Author: almakos

“Nuk shoh këtu asnjë problem përse të mos kalohet…..Ligji i Gjuhëve është i qartë. Nëse dikush dëshiron që provimin ta jap në gjuhën shqipe, kjo duhet t’i lejohet”. Pas kësaj deklarate të dhënë të dielën nga kryeminstri, Hristijan Mickoski, u duk se studentën shqiptar ja dolën, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy ditë, pasi po i njejti Mickoski, sot ka deklaruar se dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe duhet të rregullohet me ligj dhe se ai është i gatshëm dhe ka vullnet politik që i njëjti ligj të bëhet dhe më pas të dërgohet për mendim në…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar dy persona, të akuzuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar. Bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilëve u janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë, 10 mijë tableta ekstazi, armë, karta bankare, etj. Sipas vendimit të gjykatës, Gëzim Bakalli u deklarua fajtor për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal”…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Mersim Maksuti, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi tendencat e palës maqedone brenda grupit punues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ku sugjerohej miratimi i një rezolute në vend të një ligji. Ai theksoi se nuk pajtohet me këtë qasje, pasi ligji ka nevojë për sanksione dhe mekanizma detyrues, gjë që një rezolutë nuk e garanton. MERSIM MAKSUTI, PROFESOR UNIVERSITAR “Vërejtja ime është se nuk mund të pajtohem me grupin punues, sepse ky ligj nuk ka sanksion. Ligji është normë juridike – si mund të ketë ligj pa sanksion? Më e keqja ishte që pala…

Lexo më Shumë

Punëtorët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e rrogës. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë mëngjesin e sotëm për dy orë bllokoi dy rrugët kryesore që të çojnë në Kuvend, gjegjësisht nga ora 09:00 deri në orën 11:00, kur ishte e caktuar seanca në Kuvend, me qëllim që të mos lejojnë deputetët të shkojnë në punë me veturë. Kryetari Sllobodan Trendafilov u shpreh se deputetët dy vjet po e bllokojnë propozimin e LSM-së për rritjen e pagave të punëtorëve, ose rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave të tjera për së paku 6,000 denarë. Sllobodan Trendafilov, kryetar i Lidhjes…

Lexo më Shumë

Katër anëtarët e familjes shqiptare Kola që humbën jetën në Itali, ditën e nesërme do të nisen për në Shqipëri, ku do të prehen përgjithmonë në zonën e tyre të lindjes në Peqin. Sipas mediave italiane, nga analizat toksikologjike rezultoi se ata humbën jetën nga helmimi i gazit që kishte rrjedhur nga kaldaja. Zyra e Prokurorit të Luccës ka miratuar riatdhesimin e tyre. Ndërkohë, nesër do të jetë ditë zie në Porcari, siç ka njoftuar kryebashkiaku Leonardo Fornaciari. Nuk do të ketë ceremoni, por arkivolet me trupat do të bëjnë një ndalesë të shkurtër në Piazza Felice Orsi në orën…

Lexo më Shumë

Sot (10.02.2026) për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton Portalb.mk. Për këto arsye, Njësiti i Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunës policorë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur një reagim të fortë ndaj një prokurori të Hagës, duke e quajtur atë “idiot ndërkombëtar”. Kjo deklaratë erdhi pas komenteve të prokurorit në lidhje me Hashim Thaçin, i cili akuzohet se ka maskuar realitetin për James Rubinin dhe Wesley Clarkun. Prokurori, gjatë fjalës përmbyllëse, theksoi se Thaçi kishte aftësinë të fshehte ngjarjet e vërteta që ndodhnin në Kosovë, duke ndikuar kështu në perceptimin e dy figurave të njohura ndërkombëtare. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare. Edi Rama, në një postim të tij, e quajti këtë interpretim të…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një mesazh, duke thënë se viza amerikane mund të anulohet nëse në SHBA arrestoheni për disa vepra penale. Me anë të një postimi, ambasada thekson se një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin. “Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë –…

Lexo më Shumë

Në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, i pandehuri Henrik Hoxhaj ka zbuluar me dëshminë e tij në GJKKO detaje nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ku tregoi se vrasjen e ka kryer Skerdi Tase. Hoxha deklaroi se monitorimi i Mashës kishte zgjatur rreth një vit, pasi objektivi fillestar, djali i tij, nuk po gjendej, pasi qëndronte në Maqedoni. Për këtë arsye kanë angazhuar “Sakatin”, i cili do të informonte nëse djali hynte në Shqipëri. “Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni. Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa që të vrisnim të atin,…

Lexo më Shumë

Një vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dy studio ligjore ndërkombëtare, Kasowitz Benson Torres (SHBA) dhe Mishcon de Reya (Britani), kanë reaguar duke e cilësuar paraburgimin e tij si të padrejtë, të paligjshëm dhe të motivuar politikisht. Në deklaratën e tyre thuhet se SPAK ka abuzuar me masën e paraburgimit, pa prova se Veliaj përbën rrezik arratisjeje apo pengim të drejtësisë. Avokatët theksojnë se ai u mbajt për muaj të tërë në paraburgim pa akuzë dhe se i është mohuar qasja në mbi 60 mijë faqe prova, duke cenuar rëndë të drejtën e mbrojtjes. Studios ligjore kritikojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për debatin lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës tha se kjo çështja duhet të rregullohet me ligj dhe se ai është i gatshëm dhe ka vullnet politik që i njëjti ligj të bëhet dhe më pas të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias.“Kushtetuta është e qartë dhe preciz. Kushtetuta thotë se gjuha zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu në pajtim me atë që shkruhet më poshtë zyrtare është edhe gjuha shqipe, gjegjësisht bashkësia etnike që është 20%. Ky është amendamenti 5 i cili praktikisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, u uroi të gjithëve një mëngjes të mbarë këtë mëngjes para Parlamentit të Maqedonisë, përveç deputetëve. Ai thotë se kjo ndodh sepse ata e kanë bllokuar propozimin e LSM-së për rritjen e pagave të punëtorëve për dy vjet. “Mirëmëngjesi të gjithëve përveç deputetëve. Pse përveç deputetëve? Sepse për 2 vjet ata kanë bllokuar propozimin e LSM-së për të rritur pagat e punëtorëve, ose për të rritur pagën minimale dhe për të rritur të gjitha pagat me të paktën 6,000 denarë. Siç ua premtuam, sot do të bllokojmë me nga 21 persona në dy lokacione në…

Lexo më Shumë