Ministri i Drejtësisë dyshohet se ka hapur konkurs për noterë në kundërshtim me Kodin zgjedhor dhe ligjin për korrupsion, pasi atë e ka bërë një ditë para shpalljes së zgjedhjeve. Kjo u tha në seancë të Komisionit për anti-korrupsion, ku u shqyrtua ankesa e LSDM-së. Goran Milenkov nga Komisioni për anti-korrupsion theksoi se ankesa LSDM-së ka të bëjë me shkeljen e nenit 8-a të Kodit zgjedhor. “Ministri i drejtësisë ka publikuar konkurs për emërimin e gjashtë noterëve në më tepër njësi të Noterëve në Republikën e Maqedonisë. Më pas potencon se edhe pse ky Konkurs është shpallur para ditës së…
Author: almakos
Lëvizja BESA”, për dallim nga partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, nuk pajtohet me Marrëveshjen e Ohrit dhe me këtë status-quo të krijuar. Kështu shprehet në shkrimin e tij, publicisti Redi Shehu, duke theksuar se për këtë arsye, elektorati shqiptar po e gjen veten gjithnjë e më shumë në këtë lëvizje. Shehu thotë se tashmë ndjehet kudo se Maqedonia po shfaqet gjithmonë e më tepër si shtet monoetnik falë edhe lejimit që partitë shqiptare i kanë bërëpushtimit të njëanshëm tëinstitucioneve nga pala maqedonase. Ai thekson se pikërisht braktisja e këtyre parimeve nga ane e Lëvizjes BESA, po trondit partitë e vjetra…
Përmbushen sot 3 vjet që kur Afrim Gashi, atëherë si aktivist qytetar e tani si bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 2 në kuadër të koalicionit “Rilindje me Besë”, kishte dalë për të kundërshtuar vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup. Në atë kohë, Gashi në mënyrë të qetë dhe paqësore, lexoi deklaratën duke thënë se ky gjest i Qeverisë së Maqedonisë është turp për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ai më këtë rast kritikoi edhe veprimet e një nate më parë të disa qytetarëve, duke thënë se sjellja e tyre nuk është aspak dinjitoze. “Тhirrjen për protestën…
Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej nëntë aksidente rrugore në 24 orët e fundit në Shkup. Pesë prej tyre, janë me dëme të shkaktuara materiale. Me ndihmën e automjetit të specializuar “karrotrecit”, janë larguar 92 automjete. Policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar tetë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit , katër nuk i kanë respektuar rregullat për dhënie përparësi kalimi, 20 kanë qenë pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar, ndërsa tetë kanë drejtuar automjetin pa rrip sigurimi ose kanë folur në…
Në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot do të zbatohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për të dielën, 11 dhjetor, për anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët do ta kryejnë votimin në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe zyrat konsullare të Republikës së Maqedonisë. Votimi, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, fillon në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa votën e tyre do ta japin 325 anëtarë të këshillave zgjedhor në PDK-të dhe përfaqësitë konsullare. Në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas…
Gjithçka që është agjendë e BESËS është e publikuar e deklaruar dhe e thënë shumë herë dhe askund nuk mund të gjeni asnjë reshtë që ka të bëj me islam politik. Kështu tha Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena”, duke shtuar se ata nuk mund ta fshehin identitetin autentik dhe autokton shqiptarë dhe të shiten diçka që nuk janë. “Ne nuk kemi agjendë fetare, askujt nuk ja imponojmë të drejtën e besimit, por s’mund ta fshehim fjala bie se unë jam besimtarë dhe fjala bie, e kam bërë haxhin dy herë. Feja është çështje me të cilën merret BFI e Maqedonisë,…
Haxhi Shala gjatë luftës së Kosovës i njohur si Gjeneral Topi, nuk beson në sinqeritetin e apelit aq të trumbetuar të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për unifikim të votës shqiptare. në intervistën ekskluzive për lajm.tv, ai vlerëson se bëhet fjalë vetëm për një frazë me të cilën Ahmeti mundohet ta pengojë përkrahjen e madhe që votuesit shqiptarë në Maqedoni po ua japin partive të reja. “Unë mendoj se është e vonuar kjo thirrje, sepse unifikimi i votës shqiptare në Maqedoni ka ndodhur më herët dhe është keqpërdorë kryesisht nga zotëri Ali Ahmeti. Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet edhe njëherë të…
Ali Ahmeti nuk ka kurrfarë ndikimi as peshe në Drenicë, prandaj përkrahja e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovcin nuk ka kurrfarë peshe. Kështu thotë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në intervistën e tij ekskluzive për lajm.tv. “Ali Ahmeti duhet ta ketë parasysh se edhe populli i Kosovës e ka kuptuar qartë pozicionin e tij”, thotë mes tjerash deputeti Haradinaj, partia e të cilit mbështet kandidatin e NISMA për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj, i cili ka shkuar në balotazh bashkë me Lladrovcin. Në këtë intervistë, ish gjenerali i UÇK-së dhe një ndër luftëtarët më të…
Duke folur për Universitetin e Tetovës, Zeqirija Ibrahimi tha se i njëjti merr fonde trefishë më pak se Universiteti i Shtipit edhe pse ka numër shumëfishë më të madh të studentëve. “Kjo ndodh në kohën që shqiptarët e kanë ministrinë e arsimit. Ose fjala bie, mbi 50 për qind të punësuarve aty janë pa vendime pune. Ata janë njerëz që rrinë me honorarë. Ne e kemi këndej ministrinë e arsimit. Pse shteti nuk ka fonde që edhe ata njerëz të punësohet aty”, tha Ibrahimi, duke shtuar se duhet pasur vullnet të dish se si bëhet dhe të vendosish një ministër…
Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” u bëri thirrje shqiptarëve të dalin të votojnë duke thënë se tani më kanë se për kë të votojnë, ngase “nëse në të kaluarën është votuar në mes të keqes më të vogël, tani oferta e “Rilindjes me BESË’ është ofertë e mirë e cila do t’i përmbush kërkesat e shqiptarëve”. “Nëse shqiptarët nuk dalin është mirë ta kenë të qartë një punë se, çdo votë e cila nuk shkon në kuti të votimit është votë për BDI-në. Andaj shqiptarët duhet ta marrin seriozisht procesin e votimit. Ne i ftojmë që ta mbështesin koalicionin tonë,…
I pyetur se prej ku i ka marrë paratë koalicioni “Rilindje me BESË” për zhvillimin e fushatës, Zeqirija Ibrahimi tha se çdokush ka mundësi që ta sheh raportin financiar të fushatës zgjedhore dhe janë dhënë saktë të gjitha burimet e financimet. “Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për…
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili akuzoi Lëvizjen BESA për blerje votash me para nga Turqia dhe Katari, Ibrahimi tha se i vjen keq për atë se edhe atij i ka ardhur rendi të flas për këso gjëra. “Është mirë që ai të mësohet njëherë se peshqit nuk mbjellën, por s’ka dert ajo është çështje që shpresojmë se me zhvillimin e strategjisë për arsimin shqip në Maqedoni, ja mësojmë edhe atë”, tha Ibrahimi. Sipas tij për BESËN, Republika e Turqisë është një shtet i suksesshëm dhe një alet dhe mik i shqiptarëve. /SHENJA/

