Author: almakos

E ftuar në emisionin “Fun Club”, Xheneta tregoi se kishte marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother VIP Albania, për t’u bërë pjesë e formatit. Ajo sqaroi se ishte kontaktuar nga stafi ndërsa ishte ende brenda BBVK dhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj, por nuk arriti marrëveshje për të hyrë. Mirëpo, Ronaldo Sharka e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë, duke thënë: “Unë di të kundërtën, Xheneta ka kërkuar vetë të futet në Big Brother VIP Albania 4. Do të doja të ishe e sinqertë sonte me publikun.” Xheneta e mohoi menjëherë këtë pretendim, duke u shprehur: “Jo, kjo është…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Gentian Sula. Ky i fundit ka ankimuar në GJKKO, vendimin e disa ditëve më parë, ku iu sekuestrua telefoni celular me kërkesë të SPAK. Gazetarja e News24, Klodiana Lala bën me dije se biznesmeni, Gentian Sula ka kërkuar nga GJKKO rikthimin e sendit të sekuestruar. Gentian Sula nuk është paraqitur vetë në Gjykatën e Posaçme, por ai përfaqësohet nga avokati i tij. Biznesmenit iu sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për dyshimet…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar gati 90% të votave në Podujevë. Rezultatet preliminare tregojnë se partia Vetëvendosje ka arritur një fitore të dukshme me mbi 49% të votave, duke siguruar rreth 18 mijë vota nga qytetarët e Podujevës. Ky rezultat tregon një mbështetje të madhe për politikat dhe programin e saj, që ka shpërthyer në vitet e fundit, veçanërisht në mesin e të rinjve. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënoi një rezultat më të ulët, me 14.56% të votave, duke u klasifikuar nën 6 mijë e 252 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të sigurojë 29%…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin Mondi Topalli, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vendosjen e një sasi lënde plasëse tek restorant “Brazili”, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit. Sipas uniformave blu, Mondi Topalli, i cili fillimisht u akuzua si autor i ngjarjes, ka ndihmuar personin që vendosi tritolin të largohej nga vendngjarja. Policia raporton se autor i dyshuar është shtetasi me iniciale M. Z., i cili ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit me iniciale B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e 41-vjeçarit. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe…

Lexo më Shumë

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pas raportohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, si edhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit, ndërsa kanë ndërhyrë uniformat blu për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. “Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç”, njoftuan blutë. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 3 tifozë pas dhunës së ushtruar në derbin kryeqytetas Partizani-Tirana ditën e djeshme në stadiumin “Arena e Demave”. Në pranga kanë rënë Egri Ismaili, 26 vjeç, Erald Vata, 31 vjeç, dhe Lauren Ismaili, 29 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së Rendit Publik dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe dy përfaqësues të Klubit Partizani dhe FSHF-së. Në përfundim të veprimeve hetimore: • U arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një…

Lexo më Shumë

Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe djali i tij, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale kanosje dhe sulm. Siç merr vesh Sinjali, Fikrim Damka dhe i biri Fuat Damka, u arrestuan në Prizren pasi dyshohen se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë. Bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se rasti është procedurat dhe Policia në koordinim me Prokurorin e…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka festuar në kryeqytet, pasi sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo parti renditet e para. Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti iu drejtua simpatizantëve të shumtë që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të festuar. Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se procesi zgjedhor ishte demokratik e paqësor, duke shtuar se i falënderon autoritetet për angazhimin. Kurti nuk kurseu fyerjet ndaj partive opozitare, të cilët i quajti “hajvana”. “Luftë hibride, me oligarkë që kërcënojnë punëtorë që japin pare pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish…

Lexo më Shumë

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga ka rënë Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, i cili është i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim. 60-vjeçari akuzohet për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian. Ndërkohë Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. Njoftimi:  I dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e…

Lexo më Shumë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes. Ditët e Martë e Mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu të cilët pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.2 lekë dhe do shitet me 119.5 lekë.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të së hënës në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë. Raportohet se një 65-vjeçare këmbësore është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi. Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari, Aleksandër Misto ka përplasur këmbësoren, e cila po kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.

Lexo më Shumë