Edhe tre vite pas incidentit me përmendoren e “Car Dushanit” në qendër të Shkupit, përmendorja në fjalë ende qëndron në po të njëjtin vend.
Ndonëse Bashkimi Demokratik për Integrim në atë kohë ishte në pushtet, funksionarë të lartë të kësaj partie zgjodhën që nëpërmjet mjeteve të dhunshme të mënjanojnë këtë përmendore, duke legjitimuar dhe vulosur përgjithmonë atë përmendore në Qendër të Shkupit.
Ata jo vetëm që nuk e hoqën këtë përmendore, por ajo u riparua dhe qëndron e paprekur tanimë për 3 vite, periudhë gjatë të cilës BDI është në pushtet.
Vendosjen e përmendores së Car Dushanit, historianët në atë kohë e cilësuan si lajm trishtues, duke ditur bëmat e tij kundër shqiptarëve në atë kohë. Në historiografinë shqiptare, ky perandor serb njihet si vrasës i pamëshirshëm i shqiptarëve dhe jo vetëm.
Ndërkohë, ekspertë të ndryshëm vlerësonin se incidenti me përmendoren e “Car Dushanit” i ngjasonte shumë incidentit në Kala të Shkupit, duke e cilësuar në fakt si incident të inskenuar. Në të dy rastet, BDI bërim pak zhurmë për të zbutur goditjen në rejting, por në realitet nuk arriti të ndalojë asnjërin prej këtyre projekteve, pasi edhe Car Dushani po qëndron në Shkup akoma, ndërsa edhe Kisha në Kalanë e Shkupit po ndërtohet.