Një automjet është djegur në dalje të Tiranës, pranë rrethrotullimit të Saukut. Nga pamjet e siguruara, shihet se makina është shkrumbuar plotësisht. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse që po përpiqen të vënë në kontroll flakët.
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është i kënaqur me periudhën testuese të projektit “Safe City”. Ai tha se qytetarët tashmë e kanë ngadalësuar vozitjen dhe se është ulur numri i aksidenteve në trafik. “Periudha testuese tregon se Maqedonia ka kapacitet të jetë një vend normal. Qytetarët treguan se edhe gjatë një periudhe testuese, kur zbatohet një zgjidhje e re, e kuptuan atë dhe e ngadalësuan vozitjen brenda qytetit kryesor. Ata treguan se mund të sillen ndryshe dhe se tani janë evropianë të vërtetë. Janë ulur numrat e aksidenteve të trafikut në territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht rastet…
Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe ka reaguar sërish për informacionet se vendi do të pranojë emigrantë nga Britania e Madhe. Ai tha se nëse ndodh kyveprim, Maqedonisë do t’i mbyllen dyert përgjithmonë në Bashkimin Evropian. “Nuk e di nëse e keni ndjekur dhe vërejtur se ne na intereson vetëm një gjë: çfarë do të bëjmë me migrantët? Kur duam të shohim një shfaqje, shkojmë në teatër! Kemi migrantë në dyert e shtetit, e unë të flas për gjëra nga e kaluara, për luftë? Mua më intereson e ardhmja e Maqedonisë, por jo çfarëdo e ardhmeje, por ajo evropiane. Si të…
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore të SPAK të grupit kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri I tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë. Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020 rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është i dyshuari Ervis Shuli. Ai komunikonte në Sky ECC me Përparim Rrajën, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe në ngarkesë ka future…
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes. Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht. Policia sqaron se të tre autorët janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës. Njoftimi i plote: Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.…
Një aksident dramatik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Berat-Lushnjë, ku një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çukas, teksa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal. Të aksidentuarit mësohet se janë Bilbil dhe Xhevahire Nure. Ata po ktheheshin nga qyteti i beratit për në kryeqytet. Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti. Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për…
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup. Mbrëmë zjarri përfshiu zonën e kompleksit industrial “Makstil”, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit, Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët…
Policia e Elbasanit ka arrestuar 16 persona, 9 prej tyre të huaj në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”. Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në përpunimin e mbetjeve. Të arrestuarit janë Juncheol Chung – shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez, Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar, shtetas indianë. Ndërsa shqiptarët e arrestuar janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga. “Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar…
Dy gra dhe një burrë 30-vjeçar, për të cilin autoritetet greke kanë lëshuar tashmë urdhër arresti, ndodhen në qendër të hetimeve lidhur me çështjen e rëndë kriminale të vrasjes në Finikounta të pronarit të një kampingu dhe punëtorit shqiptar. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe po përpiqen të lidhin dy gratë dhe 30-vjeçarin me nipin e pronarit 68-vjeçar të kampingut, me qëllim plotësimin e tablosë së ngjarjeve që çuan në vrasjen e dyfishtë. Siç bëri të ditur televizioni grek MEGA mbrëmjen e së shtunës, hetuesja e çështjes po shqyrton edhe dy persona të rinj për të përcaktuar nëse kanë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh: një veturë e tipit “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës. Si pasojë e përplasjes, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës, ku po marrin trajtim mjekësor. Nga MPB bëjnë të ditur se, për shkak të kryerjes së këqyrjes inspektuese në vendngjarje, qarkullimi në këtë segment rrugor po zhvillohet vetëm në një korsi.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën më 14.12.2025, do të nisë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 28.12.2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se dërgimi do të nisë në ora 10:45. “Ju njoftoj se gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka bërë të ditur Elezi më 13.12.2025.…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona. Sipas informatave të para, të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt institucioneve shëndetësore për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë, si dhe njësitet policore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për një periudhë të caktuar kohore. Autoritetet kompetente u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e…

