Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës së Ushtrisë – 18 gusht, tha se Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë terren për t’u zhvilluar, krijuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij. “Sot festojmë 18 gushtin – Ditën e Ushtrisë, ditën kur nderojmë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit. Kur flasim për Ushtrinë, flasim për vazhdimin e ideve të Ilindenit dhe KAÇKM-së, idenë e një Maqedonie të pavarur dhe të lirë. Paraardhësit tanë luftuan me zemër, me sakrificë dhe me vizion”, shkroi kryeministri në Facebook. Mickoski thekson se Ushtria sot është simbol i…
Author: almakos
Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, ka akuzuar ashpër qeverinë për atë që e cilëson si “gjenocid ndaj mediave”, lidhur me zhvillimet që lidhen me ndërprerjen dhe rikthimin e transmetimit të televizionit News24. Në një intervistë nga studiot e reja të News24, Balliu tha se qeveria po godet fjalën e lirë, duke përdorur presion politik dhe ndërhyrje arbitrare për të ndaluar denoncimet ndaj aferave korruptive. “Është bërë gjenocid ndaj mediave. Kjo qeveri kërkon që të mbyllet fjala e lirë, që të vijojë korrupsionin. Kur denoncon afera monstruoze, qeveria mbyll media,” – u shpreh Balliu. Ai shtoi…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër paralajmëron mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.Nga atje thonë se nga e mërkura deri të premten do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore. Gjatë fundjavës, përsëri do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale dhe bubullima. Ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rënie. MARKETING
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime të mëdha mbi menaxhimin e buxhetit të Kosovës, duke akuzuar qeverinë Kurti për dështim në investimet kapitale dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Ajo thekson se situata aktuale është alarmante dhe kërkon një vëmendje të menjëhershme nga autoritetet kompetente. Bajrami, duke iu referuar të dhënave të Serive Kohore të Ministrisë së Financave, theksoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, janë shpenzuar gjithsej 1.412 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Nga këto, vetëm 391 milionë euro janë shpenzuar nga komunat, ndërsa 1.021 miliardë euro nga niveli qendror, duke nxjerrë në pah një…
Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që ka takuar është bashkëshortja e tij. Ka qenë e shoqja e Miklovan Danajt që ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me bashkëshortin, ndërsa kallëzim është bërë edhe në policinë e Shkodrës. Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është…
Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) i bën thirrje autoriteteve dhe kompanisë KAYO, të ndërprejnë menjëherë bllokadën e ndërtesës së Focus Media Group. MFRR kërkon gjithashtu kthimin e menjëhershëm të pajisjeve profesionale të gazetarëve, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. “Çdo ditë ndërprerjeje përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.Ne gjithashtu kërkojmë respekt për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve”, thuhet në postimin e MFRR në Facebook. Reagimi i plotë Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias (MFRR) kërkon menjëherë ndërprerjen e bllokadës së ndërtesës së Focus Media Group dhe kthimin e…
Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar në studion e re të News24, ku foli për përvojën e që kaloi redaksia gjatë ndërprerjes 10-ditore të transmetimit të televizionit. Çelmeta theksoi se gazetarët u penguan të kryenin detyrën e tyre, ndërsa Ardi Veliu dhe struktura KAYO kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe vendimet gjyqësore. Ai paralajmëroi se çdo shkelje do të ketë pasoja ligjore. “Askush nuk është mbi ligjin. Ata që penguan median dhe injoruan vendimin e gjykatës do të mbajnë përgjegjësi. Ne do ta çojmë këtë çështje deri në fund,” u shpreh gazetari. Ai zbuloi gjithashtu se është kontaktuar nga…
Inteligjenca artificiale ka hapur një kapitull të ri në luftën kundër infeksioneve të rrezikshme, duke krijuar dy antibiotikë të rinj që mund të luftojnë gonorrenë dhe MRSA-në, dy nga bakteret më të rrezikshme që sfidojnë mjekësinë moderne. Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) kanë përdorur inteligjencën artificiale për të dizajnuar këto ilaçe, duke i ndihmuar ata të krijojnë përbërje të reja që vrasin këto superbaktere në teste laboratorike dhe në kafshë. Megjithatë, këto antibiotikë ende kërkojnë vite të tëra për rafinim dhe provat klinike përpara se të mund të përshkruhen për pacientët. Ekipi i MIT beson se ky…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më…
Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026. Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë, do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit, përveç maturantëve, do të bëhet më 12 qershor 2026. Për maturantët shkolla përfundon më 29 maj, ndërsa provimet e tyre janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor. Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026. Procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën…
Kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale do të mund të kandidojnë me vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Rregulloren e re, pas dështimit të Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, megjithëse mendon se kandidatët e pavarur duhet të kenë të drejtë të paraqiten edhe pa nënshkrime, tha se do ta mbështesë rregulloren, duke theksuar se procesi zgjedhor nuk mund të vonohet apo të ndalet. Sipas anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Dashteski, nënshkrimet do të mblidhen në degët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, duke nisur 10 ditë pas…
Gënjeshtra shpesh shihet si një veprim i keq, por në fakt është një pjesë thelbësore e natyrës njerëzore, e mbushur me arsye të ndërlikuara. Pse gënjejmë? A është vetëm për përfitim personal, apo ka diçka më thellë? Studimet shkencore tregojnë se arsyeja e mashtrimit shkon përtej asaj që ne imagjinojmë. Shpesh, gënjeshtra nuk ka për qëllim të dëmtojë, por të mbrojë. Kjo mund të jetë një “gënjeshtër e bardhë” për të ruajtur ndjenjat e dikujt, ose një mashtrim për t’u shpëtuar pasojave të një veprimi. Siç shkruan Dan Ariely në librin e tij “The Honest Truth About Dishonesty”, njerëzit priren…

