Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka arrestuar edhe biznesmenin Elman Adule, i cili lidhet ngushtë me çështjen e skemës së korrupsionit të krijuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ky i fundit është paraqitur në SPAK rreth një muaj më parë edhe është marrë në pyetje nga prokurorët. Në njoftimin zyrtar të SPAK emri i Elman Abules nuk ishte përmendur për shkak se masa e arrestit ndaj këtij të fundit nuk ishe ekzekutuar ende. Në regjistrin e QKB, Elman Abule rezulton të jetë pronari i kompanisë “METAL FORM”. “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka arrestuar edhe biznesmenin Elman Adule, i cili lidhet ngushtë me çështjen e skemës së korrupsionit të krijuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. LAJM NE PERDITESIM . NJOFTIMI I PLOTE I SPAKProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për…
Lidhur me arrestimin e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila nuk është aplikuar për shkak se ajo nuk ndodhet në Shqipëri, SPAK ka sqaruar rolin e saj në skemën korruptive të krijuar nga Veliaj. Sipas njoftimit të SPAK, paratë e fondeve publike përfunduan tek kompania Partners Law të Ajola Xoxës, si dhe të gjitha organizatave jo fitimprurëse që zotërohen prej saj, ashtu sikurse e tek rrethi i saj familjar. Xoxa për të kamufluar shpenzimet ekstra të saj, ka kryer blerje përmes personave të tretë, paratë…
Qeveria e re bullgare ka njoftuar se refuzon të negociojë me Maqedoninë e Veriut për të lehtësuar kushtet në të cilat Shkupi mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, raporton portali “Euractiv” me qendër në Bruksel. Në tekstin e tyre të publikuar gjatë ditës së sotme, rikujtohet se “Tre vjet më parë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut arritën një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Franca, për lëshime reciproke për të zhbllokuar procesin e integrimit europian në Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “Qeveria në Shkup ka pranuar të përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e saj dhe autoritetet në Sofje kanë premtuar…
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas caktimit të masës së arrestit me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj ka dhënë dhe 5 masa për disa biznesmenë të njohur në Shqipëri. GJKKO ka caktuar masën “detyrime paraqitje” për biznesmenët, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meiman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Ajo që bie në sy është fakti se në dosjen hetimore të Erion Veliajt është sërish emri i biznesmenit, Fatmir Bektashi, i cili drejton kompaninë e ndërtimit “Kontakt SHPK”, e cila rezulton e përfshirë në procesin e ndërtimit të ish-kompleksit “Partizani”. Për këtë dosje është hetuar hetim, ish-kryeministri…
Makinat të cilat shoqëruan kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në bllokun e sigurisë tek “Mine Peza”, janë larguar tashmë. Veliaj u arrestua paraditen e sotme me urdhër nga Prokuroria e Posaçme, teksa ai ndodhej në ambientet e bashkisë Tiranë. I shoqëruar nga agjentët e BKH-së, Veliaj u përcoll tek blloku i sigurisë. Sakaq, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndodhet në Romë që me datë 8 shkurt, ndërsa GJKKO ka lëshuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjithashtu GJKKO me urdhër të SPAK, ka lëshuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj 5 biznesmenëve të cilët janë të përfshirë…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me urdhër të SPAK, ka lëshuar 5 masa sigurie ndaj biznesmenëve Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Ndaj tyre është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, pasi akuzohen të jenë të lidhur me çështjen në të cilën është hetuar dhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u arrestua paraditen e sotme. Ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, GJKKO ka lëshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por ajo me datë 8 shkurt ka udhëtuar drejt Romës, Itali. Kujtojmë se në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para…
Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, po vazhdon të jetë aktive dhe një personazh i komentuar. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një emision në RTSh, ku ka folur për reality shoun e këtij viti dhe për personazhet që janë brenda. Ndonëse Gjesti po pëlqehet nga të gjithë, duket se ish-konkurrentja nuk ka empati për të. Teksa pyetet për të, ajo thotë: “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë”. Tutje aktorja shqiptare shtoi: “Jo, nuk e shoh fitues”. Gjesti nga ana tjetër është shndërruar në një sensacion dhe një…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”. Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së. [embedded content]
Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si pasojë e problemeve nga ky institucion që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Kështu ka konfirmuar për KosovaPress, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit e cila mohoi raportime se Prokuroria ka nisur hetimet për organin kompetentë për organizimin e zgjedhjeve. “Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka thënë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për subjektet politike në tërë territorin e vendit. Deri tani nga përditësimet e fundit (ora 11:07), sipas KQZ-së janë procesuar rezultatet e 90.13% të votave nga 2 mijë e 283 vendvotime, ku kanë mbetur pa u procesuar rezultatet edhe nga 250 vendvotime tjera. Si rezultat i kësaj në disa komuna tashmë ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha vendvotimet. Komuna e Drenasit Drenasi është komuna e parë që ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për subjektet politike. Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në këtë komunë…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”. Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së. Lajmi në përditësim… [embedded content]