një histori e jashtëzakonshme peshkimi ka ardhur nga brigjet e Connecticut-it, ku një peshkatar i pasionuar arriti të kapë një peshkaqen të pashembullt me peshë 320 kilogramësh. Si ndodhi kjo aventurë e shkëlqyer dhe çfarë do të thotë kjo për botën e peshkimit, do ta zbulojmë në këtë artikull! Ed Lovely, një peshkatar i apasionuar nga Hampton, Connecticut, gjithmonë kërkon mundësi për të shijuar pasionin e tij. Ai ndan emocionet e tij në lidhje me aventurat e peshkimit, duke përshkruar procesin si një eksperiencë të qetë, deri në momentin e papritur kur një peshkaqen sulmon tërheqjen e tij. Ed pohon…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të ndërmarra nga shoqëria shtetërore “KAYO” sh.a., të cilat çuan në mbylljen e disa prej mediave më të mëdha në vend. Bardhi kujton se më 8 gusht 2025, në orën 18:40, Gazeta Shqiptare publikoi një shkrim mbi komunikimin e pritshëm të akuzës nga SPAK për Zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Vetëm disa orë më pas, më 9 gusht, në orën 07:00, “KAYO” sh.a. e drejtuar në Këshillin Mbikëqyrës nga Ermal Nufi, urdhëroi zaptimin e ambienteve të News24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, pavarësisht se këto prona janë me kontrata qiraje të vlefshme…

Lexo më Shumë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur alarmin për përbërjen problematike të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar emrin e Radomir Llaban, një individ me një të kaluar të errët kriminale dhe lidhje të dyshimta me shërbimin sekret serb, BIA. Në një konferencë për media të dielën, Haxhiu shprehu shqetësimin e saj lidhur me emërimin e Llabanit si gjyqtar në këtë institucion të rëndësishëm, duke përmendur se kërkesa e saj për të frenuar këtë vendim nga ish-presidenti Hashim Thaçi ishte injoruar. “Para disa ditësh, unë kam dërguar një letër në adresë të ish-presidentit Thaçi, me kërkesën për të…

Lexo më Shumë

Diplomati Agim Nesho e ka cilësuar fikjen e sinjalit të televizionit informativ News24 si një rast të pazakontë dhe alarmues për një demokraci funksionale. “Është një rast i paprecedent. Sinjalet e televizioneve janë hapësira publike që i shërbejnë interesit të qytetarëve, pavarësisht mënyrës së menaxhimit apo pronësisë. Këto janë të domosdoshme për funksionimin e një demokracie që ka nevojë të forcojë shtetin e së drejtës,” deklaroi Nesho per SyriTV. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen dhe personalizimin e shtetit shqiptar, duke e lidhur ndërhyrjen ndaj mediave me frikën dhe pasigurinë. Agim Nesho: Duhet të themi që ishte një rast…

Lexo më Shumë