Author: almakos

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në gala mbrëmjen për nder të Marrëveshjes së Ohrit të organizuar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti.Gashi, ka shkruar se Marrëeshja e Ohrit, ishte një moment kyç në rrugën e paqes dhe bashkjetesës në RMV.“Ishte kënaqësi të marr pjesë në një mbrëmje të veçantë, ku bashkë me miq, funksionarë dhe qytetarë e nderuam përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, si një moment kyç në rrugën e paqes dhe bashkëjetesës në shtetin tonë.Kjo ngjarje e organizuar nga Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti, u shndërrua në një magji artistike, falë interpretimit të jashtëzakonshëm të…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në rrjetin social facebook, ka shkruar se sonte Shkupi, për një natë, u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.“Sonte, Shkupi u bë qendra e një ngjarjeje të veçantë, duke shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një moment historik që vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri bashkëjetese mes komuniteteve të vendit. Për një natë,…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri reagoi të mërkurën (13.08.2025) për bllokimin e transmetimit të televizionit informativ News 24, godina e të cilit pritet të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e armëve. Në një deklaratë të shkurtër në Facebook, Delegacioni i BE-së shprehet se mosmarrëveshjet midis palëve duhet të zgjidhen duke respektuar ligjin dhe procedurat e rregullta, pa cënuar lirinë e medias. “Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cënojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre” – thuhet në reagimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë fjalës së tij në Akademinë Solemne për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka folur mbi rëndësinë dhe peshën e MO-së, duke thënë se gjatë këtyre 24 viteve përpos nënshkrimit të marrëveshjes paqësore mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, gjithashtu kemi parë edhe vuajtjet dhe mallin e nënave, motrave dhe vëllezërve tanë. “Këto 24 vite, janë vite të mallit që nënat tona, vëllezërit tanë, motrat tona i kanë përjetuar gjatë këtyre viteve. Përgjegjësi e politikanëve është që të qëndrojnë në anën e duhur të historisë, ndërsa ky është edhe momenti…

Lexo më Shumë

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar mbi situatën e lirisë së medias, duke u ndalur edhe tek ajo që prej datës 9 gusht po ndodh ambientet e News24, ku policia dhe ushtria sulmuan godinën duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë detyrën. Teksa i referohet një raporti i DASH, Noka thote se konstatohet se në Shqipëri liria e shtypit është cënuar deri në pikën që gazetarët ushtrojnë vetëcensurë. “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”, thote Noka, duke…

Lexo më Shumë

Sot deri në orën 18:30 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur. Nga këto, katër janë aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa njëmbëdhjetë janë shuar plotësisht. Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), aktive janë zjarret në zonën me destinim të shumëfishtë “Jasen”, në komunën e Brodit, ku digjet pyll i perzier, si dhe në Oktishka Krasta në komunën e Strugës, në fshtin Opajë në komunën e Likovës dhe në fshatin Virçë në komunën e Dellçevës, ku digje vegjetecion i ulët. Nën kontroll janë zjarret në fshatin Radushë drejt fshatit Dvorcë në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka realizuar një vizitë të rëndësishme në Hagë, ku është takuar me dy figura kyçe të historisë së Kosovës, ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo vizitë vjen në një kohë kur të dy liderët po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për më shumë se pesë vjet. Takimi, i përshkruar nga Krasniqi si i ngrohtë dhe emocional, është shoqëruar me një atmosferë optimizmi. Ai theksoi se, në çdo bisedë me Thaçin dhe Veselin, ndjeu një bindje të palëkundur se drejtësia për ata që kontribuan në…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thote se Forcat e Armatosura po përdoren për qëllime politike, duke i angazhuar për ndërprerjen e sinjalit të “News24” dhe sekuestrimin e dosjeve investigative, në vend që t’i përdorë për të shuar zjarret që kanë përfshirë vendin. “Në vend të angazhojë ushtrinë për të shuar flakët, e përdor për t’i fikur sinjalin dhe për të grabitur zyrat e dosjet investigative të NEWS 24”, shkruan Meta në Facebook. Ai akuzoi qeverinë se në 12 vite nuk ka marrë masa efektive për mbrojtjen nga flakët, por përkundrazi ka shkatërruar edhe agjencitë për mbrojtjen e pyjeve…

Lexo më Shumë

Që nga shpallja e zgjedhjeve, rrjedh edhe afati për paraqitjen e vëzhguesve të zgjedhjeve lokale, që përfundon më 8 tetor. Kërkesat për vëzhgim të zgjedhjeve në KSHZ mund t’i dorëzojnë të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja që janë të regjistruara në përputhje me ligjin, të paktën një vit para ditës së zgjedhjeve, dhe statutet e të cilave përfshijnë parimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, përfshirë përfaqësuesit e mediave. Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve dorëzojnë Kërkesë për regjistrim të vëzhguesve në procesin zgjedhir, ndërsa përfaqësuesit e mediave…

Lexo më Shumë

Lefter Maliqi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë ndaj gazetarëve, duke denoncuar veprimet arbitrare ndaj “News24”, pa vendim gjykate. Ai ka kritikuar ashpër veprimet e Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, që sipas tij kanë sekuestruar pa autorizim kompjuterat, pajisjet dhe materialet e gazetarëve. Gjykata ka vendosur lirimin e menjëhershëm të godinës, lejimin e gazetarëve që të hyjnë dhe kthimin e sendeve të konfiskuara, por Maliqi thekson se 24 orë më pas Policia nuk ka zbatuar vendimin. Reagimi i Lefter Maliqit Sot sërish në ambientet e “News 24”, në mbështetje të plotë të gazetarëve kundër veprimeve arbitrare për mbylljen…

Lexo më Shumë

Pasojat e zjarrit të frikshëm në Delvinë nuk kanë kursyer as kafshët. Fotot e shpërndara nga LSA, paraqesin pamje të trishta në situatën pas mbrëmjes së djeshme. Përveç luftës së zjarrfikësve, banesave të djegura, Kishës së shkrumbuar, qarkullojnë edhe pamje teksa duket një kalë thuajse tërësisht i rrjepur nga flakët e zjarrit. Kali nuk ka ngordhur, por zjarri ka bërë të vetën në trupin e kafshës.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për rastin e News24, duke mos lejuar gazetarët të futeshin në ambientet e punës. Berisha thotë se urdhri për moszbatim ka ardhur nga kryeministri Rama dhe sipas tij ky është akt i rëndë antikushtetues. Sipas Sali Berishës, ky urdhër dëshmon “tmerrin e tij, vëlla Olsit dhe Lubi Ballukut nga dosjet e tyre kriminale në laptop-et e gazetarëve të News24”. Ai shton më tej: “Dënoj me forcën më të madhe urdhrin antikushtetues të Ramaduros dhe kërkoj zbatimin e menjëhershëm të urdhrit të…

Lexo më Shumë