Mirsad Ziberi Përgëzim, sepse janë të paktë, sa mos me thënë se nuk ka fare, politikanë, analistë, opinionistë ose diplomatë shqiptarë nga Tirana, që ngrenë zërin për padrejtësitë që na bëhen neve shqiptarëve të këtij kufiri londinez me kontributin e partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë si nga pozita, ashtu edhe opozita. Ndërhyrja ime është tek shembulli i Garibaldit, i cili në kohën e luftës la familjen, shtëpinë dhe fermën e tij dhe luftoi nga jugu i Italisë deri në veri, derisa i bashkoi zonat dhe gjithë popullin italian nën një shtet të vetëm dhe, në përfundim të luftës,…
Author: almakos
XHELAL ZEJNELI Kjo që ndodh në Maqedoni, nuk mund të ndodh në asnjë vend të rajonit. E sikur të ndodhte, atëherë populli i atij vendi do të dilte në rrugë dhe do të protestonte, deri në rënien e pushtetarëve. Në Maqedoni, përkundër një qeverisjeje autoritare dhe abuzimeve të pushtetarëve, nuk kemi reagim përkatës të shoqërisë. Në vende të caktuara ku pushtetarët e kanë keqpërdorur pushtetin, nëpërmjet një puçi ushtarak apo grusht shteti, ka reaguar ushtria. Puçe ushtarake apo grushte shteti, në vendet evropiane nuk ndodhin apo ndodhin shumë rrallë. Në Turqi për shembull, kur politikanët nuk kanë qenë në krye…
Mesud Bajrami Ivanovi president “jolegjitim” po i amniston bashkëpunëtorët e vetë të dyshuar për vepra të rënda kriminele. Ali Ahmeti që thirret në legjitimitetin rekord të 153 mijë votave shqiptare po i lë djemtë më të mirë që e kthyen nga Zvicra në vendlindje të kalben në burgjet sllavo maqedonase. Me thirrë me ngrënë mish e kajmaçim është i gatshëm me shku edhe në fshatrat më të largëta malore, por kur vjen puna të bëjë një vepër në favor të shqiptarëve, fshehet në birucat më të ngushta të Zajazit. Ai dita ditës po tregon se nuk ka kurriz të bartë…
Nga Jakup Krasniqi Dënimi i humanistes beogradase, Natasha Kandiq është një kambanë që duhet të godas fortë në veshët e të gjithë atyre që e përgatiten Raportin e Dick Martit, i cili çoi në Rezolutën e Këshillit të Evropës për “hulumtimin” e trafikimit të organeve të njerëzve dhe krime të luftës nga pjesëtarë të UÇK-së. Po të ishte kështu, vërtetë do të ishte e tmerrshme! Po të ishte ashtu, ato do të ishin krimet më monstruoze të fundshekullit të shkuar. Duhet të jetë kambanë, mbi të gjithë ata që si miq kërkuan themelimin e Gjykatës Speciale, e mbi të gjitha…
Të jetuarit nga llafet dhe premtimet boshe e përherë “buzë konfliktit” me armikun fantazmë, me policinë, me njëri tjetrin, nuk është më obsioni fitues. Nuk është më obsion as buzëqeshja e harxhuar kotë sepse ajo buzëqeshje është ofenduese për njeriun, e dëshmon si lajkatar dhe e bën copash dinjitetin e tij Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi Kohët që i ka jetuar njeriu përherë kanë ndryshuar nga njëra tjetra, një kohë përherë është zëvendësuar më një tjetër, asnjë periudhë nuk ka zgjatur pafundësisht. Kjo, sepse kohën, si çdo gjë tjetër, e ka krijuar Zoti i cili vetëm veten e ka caktuar…
(Shënime për vëllimin poetik “Të gjallë dhe të vdekur” të Ilirian Zhupës) Nga Agim Baçi Rrugët janë të pafundme. Fjalët janë të rëndësishme. Jeta është veç një…. Ne na mbetet veçse t’i japim kuptim, t’i japim shpirt të përditshmes sonë, për kohën që na është falur mes të gjallëve dhe të vdekurve…. Ilirian Zhupa ka mundur të mbetet “rob” i poezisë, duke gatuar vetveten “me këmbët mbi tokë”. Kërkon të kthehet në një urë për njeriun, që të ndiejë të qenit i gjallë, që ta shohë vdekjen pa pikëllimin e fundmë, sepse fundi mund të jetë shumë më parë se…
Nga Adriatik Kelmendi KEMI DËGJUAR të flitet shkarazi në Kosovë se në Serbi do të ketë zgjedhje në prill. Në Shqipëri duket se nuk po flitet fare. Në Prishtinë kryesisht është folur lidhur me mbajtjen ose jo të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale (sic!) edhe brenda territorit të Kosovës, kurse në Tiranë kjo trajtohet si një lajm për Azerbajxhanin. Megjithatë, në gjithë këtë mes ka një absurditet që po përvidhet. Ka një popullsi shqiptare në Luginën e Preshevës, e cila sërish po ndodhet përballë një vendimi të vështirë dhe për të cilët s’po e çajnë kokën fare elitat politike në dy…
Zylfi Adili-Qufa Në shtetet e zhvilluara demokratike ndër format praktike ku secila parti politike i përdor për ti identifikuar nevojat e qytarëve me anë të së ciles ndërtohen strategji të qeverisjes, fushata zgjedhore, krijohen politika publike po madje nëse doni edhe përpilohen fjalime ditore për përfaqsuesit e partive , janë anketat e opinionit publik. Thënë shkurt anketa ëshë mekanizëm me anë të së cilës zhvendoset bariera e komunikimit midis elites politike dhe qytetarëve, respektivisht artikulohen percepcionet e qytetaravë për politiken, fenomenet politike si dhe vizioni për të ardhmen. Sa per sqarim, hulumtimi kuantitativ apo anketat representative paraqesin metodë hulumtimi shkencor…
Derisa për papunësinë time një prej shkaktarëve kryesor janë Axha Musë dhe Partia e tij Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), un fatmirësisht nuk kam kurrfarë faji për papunësinë e Axhës Musë EJUP BERISHA A e njihni Axhën Musë,e di që e njihni tanimë të gjithë ju lexues të nderuar këtë individ, prandaj nuk më takon mua të sqaroj se kush është i njëjti i cili deri para disa ditësh ishte njëra prej figurave kyçe dhe me qëndrim më të gjatë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Axha Musë pra për të gjithë ata që nuk e dine ishte i ngarkuar…
Që ta informojnë publikun në mënyrë të plotë në lidhje me ndryshimet për Ligjin për procedurë penale, mediet duhet t’i kushtojn kujdes nevojës për procedurë të shkurtuar, sa është adekuat ndryshimi i propozuar dhe pse periudha për përgatitjen e mbrojtjes është vënë para ngritjes së aktpadisë. Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Në medie u paraqit informata për iniciativën e disa avokatëve, të cilën para Kuvendit si propozim të vetin e kanë formuluar dy deputetë, për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale: Iniciativën për ndryshimin e ligjit për procedurë penale e kanë parashtruar 6 avokatë, Deputetët…
Rilind Mahmudi Maqedonia për momentin kalon në periudhën më të vështire politike që prej pavarësimit te saj. Maqedonia nga një vend i cili duhej të kalojëtranzicionin, kaloi në trans. Dështimet në të gjitha sferat ndikuan që vendi ynë të mos mund të përparojë drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. Opinioni vendas çdoherëështëmësuar të përballet me situata nga më të ndryshmet, që nga dështimet, korrupsionet, krimet dhe së fundi edhe skandalet e ashtuquajtura “hotline”, por që i mban gjallë ëndrra se një ditë do të “bëhet mirë”. Do te thoni, pse populli në Maqedoni gjithmonë merret me politikë? Pse çdo i ri…
Skandal. Tmerr. Lemeri. Gjë më imorale se kjo nuk mundet të gjesh mbi tokë. Në këtë arenën tonë të zhurmshme politike ndërshqiptare po zien këta ditë kazani se një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim paska zhvilluar një bisedë të pazakonte dhe jo pak imorale me deputeten e BDI-së Ermira Mehmeti. Një skandal i nivelit të lartë. Një zhurmë tepër e madhe që i lëshon britmat e veta me një sens të pamoralshmes deri në popullin e thjeshtë shqiptar, që fillimisht nuk la gjë pa thënë për Xhaferin dhe sidomos për Mehmetin. Personalisht nuk do të zgjidhja të mirresha…

