Rruga Qukës-Qafë Plloçë në qarkun e Korçës është dëmtuar pas shirave të fundit, duke nxjerrë në shesh skandalin infrastrukturor dhe ekonomik të ndërtimit të saj jashtë standardeve dhe nën dyshimin për qëllime elektorale dhe abuzimi. Romeo Nazarko, inxhinieri që denoncoi ndër të parët këtë tender dhe investim si një projekt jashtë standardeve dhe pa cilësi, ka folur sot për “News 24” Inxhinieri thekson se ajo rrugë është e rrezikshme për sigurinë e udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Madje parashikon edhe dëmtime të tjera nga erozionet, për shkak të mungesës së cilësisë. “Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të…
Author: almakos
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025 Sipas KQZ-së, buxheti i planifikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove. Ky buxhet është miratuar në mbledhjen e KQZ-së. Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të…
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor që është duke u zhvilluar prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, ku forcat e rendit kanë rrethuar një banesë të braktisur prej kohësh, e cila ndodhet pranë shkollës së fshatit. Sipas informacioneve paraprake, dy persona dyshohet se janë strehuar në këtë banesë prej rreth një muaji. Të njëjtat burime bëjnë me dije se njëri prej tyre ishte strehuar në banesën e gjyshit të tij. Për shkak të dyshimeve se personat mund të jenë të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA.
Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se pas mesnate çmimi i benzinave do të lirohet për gjysmë denari, ndërkaq, do të shtrenjtohet çmimi i naftës për gjysmë denari.Çmimi i vajit ekstra të lehtë të mbetet i pandryshuar.Çmimet e derivateve pas mesnatës, sipas vendimit të fundit të KRRE-së:Benzina BS 98+- 77 den/lBenzina BS 95 – 75,0 den/lNafta -73,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 69,5 den/l MARKETING
Një operacion policor është në zhvillim në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet…
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot. [embedded content]Dy automjete mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për shkak të goditjes, siç shihet edhe nga pamjet, një prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në kanal. Si pasojë, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashmë të pezulluar nga detyra dhe ish kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja. Po ashtu SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025. “Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve tha se i vjen turp para Strasburgut për ata që ndotin gjyqësorin dhe prokurorinë.“Vura re se deklarata thotë qartë se ata kanë vërejtje mbi procesin, mënyrën e gjykimit, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe po hapin një rast për të shqyrtuar atë proces.Do t’ju kujtoj se kemi folur për raste të tilla për një kohë të gjatë. Këta janë gjyqtarët, pagat e të cilëve janë të ulëta, ata duan dyfish, trefish shumën. Të imponuara nga partia dhe të kapura nga qeveria e mëparshme”, thaMickoski tha se gjyqtari që drejtoi rastin gjyqësor…
Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij. “Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe…
Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, thotë se ka folur disa herë me homologun e tij nga RMV, Timço Mucunski, në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e Kornizës Negociuese të Maqedonisë me BE-në. “Kam folur shumë herë me Timço Mucunskin. Ai e njeh shumë mirë dhe kategorikisht qëndrimin tonë. Por, që tani e tutje, roli i tij është të bindë qeverinë e tij që t’i përmbahet konsensusit të vitit 2022”, tha Georgiev në lidhje me fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. “Nga ana jonë, ne kemi bërë një kërkesë shumë serioze. Në maj të këtij…
Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar. “E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë e inauguruar me bujë dy muaj më parë nga Belinda Balluku, e pezulluar tashmë nga detyre, prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë e bllokuar. [embedded content]Shkak janë bërë masivet shkëmbore të cilët kanë rrëshqitur, duke prishur dhe bllokuar këtë aks rrugor që ka kushtuar 260 milionë euro. Pas rrëshqitjes së dheut dhe shkëmbinjve, autoritetet kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit të së hënës për pastrimin e rrugës. Mjetet e firmës kontraktore po punojnë për largimin e masiveve të dheut dhe shkëmbinjve, me qëllim hapjen e segmentit ndërkohë që qarkullimi i…

