Author: almakos

Ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani e filloi me takimin me Oliver Ropke, kryetar i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), në të cilin diskutuan për rolin e partnerëve ekonomiko-socialë dhe shoqërisë civile në procesin euro-integrues. Murtezani, siç thuhet në njoftim, përshëndeti nismën e KESE-së për përfshirje më të thellë të sektorit të shoqërisë civile, sindikatave dhe odave ekonomike në procesin e zgjerimit dhe theksoi se gjithëpërfshirja dhe dialogu i gjerë social janë kyçe për zbatim të suksesshëm të reformave të lidhura me integrimin evropian. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme në Kryeministri, ka vendosur që të shtyhet afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit të skaduara. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, përgjatë një fjalimi para Kryeministrisë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sqaroi se me zgjatjen e afateve, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sipas Hoxhës, rreth 500 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga ky akt i miratuar ditën e sotme. Fjala e plotë e ministrit të brendshëm, Ervin Hoxha: Sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve…

Lexo më Shumë

Banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozi është përjashtuar nga gara sot me vendim të vëllait të madh përmes një zarfi të zi. Ky vendim është marrë pas debatit dhe ofendimeve që ky banor ia ka thënë Gjestit. Ai e ka ofenduar Gjestin duke i thënë “kopil shkine”. Ky ofendim i tij ka nxitur reagime të shumta nga publiku jashtë. Në lidhje me ofendimin e tij të rëndë për Gjestin, nga jashtë kanë reaguar aktorja Yllka Gashi, Çun Lajçi e Julian Deda. Gjesti ka thënë se ky ofendim i Jozit e ka lënduar shumë atë pasi që babai i…

Lexo më Shumë

Nëna e Daut Lazes, i burgosuri i cili është arratisur nga burgu i Shënkollit mbrëmjen e së hënës (3 Shkurt), ka reaguar për mediat, duke deklaruar se nuk ka asnjë informacion për të birin. E pyetur nga gazetarët nëse ka folur me Lazen, ajo ka mohuar të ketë pasur kontakte me të. Sipas saj, nëse do të kishte kontakt, do të kishte raportuar. “Jam nëna. S’ka telefonuar. Nuk kemi asnjë haber fare, po të kisha do të thosha”, tha ajo. Teksa i dënuari Daut Laze është ende në arrati, janë arrestuar tre gardianë të burgut të Shënkollit, të cilët ishin në…

Lexo më Shumë

Një mjet i ri dhe inovativ i Inteligjencës Artificiale, i njohur si GeoSpy, po shkakton valë diskutimi për aftësinë e tij për të identifikuar vendndodhjen e fotografive në një kohë të shkurtër. GeoSpy, i zhvilluar nga Graylark Technologies në Boston, është një program që përdor një algoritëm të avancuar, i cili është trajnuar me miliona imazhe nga e gjithë bota. Dhe tani, sipas një raporti të publikuar nga mediat e huaja, mjeti premton se mund të gjejë me saktësi vendndodhjen e një fotografie në vetëm disa sekonda. Kapaciteti analitik i GeoSpy është mbresëlënës: mjeti shqyrton elemente të ndryshme të fotografisë…

Lexo më Shumë

Në kohën kur Ministria e Kulturës dhe Turizmit propagandon rritjen e buxhetit për kulturën, realiteti për shqiptarët është krejt ndryshe. Në vitin 2025, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor të dy dekadave të fundit. Programi vjetor nuk është thjesht një shpërndarje e padrejtë e fondeve, por një strategji e pastër shtetërore për të zhdukur kulturën shqiptare nga mbështetja institucionale. Institucionet që promovojnë kulturën shqiptare janë lënë në margjina dhe janë dënuar me një buxhet minimal! Në total, në të gjitha sektorët kryesorë të kulturës, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12% të buxhetit dhe projekteve, duke u…

Lexo më Shumë

I pandehuri Arben Meskuti, i cili akuzohet për skemën e mashtrimit me mikrokreditë, ka kërkuar lirinë nga qelia teksa ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin që mos të heqë ndaj Meskutit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë atë në burg. Arben Meskuti NJOFTIM Kërkuesi Arben Meskuti me datë 14.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Kërkojmë të administrohet informacioni i Prokurorisë lidhur me hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit; 2. Ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” parashikuar nga neni…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt në të cilin është biseduar për një sërë çështjesh kyçe që prekin marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Të dy palët, siç bëri të ditur  u pajtuan se thellimi i këtyre marrëdhënieve duhet të jetë një prioritet i përbashkët. Mexhiti rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për integrimin evropian, duke theksuar se vendi mbetet një faktor stabiliteti…

Lexo më Shumë

Vajza e Fatmir Limajt ka bërë një urim të ndjerë për ditëlindjen e babait të saj, duke ndarë një fotografi me të në rrjetet sociale. Në postimin e saj, ajo ka shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe sakrificat e tij, duke e cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit familjar, shkruan Kosovarja. “Faleminderit për dashurinë, sakrificat dhe gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për ne dhe fëmijët tanë. Je shembulli më i mirë i përkushtimit dhe dashurisë. Mirënjohja jonë për ty është e pafund,” shkruan ajo në urimin e saj. Në foto, të dy shfaqen të veshur me…

Lexo më Shumë

Në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve ka nisur një iniciativë për bojkotimin e marketeve si pasojë e çmimeve të larta që kanë goditur buxhetet e familjeve. Bojkotimi ndaj marketeve është planifikuar të ndodhë me datën 10 shkurt dhe të zgjasë tërë ditën. Ky veprim do të jetë një shenjë proteste ndaj rritjes së shpejtë dhe të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe atyre bazike, të cilat janë bërë të papërballueshme për shumë kosovarë, transmeton Telegrafi. Iniciativa për bojkot ka gjeneruar një valë solidariteti në mesin e qytetarëve, ku tashmë janë mbledhur rreth tre mijë anëtarë në grupin…

Lexo më Shumë

Njoftimi i policisë Operacioni “Together”, në pranga 1 shtetas i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda, dhe 1 shtetas i akuzuar nga autoritetet franceze. Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Shqipëri, për disa vepra penale të rënda, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”. Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një seancë gjyqësore paraprake për rreth 40 minuta, lidhur me çështjen “Partizani” ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kreut të PD-së, Sali Berisha. Avokatët e Malltezit përgjatë seancës kanë paraqitur disa prova shkencore, në mbrotje të klientit të tyre, por më pas ata kërkuan shtyrje të seancës. Raportohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë një angazhim tjetër, i cili nuk është i cilësuar për media. Sakaq, seanca e radhës do të mbahet më 14 shkurt 2025.

Lexo më Shumë