Author: almakos

Andrea Qirjako, pronari i një anije turistike në Sarandë ka treguar se ka një konkurrencë të ashpër për këtë biznes. Për emisionin “Në Shënjestër” ai është shprehur se janë paguar 30 mijë euro për t’i djegur atij anijen, por më pas nuk ka ndodhur sepse i njihnin. Po ashtu, Qirjako ka treguar edhe një moment, kur tre persona e kanë dhunuar pranë banesës së tij. Ai dyshon se kjo ngjarja ka të bëjë me konkurrencën në biznesin e trageteve. Emisioni Në Shënjestër Por sa i vërtetë ishte Erdion Muho në thëniet e tij dhe sa përputheshin këto dëshmi me gjetjet…

Lexo më Shumë

Pas përjashtimit të Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, situata u përshkallëzua kur një debat i nxehtë shpërtheu mes tij, Gjestit dhe G Bani. Gjatë këtij debati, G Bani iu drejtua Gjestit fjalët shumë të ashpra: “Ku ke qenë në luftën e Kosovës? Çka ke dhënë për Kosovën në ’99-tën, budallë?”. Gjesti, nga ana tjetër, u përpoq të shpjegonte se ai është lindur në vitin 2000, dhe si i tillë nuk ka mundur të marrë pjesë në Luftën e Kosovës, që u zhvillua mes 1997 dhe 1999.

Lexo më Shumë

Në Shënjestër Por çfarë ndodhi mbrëmjen e ngjarjes? Pse grupi hetues krijoi shpejt bindjen që Armand Nelaj nuk ishte një zhytës i pasionuar pas detit dhe peshkimit, por një atentator i porositur për të vënë minën e telekomanduar poshtë një prej trageteve të linjës Sarandë-Korfuz. Çfarë e tradhtoi atë dhe porositësin e këtij akti, që sipas Prokurorisë është Erdion Muho, tashmë i ndaluar, bashkëpronar në një prej kompanive të trageteve që kryejnë lëvizjen e pasagjerëve në këtë linjë. Cila ishte dinamika e lëvizjes së Armandi Nelaj dhe Erdion Muhos, ditën deri në orët e mbrëmjes, por edhe gjatë ditëve të…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku si pasojë e një shpërthimi të fortë në port humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj. Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur dëshmi dhe detaje të reja që hedhin dritë mbi atë ngjarje, që si shkak ka luftën për biznesmen e trageteve. Emisioni “Në Shënjestër” Para se të kalojmë te ngjarjet e asaj nate, pavarësisht disa tentativave në dukje të dështuara, ish-ortakët mesa duket nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin nga skenari i tyre për të shkatërruar biznesin e lundrimit të vëllezërve Qirjako. Dhe këtë mund ta bënin vetëm…

Lexo më Shumë

Pas reagimit që patën sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me siç thanë ata, përkrahajn e vogël të projekteve shqiptare nga Ministria e Kulturës, kanë reaguar dhe koalicioni VLEN. Nga VLEN thonë se ka mbaruar koha kur fondet publike ndaheshin në mënyrë të padrejtë, duke akuzuar Sekretarin e Kulturës të BDI-së, Valmir Azirin.VLEN kanë përmendur disa raste kur sipas tyre, Aziri ka punuar me klasifikime dhe jo në mënyrë të drejtë, duka zbatuar praktika të dyshimta. Reagimi i plotë: QEVERIA VLEN – SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIKGjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme, ku fjalën kryesore në kulturë e kishte Valmir…

Lexo më Shumë

Prezantuesi i tre edicioneve të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të publikut, e njëra ndër to me interesim tejet të lartë ishte televotimi i famshëm, Drilon-Gjesti. Ai tha se Gjesti u eliminua pasi ‘votat e diasporës bënë diferencën’, transmeton klankosova.tv. ”Ky është aludimi më i kotë që dikush mund ta bëjë. Askush në ate pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojtarët më të fortë. Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë me kokë”, shkroi Hamiti.…

Lexo më Shumë

KRM “Pastrimi” ka deklaruar me forcë se vendimi i Komunës së Prishtinës, i cili njofton qytetarët se nga data 1 janar 2025 nuk do të kenë obligim për të paguar faturat për shërbimin e mbeturinave, është një akt i paligjshëm që shkel institucionet dhe dëmton qytetarët. Kjo kompani e shërbimeve të mbetjeve e cilëson këtë vendim si një hap të papranueshëm, pasi ndikon drejtpërdrejt në organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve publike që janë tepër të nevojshme për qytetarët e Prishtinës. Është e rëndësishme të theksohet se njoftimi nga ana e Komunës është bërë pa asnjë bazë ligjore. Sipas KRM “Pastrimi”,…

Lexo më Shumë

Jozefin Marku, këngëtari i cili u skualifikua nga Big Brother me zarf të zi për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas dalje. Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur. Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur. “Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit, pas njoftimit se në përroin e Zaranikës ndodhej një arkivol i mbyllur, shkoi në vendngjarje për të zbardhur rastin misterioz. Burime bëjnë me dije se policia kreu vëzhgim të detajuar nga fillimi deri në fund të përroi dhe nuk konstatoi asnjë arkivol. Megjithatë, policia sqaron se po merret me këtë situatë duke vijuar punën me kontrollin e  kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjen në pyetje të banorëve. Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli përfundoi në rrjedhën e Zaranikës dhe më pas sipas policisë u zhduk.  Nuk dihet nëse arkivoli ka qenë bosh, apo jo.

Lexo më Shumë

Kasa shtetërore do të zbrazet pwr 50 milionë euro. Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për taksën e solidaritetit, dhe tani, Qeveria, në mënyrë të paplanifikuar, do të duhet të ndajë para nga buxheti dhe t’ua kthejë ato 150 kompanive që e paguanë këtë taksë. Efekti retroaktiv i ligjit, aplikimi i gabuar i direktivës evropiane dhe selektiviteti i ligjit ishin argumentet kryesore që çuan gjykatësit kushtetues në këtë vendim, thotë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski. Tani, çdo kompani që ka paguar taksën e solidaritetit, mund të kërkojë paratë e saj mbrapsht, përfshirë interesin, dhe shteti ka afat 5…

Lexo më Shumë

Një 63-vjeçar është gjetur i varur në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vranisht në Devoll, ndërsa policia dyshon se personi i ka dhënë fund jetës në rrethana që ende janë të paqarta. Ndërkohe policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Devoll/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi F. T., 63 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me vështirësi të shumta, që burojnë nga informaliteti në tregun e punës, migrimi dhe plakja e shpejtë e popullatës. Afro një dekadë pas reformës së parë në sistemin e pensioneve, autoritetet në Tiranë po përgatisin një reformim të dytë të këtij sistemi, për të zbutur diferencat mes pensioneve dhe për të çuar tek të moshuarit më shumë fonde prej rritjes ekonomike. Një përfaqësuese e Bankës Botërore tha sot gjatë një konference ndërkombëtare se migrimi dhe informaliteti janë në shkallë të lartë, ndërsa pensionet cënohen nga mosdeklarimi i saktë i të ardhurave. Raporti i…

Lexo më Shumë