Një atentat në hyrje të Lezhës është shënuar pasditen e sotme, nga e cila ka mbetur i plagosur një person. I lënduar ka mbetur shtetasi Egzon Gega, 29 vjeçar. Mësohet se ndaj tij është qëlluar tre herë me armë, duke i shkaktuar dy plagë në gjoks. Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri por për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat ngjarjes.
Author: almakos
Numri i qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës është në rritje, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për të ardhmen e vendit. Analizat tregojnë se arsyet kryesore të këtij fenomeni lidhen me moslejimin e dy shtetësisë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe përvojat e vështira të jetesës në Kosovë. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh po përfitojnë kriteret për të marrë shtetësi në vendet ku jetojnë, ndërsa shumë prej tyre vendosin të heqin dorë nga atdheu i tyre për të avancuar jetesën e tyre. Megjithatë, ky proces ka efekte domethënëse në aspektet sociale, demografike dhe ekonomike të Kosovës.…
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga paraburgimi, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Në këtë reagim, Veliaj ka mohuar që të jenë gjetur fustane apo bizhuteri me vlerë mijëra euro, si dhe mohon që të mos jenë deklaruar blerjet online të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, për të cilat SPAK ka shkruar në njoftimin zyrtar se në 4 vite kanë arritur vlerën e shpenzimeve prej 86,721,175 lekë. Sipas Veliajt akuza e ngritur nga SPAK është “halucinacion”, teksa akuzon prokurorin e SPAK si ‘pervers’. “Ai, për shembull, ka shkruar…
Raporti i fundit i Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, për kryeministrin Hristijan Mickoski, është i logjikshëm, sepse ka të bëjë me periudhën e qeverisjes së kaluar. Rënia prej dy vende më poshtë është për shkak të siç thotë, atyre keqpërdorimeve të flamurit europian dhe skandaleve korruptive. Kryeministrit vlerëson se ky raport është një bazë e mirë për të filluar përmirësimin e pozitës së vendit. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nëse i vëreni të shtatë kriteret, do të shihni se të gjitha kanë të bëjnë me periudhën e qeverisjes së mëparshme, të cilën e analizova në detaje. Kjo është një…
Një debat i ashpër shpërtheu mes Gjestit dhe Loredanës në dhomën e gjumit të Big Brother VIP Albania teksa po përgatiteshin për të fjetur. Gjesti e akuzoi Loredanën se gjatë dasmës simbolike me Jozin kishte pasur frikë dhe se nuk e kishte marrë seriozisht momentin. “Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë. Lëri këto fore, nuk është ashtu siç thua. Shuj, shuj. Nuk ke dashur të martohesh”, i tha ai. Loredana u mbrojt, duke thënë se kishte dhënë më shumë vlerë asaj ceremonie. “Unë i kam dhënë akoma më shumë…
Nga Klodiana Lala News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në dosjen e akuzës është lidhja e çiftit Veliaj-Xoxa me biznesmenin Gentian Sula të Kodrës së Diellit. Gentjan Sula dhe Erion Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur…
Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP. Megjithatë këtyre aludimeve u ka dhënë fund G-Bani, pas përjashtimit dhe “zhdukjes” nga rrjetet sociale Në një video, tashmë virale në rrjet, G-Bani shfaqet krah familjarëve të tij, duke lënë të kuptohet se një rikthim në reality show nuk pritet të ndodhë. Ai shprehet gjithashtu se për goditjen me shpullë ndaj Gjestit nuk është penduar, ndërsa shton se ka “turp” vetëm ndaj produksionit që e zhgënjeu. Në një video tjetër, ai thotë se e vetmja faqe zyrtare e tij është kjo…
Kosova ka shënuar përparim në lehtë në luftimin e korrupsionit më 2024, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Këtë vit, Kosova është vlerësuar me 44 pikë, për dallim nga 41 pikë sa kishte më 2023. Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri. Kosova është renditur në mesin e shtatë shteteve që në pesë…
Policia e Krujës ka arrestuar një 19 vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllain e tij 17 vjeçar, pasi kërcënuan xhaxhain e tyre se do ta vrisnin. Në pranga ka rënë Fatbardh Mali, i cili është kapur pas ndërhyrjes së policisë pranë banesës në Bubq. Sipas bluve, 19-vjeçar së bashku me të vëllanë kërcënuan me kallashnikov xhaxhanë e tyre. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i dy vëllezërve, por edhe ai është kërcënuar se do të vritej me kallashnikov. Sherri mes dy vëllezërve dhe xhaxhait te tyre ka nisur disa ditë më parë. Fatbardh Mali dhe i vëllai i kanë…
Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, atmosfera u bë më e nxehtë dhe plot batuta kur Gjesti, Gerta dhe Egli filluan një bisedë të mbushur me humor dhe ngacmime. Biseda, e mbushur me ironi, mori një drejtim të veçantë kur Gerta e ngacmoi Egli-n për marrëdhënien e Gjestit me Loredanën së fundmi. Gjesti, nga ana tjetër, dukej tepër konfuz duke shprehur se nuk ishte i sigurt se nga erdhi kjo ide pasi nuk ka asgjë me Loredanën veçse mund të flasë ndonjëherë, e këto i duken tentativa të kota për të bërë Eglin xheloze. Mes këtij dialogu…
BIRN/ Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman…
MPB njofton se dje (10 shkurt) punonjësit e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, duke marrë masa në përputhje me ligjet për sigurinë në qarkullimin rrugor dhe për automjetet, kanë lëshuar gjithsej 909 urdhërpagesa për shkak të shkeljeve në trafik në të gjithë territorin e shtetit. Nga MPB thonë se njëkohësisht gjatë ditës së djeshme janë lëshuar 451 urdhërpagesa të lëshuara.“Në kuadër të kontrolleve, pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me mosrespektimin e normave për tejkalimin e shpejtësisë – 270, si dhe parkimin e paligjshëm – 222. Ndërkohë, menjëherë pas këtyre parregullsive fshihen shkeljet…