Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se do të investohen mbi 70 milionë euro në ndërtimin e Qendrës Klinike në Tetovë.“Mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike moderne të Tetovës.Sot, bashkë me ministrin Azir Aliu dhe drejtorin Erzen Elezi, hodhëm hapin e parë drejt modernizimit të plotë të këtij kompleksi shëndetësor, ku do të fillojë një epokë e re për qytetarët tanë.Komuna e Tetovës do të japë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor.Nga errësira e dështimeve të së kaluarës, drejt…
Author: almakos
Nga Genc Burimi Vendimi i Gjykatës së Tiranës në favor të gazetarëve të News24 krijoi iluzion vetëm për disa orë se në Shqipëri, edhe nëse nuk funksionon shteti i Ramës, ai i së drejtës ende s’ka kapitulluar. Faktikisht, kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ajo “shuplakë” që drejtësia i dha shtetit të Ramës, dhe në terren asgjë nuk ka ndryshuar. Gazetarëve vazhdon t’u ndalohet, me “forcën e bajonetave” të ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, që të rimarrin në zotërim zyrat e tyre dhe mjetet e punës redaksionale. Kjo situatë, në planin politik dhe atë historik, ka vetëm një…
Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka akuzuar BDI-në për keqmenaxhim dhe injorim të qytetarëve, duke thënë se për dekada banorët e Likovës dhe Nikushtakut po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.“Sot jam këtu për të ngritur zërin për dhjetëra mijëra qytetarë të Likovës dhe Nikushtakut, të cilët përballen me një krizë që nuk duhet të ekzistojë në shekullin XXI. Ky është një realitet tronditës që prek çdo shtëpi, çdo familje dhe çdo fëmijë”, deklaroi Sadiku. Ai theksoi se ky problem, përveçse dëmton jetën e përditshme të banorëve, jep një mesazh negativ edhe për…
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dy shtetas të Kosovës në pikën kufitare të Horgoshit, një ngjarje që ka ngritur shqetësime të reja për tensionet në rajon. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar identitetin e të arrestuarve, H.E, i lindur në 1976, dhe B.E, i lindur në 1973. Sipas njoftimit, ata dyshohen për “krime kundër popullatës civile”, një akuzë që ka ngjallur reagime të shumta. Arrestimi i këtyre dy individëve ndodhi në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë në rritje, duke e bërë këtë ngjarje edhe më shqetësuese për stabilitetin e…
Avokati Marash Logu, i ftuar në studion e improvizuar të News24, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me pengimin që po i bëhet gazetarëve të këtij mediumi nga kompania KAYO. [embedded content] Sipas Logut, përfaqësuesit e KAYO kanë deklaruar në gjykatë se nuk kanë penguar gazetarët të marrin sendet personale nga ambientet e punës, por pamjet që janë publikuar këto ditë tregojnë qartë se kjo deklaratë është e rreme, duke përbërë një vepër penale. Kallëzimi penal ndaj KAYO dhe përmbarimit shtetëror Logu theksoi se, në këto kushte, News24 ka të drejtën ligjore të bëjë kallëzim penal kundër kompanisë KAYO…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetarëve, tha se institucionet po e bëjnë punën e tyre, duke i paraqitur raportet Prokurorisë, por nuk ka rezultate nga atje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Institucionet po marrin masa, po veprojnë, por Prokuroria duhet të marrë masa. Ky është thelbi. Nuk mund të priten rezultate nga kjo Prokurori ose nga ky prokuror në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Mund të rendis 100-200 raporte nga institucionet që janë paraqitur në Prokurori dhe nuk ka asnjë rezultat prej andej.Me këta prokurorë dhe këtë prokuror është e vështirë”, tha Mickoski nga rajoni…
Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në aeroportin e Rinasit, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe partnerëve europianë. Në pranga ka rënë 20-vjeçari A. K., shtetas belg, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Magjistratëve në Maltë. Sipas njoftimit zyrtar, ai akuzohet për disa vepra penale të rënda: • Plagosje e rëndë me dashje • Komplot për kryerjen e një vepre penale • Vjedhje • Prodhim, shpërndarje dhe posedim të materialeve pornografike me të mitur • Shkelje të kushteve të lirimit…
“Safe Journalists Albania” i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë ‘KAYO’ që të zbatojnë menjëherë vendimin e Gjykatës, në mënyrë që të lejojnë gazetarët dhe stafin e medias të hyjnë nga hyrja alternative e godinës së Panorama Group dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre. Situata mbetet e njëjtë edhe sot, me vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht ende të pazbatuar plotësisht, thuhet në postimin e “Safe Journalist Albania” në Facebook. Postimi i plotë Situata mbetet e njëjtë edhe sot, me vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht ende të pazbatuar plotësisht. Hyrja në…
Rusia ka ndërmarrë një hap të ri për të forcuar kontrollin mbi internetin, duke bllokuar thirrjet përmes aplikacioneve të njohura si WhatsApp dhe Telegram. Kjo masë, e shpallur nga autoritetet ruse, ka shkaktuar shqetësime për të drejtat e komunikimit dhe lirinë e shprehjes në vend. Në një deklaratë të lëshuar nga Roskomnadzor, rregullatori i internetit në Rusi, ky veprim është justifikuar si një masë për të luftuar krimin. Sipas tyre, Telegram dhe WhatsApp janë shërbimet kryesore që përdoren për aktivitete të paligjshme, duke përfshirë mashtrimin dhe sabotimin. Rusia ka argumentuar se këto aplikacione janë përdorur për të organizuar aktivitete kriminale…
Lisandër Hoxha foli sot jashtë ambienteve të Focus Media News dhe Panorama Group për zaptimin e godinave nga shoqëria “KAYO” dhe bllokimin e transmetimit të News24. [embedded content] Hoxha tha se ky akt është skenar në vazhdim për të mbyllur gojën e çdo mediaje, që nuk kontrollohet nga zyrat e prooagandës së qeverisë. Lisandër Hoxha: Që prej fillimit të sulmit kam qenë prezent dhe kam ndjekur me shumë shqetësim rrënimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ky nuk është një sulm i rastësishëm që shteti vendosi pa dashje të nxjerrë dikë nga godina. Ky është një sulm i organizuar ndaj…
Nga java e ardhshme, më 19 dhe 20 gusht, nis regjistrimi i parë për studimet e ciklit të parë (diplomë bachelor) në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup për vitin akademik 2025/2026. Afati i dytë i regjistrimit është më 11 dhe 12 shtator, ndërsa i treti më 24 shtator Sipas konkursit të publikuar nga USHKM në qershor, në 23 fakultete brenda Universitetit ka gjithsej 9,719 vende të lira për studentët e rinj. Nga këto: 4,683 vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore4,081 vende për studentë të rregullt me kofinancim955 vende për studentë të çrregulltFakultetet me më shumë vende…
Pasi gazetarët e News24 dhe Panorama Group u ndaluan të hyjnë në godinë nga kompania KAYO e forcat ushtarake, drejtori i informacionit të News24 ka kërkuar që autoritetet e pavarura shtetërore të reagojnë. https://youtube.com/watch?v=se8BxZIyqq8%3Fsi%3DtEpLVEg_YXgHBO35 Erl Murati: Nuk ndodh në asnjë vend të BE, të botës së zhvilluar që gazetarët të rrinë para kompanisë së tyre mediatike sepse ka një konflikt administativ për pronën, kjo zgjidhet në Gjykatë. Dhe Gjykata i ka dhënë pjesërisht zgjidhje kësaj cështje. Do ishte e udhës që autoritetet shtetërore të pavarura të reagojnë, Avokati i Popullit të reagojë. I mirëkupoj institucionet që kanë zgjedhur të heshtin,…

