Ne bëjmë thirrje për bashkim, Gruevski përhap urrejtje ndëretnike. Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para qytetarëve në tubimin partiak që u mbajt në Butel të Shkupit. Ai u kërkoi qytetarëve që ta zgjedhin opsionin ‘Për jetë në Maqedoni’, dhe u betua se pas 11 dhjetorit ligji do të vlejë njejtë për të gjithë, dhe se Gruevski patjetër të dalë para drejtësisë. Zaev sikur në çdo tubim tjetër, edhe sonte u premtoi qytetarëve se të gjitha paratë të cilat, siç tha ai, u janë vjedhur nga ana e pushtetit, të njejtat do t’ua kthejë qytetarëve. Ai premtoi se me…
Author: almakos
Tubimi i koalicionit “Rilindje me Besë” në sallën e sportit në Gostivar ka filluar me intonimin e himnit kombëtarë, si dhe me prezentimin e kandidatëve për të deputetë të këtij koalicioni nga njësia e gjashtë zgjedhore, të cilën i prin kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Në tubimin e sotëm do të shpaloset edhe programi zgjedhorë i koaliconit “Rilindje me Besë” me të cilin kjo parti garon në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Rilindje me BESË sonte para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA,…
“Rruga e kampionit olimpik”, është titulli i veprës monografike të tre autorëve Sefer Tahiri, Reshat Ibrahimi dhe Florim Rexhepi, që flet mbi jetën dhe karrierën e mundësit Shaban Tërstena, i cili u promovua sot në Shkup. Bëhet fjalë për një vepër në të cilën përshkruhet rruga 19 vjeçare e karrierës sportive të Tërstenës. Një nga autorët e kësaj vepre, Sefer Tahiri, tha se edhe kombe e shtete të vogla historisë së sportit i falin emra të mëdhenj dhe të papërsëritshëm dhe janë ata që kanë shënuar sukseset më kulmore dhe ngritjet më eprore në piedestajet e sukseseve aq shumë të…
Edhe tre vite pas incidentit me përmendoren e “Car Dushanit” në qendër të Shkupit, përmendorja në fjalë ende qëndron në po të njëjtin vend. Ndonëse Bashkimi Demokratik për Integrim në atë kohë ishte në pushtet, funksionarë të lartë të kësaj partie zgjodhën që nëpërmjet mjeteve të dhunshme të mënjanojnë këtë përmendore, duke legjitimuar dhe vulosur përgjithmonë atë përmendore në Qendër të Shkupit. Ata jo vetëm që nuk e hoqën këtë përmendore, por ajo u riparua dhe qëndron e paprekur tanimë për 3 vite, periudhë gjatë të cilës BDI është në pushtet. Vendosjen e përmendores së Car Dushanit, historianët në atë…
Kanë ngelur katër ditë përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Televizioni SHENJA ju rikujton se sa janë angazhuar partitë të cilat kanë qenë në pushtet deri më tani, pra koalicioni VMRO-BDI. Bëhet fjalë për investimet të cilat janë bërë gjatë periudhës sa ata kanë qenë në pushtet, duke u fokusuar në ndarjen e buxhetit për ndërtim të kanalizimeve. Se sa është investuar në këtë drejtim në vendet e banuara me shqiptarë, tregojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet që e tronditën rrethinën e Shkupit në natën e 6 gushtit. Hasanbegu, Haraçina, Straçinca dhe Stajkovca ishin vendet më të prekura nga këto vërshime,…
Shkrimtari Kim Mehmeti u ka dhënë një goditje të ashpër kuazi-analistëve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët me afrimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, po shpifin ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Mehmeti vlerëson se shpifjet e tyre, që kryesisht janë kundër Lëvizjes BESA, janë më të ashpra se shpifjet që u bëhen shqiptarëve nga qarqet radikale antishqiptare në Shkup e Beograd, prandaj edhe shpreh dyshimin se bëhet fjalë për akuza të paguara nga qendra të ndryshme. Mehmeti poashtu nënvizon se kjo sjellje e analistëve nga Shipëria dhe Kosova, aspak nuk korrespondon me solidaritetin që kanë treguar shqiptarët e Maqedonisë në kohën…
Kërcënime pa efekt dhe të pa baza të cilat nuk mund të realizohet asnjëherë. Kështu i vlerësojnë ekspertët juridik kërcënimet dhe presionet e partive në pushtet ndaj administratorëve dhe nëpunësve shtetërorë, për të cilat ditëve të fundit alarmojnë edhe organizatat joqeveritare. Eksperti Mersim Pollozhani, ju bën thirje administratorëve që të injorojnë këto presione dhe kërcënime dhe të mos bien pre e tyre, pasi sipas tij asnjë nga kërcënimet nuk mund të realizohet. Pollozhani thotë se të punësuarit në administratë janë të mbrojtur me ligj dhe Kushtetutë dhe askush nuk mund të rrezikojë vendin e tyre të punës. “Presioni vazhdon por…
Pas dy javësh ndërprerje, rifillon procesi arsimor në Shkollën Fillore “7 Marsi” të fshatit Opajë. Televizioni Shenja ka raportuar në vazhdimësi se në këtë shkollë kishte problem me ngrohjen qendrore, ndërsa prej dy javësh në shkollë ishte ndërprerë edhe mësimi. Ky problem si duket është rregulluar dhe nga sot mësimi ka filluar të zhvillohet. Kurse, drejtori i kësaj shkolle është kontaktuar përsëri nga redaksia jonë, por ai vazhdon të heshtë dhe të mos japë shpjegim për orët e humbura gjatë kësaj periudhe dhe nëse të njëjtat do të kompensohen. Problem me ngohjen kishte edhe Shkolla Fillore “Kultura” në fshatin Mateç,…
Persona të panjohur kanë demoluar mbrëmë shtabin lokal të koalicionit “Rilindje me Besë” në fshatin Sllatinë të Tetovës. Nga kjo parti dyshojnë se sulmi vjen nga banda të lidhura me pushtetin, ndërsa thonë se ky nuk është sulmi i parë. Në një konferencë për shtyp të këtij koalicioni, njoftuan se brenda një javë kanë ndodhur tre sulme në, ku në dy të parat janë identifikuar se sulmuesit kanë qenë aktivist të BDI-së. Në rastin e parë, aktivistë të BDI-së kanë sulmuar në fshatin Nikushtak, anëtarin e kryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi, i cili ka evituar një incident më të madh, ndërsa…
BDI nuk më është parti e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu është shprehur Zeqirija Ibrahimi, bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 1 i koalicionit “Rilindje me BESË”. Ibrahimi shtoi se tubimet e deritanishme të koalicionit ‘Rilindje me BESË’ kanë treguar se BDI-ja nuk është më forca e parë shqiptare në Maqedoni. “U bë njëfarë asociacioni spontan mes tubimit që ata e patën dhe tubimit tonë që besoj ishte edhe një moment i ri të shihet se cila është forca e re fituese e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Ai tha se kjo situatë…
Tre vite më parë, një grup i përbërë nga disa prej përfaqësuesve më të lartë të partisë shqiptare në pushtet , BDI, tentuan që të rrënojnë përmendoren e Car Dushanit të vendosur në Shkup. Ndonëse ishin pjesë e koalicionit qeverisës, përfaqësuesit e BDI-së zgjodhën mënyrë të dhunshme për të mënjanuar këtë përmendore të vendosur në qendër të Shkupit, e cila irritoi në masë të madhe shqiptarët. Krahas kësaj, përmendorja nuk u hoq, por për një kohë të shkurtër mbeti e dëmtuar. Ajo u riparua dhe vazhdon të qëndrojë në qendër të Shkupit edhe sot e kësaj dite. Vendosjen e përmendores…
Tashmë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe shqiptarët e Kosovës e kanë të qartë se kush na paska qenë Ali Ahmeti. Kështu thonë dy ish komandantët e UÇK-së së Kosovës, tani deputetë në Kuvendin kosovar, Daut Haradinaj dhe Haxhi Shala – i njohur si Gjeneral Topi. Në intervistë për portalin “Lajm TV”, Haradinaj tha se mbështetja e Ahmetit për Ramiz Lladrovcin në zgjedhjet e Drenasit në Kosovë nuk ka kurrfarë vlere, sepse kosovarët kanë pasqyrë të qartë për Ali Ahmetin. “Unë mendoj se z. Ahmeti duhet ta ketë parasysh se edhe populli i Kosovës e ka kuptu qartë pozitën…

