Author: almakos

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD u shpreh se sulmi ndaj News24 dhe mbyllja e saj me forcë është një akt i paprecedentë që shënon një tjetër hap drejt instalimit të diktaturës në Shqipëri. Sipas tij, kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një plani të mirëorganizuar për të shuar çdo zë kritik dhe për të kthyer hapësirën publike, mediatike dhe ekonomike në pronë private të qeverisë dhe klientelës së saj. “Nuk është një ngjarje e re në Shqipëri. Është Agon Channel, është Ora News, tashmë edhe News24 dhe gjithë pjesa tjetër e grupit mediatik.…

Lexo më Shumë

Uzurpimi i News24 ka vazhduar edhe më forma të tjerë. Sot në mesditë është raportuar se persona të paidentifikuar, civilë janë futuar brenda ambienteve të godinës, ku ndodhen redaksitë e lajmeve, studiot dhe zyrat. Personat civilë, të  cilët nuk dihet se kush janë, janë futur përmes shembjes që u bë në mënyrë të paligjshme nga IKMT në orët e para të mëngjesit. Pavarësisht se policia, e cila ka rrethuar godinën prej tre ditesh, ka kërkuar që të mos futen në ambientet e brendshme, personat janë futur dhe nuk dihet se çfarë po ndodh. Kujtojme qe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së…

Lexo më Shumë

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski në lidhje me zgjedhjet lokale në vend. Nga BDI thonë se është paradoksale që kryeministri flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërkohë që çdo ditë e praktikës qeverisëse së tij është kthim prapa në kohë: tek diskriminimi, majorizimi, përjashtimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. “Përkujtesa e vitit 2001 nuk është “temë e vjetër”, ajo është kujtesë për çmimin që qytetarët paguan për barazi dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sot po shkelet hapur nga qeveria aktuale. Në vend se të na japë leksione se për…

Lexo më Shumë

Gjigantët e teknologjisë, Nvidia dhe AMD, kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë amerikane, duke u angazhuar të paguajnë 15% të të ardhurave të tyre nga shitjet e gjysmëpërçuesve në Kinë. Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në një fazë të ndjeshme. Ajo është pjesë e një strategjie më të gjerë për të siguruar licencat e eksportit në një nga tregjet më të mëdha të teknologjisë në botë. Nvidia ka deklaruar se është e angazhuar për të ndjekur rregullat e qeverisë amerikane, duke theksuar se, ndonëse nuk ka dërguar…

Lexo më Shumë

Në një kohë që zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar brutalitetin duke shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV. IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë arkivën dhe severat e televizionit më të madh informativ në Shqipëri. Siç shikoni nga pamjet ndërhyrjen brutale të IKMT ndaj një medie të rëndësisë kombëtare që prej vitesh ka raportuar ngjarjet…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, në protestën para godinës së News24 ku prej 3 ditësh është fikur sinjali i transmetimit dhe gjendet e rrethuar, si edhe në reprezaljen e forcave të policisë e ushtrisë, u shpreh se kjo është fatura që pagoi televizioni për shkak se nuk pranoi të nënshtrohej. https://www.youtube.com/live/K-3Hngif4hc?si=WjWC23kBtAutgeSq Zhupa u shpreh se kjo është një ditë e trishtë për mediat, duke theksuar se “sot jemi më pak të lirë dhe më pak demokratikë”. “Si kryetare e Komisiomit të Medias do të ndjek të gjitha hapat që janë të mundshme që nga kërkesa zyrtare ndaj AMA, që duhet të reagojë,…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala, në protestën para godinës së News24 ku prej 3 ditësh ushtrohet terror dhe raprezalje, si edhe është rrethuar nga Policia Ushtarake me një akt arbitrar, pa pritur vendimin e gjykatës, u shpreh se televizioni do të ringrihet. https://www.youtube.com/live/K-3Hngif4hc?si=bej0BH_ojO-YLTmC Lala theksoi se News24 është një histori suksesi, teksa theksoi “do ta ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”. Ajo shtoi se sot ishte radha e News24 dhe nesër do të jetë radha e një televizioni tjetër. Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë…

Lexo më Shumë

Më 12 dhe 14 gusht, maturantët që nuk i kaluan provimet eksterne shtetërore të diplomimit në qershor do të kenë një mundësi të re për ta bërë këtë dhe për të marrë një diplomë të shkollës së mesme. Të martën (12 gusht), testimi do të jetë në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, ndërsa dy ditë më vonë (14 gusht), do të zhvillohet provimi i ekstern opsional (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë). Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1.118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Nga këta, 352 do…

Lexo më Shumë

News24 po përballet prej 3 ditësh me një represion të pazakontë policor gjë që solli edhe ndërprerjen e transmetimit për herë të parë në historinë e mbi 2 dekadave që nga krijimi. Teleshikuesit nuk arrijnë të ndjekin ekranin e tyre të dashur ndaj të cilit kanë qëndruar besnikë prej mëse 23 vitesh. Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare. Gjithçka ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e News24 dhe nuk…

Lexo më Shumë

BDI ka shpreh shqetësim të thellë për përshpejtimin e penetrimit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, që pas Telekomit Serb, po hyn fuqishëm edhe në sektorin bankar përmes “Alta Bank”. Nga BDI thonë se ky nuk është një investim i zakonshëm financiar, por një operacion i strukturuar politik dhe ekonomik i Beogradit për të siguruar kontroll strategjik mbi institucionet kyçe të vendit, me përfshirje aktive të partnerëve qeveritarë, përfshirë VLEN-in. “Burime nga Banka Popullore bëjnë të ditur se drejtimin e “Alta Bank” në Maqedoni pritet ta marrë ish-anëtarja e Kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe ish-zëvendësguvernatore, Maja Kadievska Vojnoviq, bashkëpunëtore e…

Lexo më Shumë

Sulmi ndaj News24 dhe mediave të tjera të Focus Media News ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke marrë jehonë në mediat ndërkombëtare. https://www.youtube.com/live/DXb5z_49AA4?si=DG_xfQSNMs3xnVKJ Televizioni polak TVP World ka raportuar gjerësisht mbi operacionin policor, duke theksuar shqetësimin e institucioneve të lirisë së shtypit në Ballkanin Perëndimor. Sipas shkrimit të TVP World, operacioni policor ndaj një prej grupeve më të mëdha mediatike në Shqipëri është dënuar gjerë nga organizatat e gazetarëve në rajon. Media polake shkruan se “policia rrethoi godinën e Focus Media News, ndërpreu energjinë elektrike dhe sinjalin e News24, duke penguar gazetarët të hynin në redaksi e të vijonin punën.…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot përmes një komunikate, kanë reaguar lidhur me skandalet e njëpasnjëshme të komunës së Çairit. Sipas tyre, kjo gjendje e krijuar në Çair është një dinasti korrupcioni, e cila fundin e saj do ta ketë në zgjedhjet e tetorit. Komunikata e plotë e ASH krahu i Taravarit: Skandalet e njëpasnjëshme në Komunën e Çairit – nga aferat korruptive, uzurpimet e pronave publike, qindra ndërtime ilegale, falsifikimi i dokumentacionit për legalizim kriminal të objekteve paleje, klientelizmi, deri te keqpërdorimet e përditshme në institucionet komunale – tash e 20 vite kanë dëmtuar rëndë jetën e…

Lexo më Shumë