Në orët e para të mbrëmjes së sotme në një fshat afër qendrës së Njësisë Administrative Tregan i bashkisë Elbasan ka ndodhur një aksident. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë ka përplasur një këmbësor i cili po qarkullonte në rrugën rurale. Burime jo zyrtare konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti. 55 vjeçari, banor i fshatit Kyçyk është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës. Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.…
Author: almakos
Plagosje në Korçë. Një person paraqitet me plagë në qafë të shkaktuara nga një mjet prerës(thikë). Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kostandin Ziu është paraqitur vetë në spital ndërsa aktualisht ndodhet në reanimacion. Nuk dihet ende me kë është konfliktuar ky shtetas policia është duke zbardhur ngjarje. vijon…
Në aksionin që u zbatua dje në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë kryer bastisje në 16 lokacione dhe është konfiskuar dokumentacion voluminoz dhe celularë. Siç informuan sot nga MPB, aktivitetet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë publike rreth lëndës e cila është në procedurë parahetimore, ndërkaq i referohet keqprëdorimit dhe marrëvehsjes mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në MPB lidhur me furnizimin e zbatuar publik për nevojat e Ministrisë. Celularët dhe dokumentacioni do të jenë pjesë e analizës dhe ekspertizës së…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, e ka cilësuar Kurtin si një lider të pabesueshëm, duke pretenduar se ai ka ndërmarrë veprime të njëanshme që kanë ndikuar negativisht në stabilitetin e rajonit. Në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Channel”, Kurti i hodhi poshtë këto akuza dhe theksoi se raportet e qeverisë së tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë më të mira. Ai veçoi bashkëpunimin strategjik në mbrojtje dhe zhvillim,…
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për vetëm dy javë ka pranuar mbi tetë (8) mijë kërkesa për të punuar në Gjermani. Ky interesim i jashtëzakonshëm nga qytetarët e Kosovës, i evidentuar nga gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, tregon qartë se shumëkujt i është shuar kureshtja për mundësitë e punës në evropë. Në fakt, plotësimi i termineve për vitin 2025 tregon se shumë të rinj po përgatiten të transferohen në Gjermani për të gjetur një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira për punë. Për të filluar procesin e aplikimit për vizë pune, punëdhënësit në Gjermani duhet të…
Xheneta Fetahu duket se e ka marrë veten dhe po vazhdon të shijojë jetën pas një izolimi prej tre muajsh. Kjo pasi ka pak javë që përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, ku edhe ishte në mesin e finalistëve. E pas kësaj, ish-konkurrentja tha se i duhet kohë për të marrë veten e t’i kthehet realitetit. Në një intervistë të parë që pas daljes nga BBVK, Xheneta u shpreh e prekur duke folur për eksperiencën si dhe për raportin me Gjestin. Ajo tani është rikthyer në rrjete sociale me një fotografi, ku shihet e lumtur dhe në…
Lezha u trondit këtë të enjte (6 shkurt) nga një ngjarje e rendë, ku një 25-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një makine.Rruga ne Balldre ku ka ndodhur ngjarja I riu i identifikuar si Romario Brunga u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë. Po nga veprimet, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por paraprakisht nisur edhe nga rrethanat ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar një raport të rëndësishëm dhe shqetësues që hedh dritë mbi integritetin e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të 9 shkurtit 2025. Ky raport, i titulluar “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, analizojnë me detaje listat e kandidatëve dhe programet politike të subjekteve përkatëse, duke nxjerrë në pah gjetjet më të rëndësishme dhe shqetësimet për procedurat zgjedhore. Prezantimin e këtij raporti e bënë hulumtuesit Gzim Shala (IKD), Burbuqe Kastrati (FOL) dhe Arbër Kadriu (INPO), të cilët paraqitën një analizë të…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Lezhë, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë. Policia thotë se një i ri rreth 25 vjeç është gjetur brenda makinës i vrarë me një plumb, por ende nuk është përcaktuar nëse është vrasje apo vetëvrasje. Po ashtu bëhet e ditur se makina ku u gjet i riu nuk ka dëmtime nga jashtë. Policia dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendin e ngjarjes dh epo punojne per zbardhjen e rrethanave.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë iniciativë për shkarkimin e antarëve të Këshillit Gjyqsor, të cilët sipas bindjes sime të thellë, janë pjesë e sistemit i cili mbetet bastion kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit”. Kështu kryeministri Hristijan Mickoski shkroi në facebook-un e tij, një orë para se të mbante konferencën për shtyp. Pastaj ai deklaroi se nuk mund të bëhet shpërbërja e tërësishme e Këshillit, e as të detektohen anomalitë për një kohë të shkurtë, por siç thotë mund të zgjidhet një Këshill Gjyqsor që sipas tij, në mënyrë objektive, pa kufizime dhe interesa partiake do të mund ta…
Kiara dhe Luizi janë shpesh në vëmendje të mediave rozë dhe ndjekësve për jetën e tyre private. Shumë hërë çifti kanë treguar disa pamje nga shtëpia e tyre më e re e cila është gati gjithçka, por ende nuk janë akomoduar, shkruan Kosovarja. Në një bisedë me ndjekësit Kiara theksoi se e ka të vështirë të shpërngulet nga lagjja që është rritur. “Nuk me pëlqejnë ndryshimet, sidomos kur ke shumë vite qe jeton diku dhe je mësuar me atë rutinën tende, gjithashtu me pëlqen te jetoj aty ku ka gjallëri, komoditett” ishin fjalët e Kiarës.
Supermarketet nuk janë përgjegjëse për rritjen e çmimeve, fuqia kryesore e çmimeve është në duart e furnitorëve dhe prodhuesve, të cilët gëzojnë fitime dukshëm më të larta, ndërsa supermarketet funksionojnë me marzha minimale thanë sot nga Lidhja e Odave Ekonomike të RMV-së, duke u bazuar në të dhënat e analizës së tyre. Ata thonë se disa furnitorë kanë marzha fitimi mbi 13%, ndërsa supermarketet mbeten nën 3%. LIDHJA E ODAVE EKONOMIKE TË RMV-SË “Tregjet nuk i rrisin kurrë çmimet vetë, ndryshimet e çmimeve ndodhin për shkak të ndryshimeve të çmimeve të prodhuesve apo furnitorëve dhe pikërisht për këtë tregjet janë…