Kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë me gazetarë njoftoi se brenda një muaji do të fillojnë të vendosen në automjete targat e reja. Gjithashtu, do të vendosen linja telefonike ku qytetarët mund të denoncojnë parregullsitë apo keqpërdorimet në lidhje me këto automjete dhe autoritetet kompetente do të veprojnë në përputhje me rrethanat. Paraprakisht këtë iniciativë e kishte paralajmëruar drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SOJR), Ivica Tomovski, i cili theksoi se kjo masë ka për qëllim përmirësimin e transparencës dhe kontrollit mbi përdorimin e automjeteve zyrtare. “Do të vendosim targa të veçanta dhe regjistri i këtyre…
Author: almakos
Një 26 vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe një 32 vjeçar është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, përfituan nga një biznesmen vlerën prej 6000 euro. Në pranga ka rënë i riu Ervis Belollari dhe vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e tij, Arsen Matollari. Dyshja prezantohej si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor, duke zhvatur kështu biznesmenin në vlerën 6000 euro. Hera e fundit që blutë kanë rënë në gjurmë të një skenari të tillë ka qenë më 11 shtator, kur u arrestua një 57 vjeçar, i cili i mori një administratori të një subjekti privat vlerën prej…
Arbana Osmani dhe tashmë bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, u martuan në vitin 2023. Ceremonia e tyre ishte tejet private mes miqve të ngushtë dhe familjarëve në Itali. Prezantuesja e njohur shqiptare nuk kishte ndarë asgjë nga dasma, e madje si rregull ia kishte bërë edhe të ftuarve, që të mos publikonin asgjë. Derisa në episodin e radhës të “Mirëmbrëma yje” kishte të ftuar grimerin Arbër Bytyqi, i cili i kishte kërkuar që të ndante pamje nga ajo ditë, pasi ka qenë shumë bukur. Ylli i ekranit i kishte premtuar dhe pikërisht sot (e enjte) solli për herë të parë…
Mjeku shqiptar në Londër, humanist në profesion dhe praktike – është ky Dr. Kristo Papa i cili sot ka vizituar shkollën shqipe « Iliria » në Londër. Nxënësit e shkollës në fjale nuk kishin aq kushte te mjaftueshme. Mjeku shqiptar Kristo Papa i shqetësuar per ketë gjendje, ju ka ofruar ndihmën dhe shërbimet e tij falas jo vetëm për stafin e shkollës, nxënësit, por edhe për familjarët e tyre. Kristo Papa, njëkohësisht është kandidati potencial për deputet nga diaspora ne Parlamentin shqiptar. Ai ka ndihmuar shkollat shqipe dhe bashkombasit ne Britani dhe Shqipëri shume herët se të jetë kandidat për…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të MPB-së janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste. Nga MPB thonë se pas masave që kanë ndërmarrë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme. “Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër…
Pas rreth 2 muajsh arrati, arrestohet administratori i një firmë ndërtimit, për shkak se një punonjës humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti në kalanë e Beratit, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Në pranga ka rënë shtetasi Ç.H., 56 vjeç, i cili akuzohet për tre vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Me datë 17 dhjetor 2024, shtetasi G.S., humbi jetën pasi gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, solli vdekjen e tij. Më herët…
Loredana Brati ka thyer kutinë e emergjencës. Mbrëmjen e kaluar, banorja e “BBVA” kërkoi të merrte një informacion, por në këmbim u përball me një dënim. Në zarf shkruhej: ”Ky informacion të kushtoi 20 mijë euro nga çmimi i madh” Pra, nëse Lori shpallet fituese, automatikisht i hiqen 20 mijë euro nga shuma e madhe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohen përgatitjet për ditën e zgjedhjeve 9 shkurt 2025. Të gjitha sytë janë kthyer në këtë mbledhje, pasi Zgjedhjet e 2025-ës pritet të shënojnë një moment kyç për të ardhmen e vendit. Kjo është një mundësi që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, por gjithashtu një përgjegjësi e madhe për institucionet përkatëse për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se po ashtu në rend dite janë disa pika, ndër to edhe shqyrtimi dhe miratimi i listës…
I gjetur i pajetë brenda automjetit të tij me armë zjarri në dorë, ky është Romario Brunga, 25 vjeçari i cili u pikas nga familjarët e tij ditën e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë. Romario Brunga News 24 raporton se i riu ishte martuar në gusht të vitit të kaluar. Nga veprimet hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima kishte vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë. Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet…
Gjykatae Lezhës ka marrë vendimin për të liruar tre gardianët e burgut të Shënkollit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze. Tre punonjësit deklaruan para togave të zeza se edhe pse kanë qenë në krye të detyrës, nuk e kanë konstatuar të burgosurin në momentin e arratisjes. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për Gjin Ndoken punonjës shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie),…
G Bani dhe Gjesti kanë thyer një nga rregullat më të rrepta të Big Brother VIP Albania, duke hyrë së bashku në tualet dhe duke mbyllur derën. Ky veprim mund t’u kushtojë shtrenjtë dy konkurrentëve, pasi në edicionet e kaluara të spektaklit janë marrë masa të ashpra për raste të ngjashme. Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa kundër dy banorëve apo nëse do t’ua kalojë me një paralajmërim. Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta edhe mes ndjekësve të spektaklit, të cilët janë në pritje të reagimit zyrtar nga Vëllai i Madh. A do të…
Kthimi në Itali i 43 emigrantëve të cilët ishin strehuar në kampin e Gjadrit në vendin tonë, kanë bërë që rreth gjysma e këtij grupi të ngrejnë një apel kundër refuzimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare, siç raporton agjencia ANSA. Me datë 1 shkurt, grupi i tretë i azilantëve, dhe grupi më i madh i pritur në Shqipëri, u kthye në Itali me vendim të Gjykatës së Apelit të Romës. Gjyqtarët pezulluan paraburgimin e 43 shtetasve bangladeshas dhe egjiptianë të dërguar në Gjadër, duke shtyrë vendimin e radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vende të sigurta. Efekti i këtij vendimi është…