Author: almakos

Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dega Tetovë e kanë akuzuar “drejtorin e Bilall Kasamit shkel Kodin Zgjedhor, manipulim parazgjedhor me kontrata me afat të caktuar”. Më poshtë reagimi i plotë i ASH – Sela Dega Tetovë: Drejtori i Ndërmarjes Publike Komunale “Tetova”, Samet Bislili, ka bërë shkeljen më të rëndë të Kodit Zgjedhor dhe rregullativës për parandalimin e korrupsionit në periudhë parazgjedhore. Në kundërshtim me ligjet e lartëpërmendura, drejtori i Bilall Kasamit ka ndarë kontrata për të punësuarit të cilët për vite kanë qenë të angazhuar në këtë ndërmarje. Përveç shkeljes së ligjit, drejtori ka bërë edhe manipulim,…

Lexo më Shumë

Thirrjes për të festuar me zemër e jo me armë ende nuk po i përgjigjen pozitivisht një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve gjatë ahengjeve familjare. Pas një ahengu familjar në Gjakovë, 49 gëzhoja të plumbave janë gjetur dhe sekuestruar, duke nxjerrë në pah një problem të thellë të armëve ilegale në Kosovë. Kjo ngjarje është një reflektim i shqetësimeve në rritje për sigurinë publike, duke sugjeruar se festat shpesh shndërrohen në situata të rrezikshme. Një incident tjetër në Pejë ka rezultuar në arrestimin e një personi, i cili kishte përdorur një pistoletë me gaz gjatë një ahengu. Kjo tregon se…

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Ali Pajaziti, ka reaguar publikisht duke theksuar se kryeprioritet i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Sarajit duhet të jetë ndërtimi i bulevardit me katër korsi, i cili sipas tij është zgjidhja e vetme për kaosin urban që po rritet nga dita në ditë. “Ky projekt nuk është utopi, por domosdoshmëri. Mosrealizimi i tij është mëkat politik që nuk do ta falin brezat. Bulevardi krijon mjedis të jetueshëm, ndërsa mungesa e tij sjell tensione, aksidente dhe pamje të papranueshme për një vendbanim modern”, theksoi Pajaziti. Në këtë drejtim ka ardhur edhe përgjigjja e kandidatit të AKI-së për kryetar…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku një burrë u gjet i vrarë pas një episodi me të shtëna armësh. Sipas mediave greke, viktima është 47-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Bashimi ose Artur Turabi. Ai u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Turabi ishte i njohur për autoritetet dhe kishte precedentë penalë. Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi. Në vendngjarje shkuan forca…

Lexo më Shumë

Hong Kongu po bën një hap të guximshëm në luftën kundër virusit Chikungunya, duke vendosur të përdorë qen robotë për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Si do të ndikojë kjo teknologji në shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve? Autoritetet shëndetësore në Hong Kong kanë njoftuar se do të implementojnë qen robotë të pajisur me spërkatës insekticidesh për të luftuar virusin Chikungunya, i cili po përhapet nga mushkonjat. Kjo iniciativë vjen pas regjistrimit të nëntë rasteve të importuara të etheve Chikungunya këtë vit, duke e bërë situatën urgjente. Sekretari për Mjedisin dhe Ekologjinë, Tse Chin-wan, ka konfirmuar se…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka akuzuar ashpër opozitën LSDM dhe ish-kryeministrin Zoran Zaev për keqpërdorime të mëdha të fondeve të programit evropian Erasmus+ gjatë kohës sa ishin në pushtet. Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, përmes Lidija Dimovës dhe Agjencisë Erasmus+, janë shpërndarë 83 mijë euro për trajnimin e gomarëve, si dhe 125 mijë euro të tjera për projektin “Zgjidh të djathin”, që i është dhënë vëllait të deputetit Dime Velkovski. “LSDM-ja dhe Zaev, përmes Dimovës, shfrytëzonin fondet për qejfe personale dhe i shpërndanin projektet tek persona të afërt me partinë, përfshirë gjyqtarë, profesorë dhe familjarë të deputetëve. Buxheti i…

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, në zonën e Agios Panteleimonas, mëngjesin e kësaj të hëne (18 gusht). Sipas mediave greke, i riu u gjet i shtrirë pa shenja jete në rrugën “Michalis Voda 200”, me një plagë fatale në kokë. Viktima dyshohet se është qëlluar nga afër, në një atentat të mirëorganizuar. Policia greke ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e krimit ndodhet edhe mjekësia ligjore, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimës apo motivin e mundshëm të vrasjes.

Lexo më Shumë

Policia ka shoqëruar në komisariat një dentist 36-vjeçar në Devoll, pas vdekjes së një 59-vjeçari që ra pa shenja jete menjëherë pasi doli nga klinika dentare ku po merrte trajtim. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në qytetin e Bilishtit. Viktima, shtetasi Sh. D., kishte shkuar për një mbushje dhëmbi dhe, sipas policisë, pas daljes nga klinika, ra në tokë dhe humbi jetën. Mjekët konfirmuan se ai kishte mbërritur në spital pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Sipas njoftimit zyrtar, dentisti i përfshirë është shtetasi B. L., 36 vjeç, i cili është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka trashëguar miliona borxhe dhe është urgjentisht e nevojshme të konsolidohet për të siguruar mirëmbajtje më të mirë të rrugëve. Menjëherë pas zgjedhjeve, planifikojmë rikonstruimin e saj të plotë, thotë nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. “Ajo pjesë që shkon nga Demir Kapia, përmes Negotinës, Velesit, Shkupit, Kumanovës dhe kufirit me Serbinë, është tashmë është gati për rikonstruim, kështu që atje po punohet për një projekt rikonstruimi. Rrethrrotullimi  i Shkupit, janë bërë disa ndërhyrje, por edhe atje nevojitet një rikonstruim i plotë”, theksoi ministri i Transpirtit  Aleksandër Nikolloski në emisionin “Vesti Plus”…

Lexo më Shumë

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë ka dënuar bastisjen e zyrave të Focus Media Group më 9 gusht, ku u mbyll për 9 ditë TV News24, u ndërpre energjia elektrike, u sekuestruan pajisje dhe u bllokuan mbi 200 gazetarë për të mos ushtruar detyrën. “Veprimi erdhi në kundërshtim me një vendim të Gjykatës së Tiranës dhe shqetëson për lirinë e shtypit dhe demokracinë në Shqipëri”, theksohet në reagim. Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë thekson se sulmi shkel detyrimet e Shqipërisë sipas standardeve të ECHR, OSBE dhe  Bashkimit Evropian, dhe shpreh mbështetje për gazetarët e pavarur. Organizata bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën menjëherë sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte shkuar për të bërë një mbushje dhëmbi, por sapo ka përfunduar trajtimin dhe ka dalë jashtë, është rrëzuar në tokë pa shenja jete. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndonjë komplikacion shëndetësor apo ndonjë problem të lidhur me ndërhyrjen dentare.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka prezantuar pikën e tetë të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në Decentralizimin e Administratës Publike dhe Sigurinë Publike. Kjo pikë thekson nevojën për një administratë efikase dhe të drejtë, si dhe për përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në institucionet e sigurisë. Administratë publike pa klientelizëm Sipas ASH-Taravari, riorganizimi i administratës publike do të bazohet në parimet e meritokracisë, profesionalizmit dhe etikës, duke synuar eliminimin e klientelizmit dhe çdo forme të punësimeve partiake. Administrata komunale do të digjitalizohet për të ofruar shërbime më të shpejta, efikase dhe të qasshme për qytetarët. “Çdo qytetar…

Lexo më Shumë