Author: almakos

Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Shaban Murati është shuar në moshën 79-vjeçare. Pas ndarjes së diplomatit të shquar nga jeta, ka reaguar djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati, i cili shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në në varrezat e Sharrës. “Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta. Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Kretë ka dënuar me 11.3 vite burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe hyrje të paligjshme në vend. I pandehuri, shtetas shqiptar me banim në Chania, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk ka bindur gjykatën. Ai do të vuajë dënimin në burgun e Grevenës, ku mbahej që nga arrestimi i tij në 2021. iPhone zbuloi autorin e përdhunimit Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias…

Lexo më Shumë

Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 si detyrë nga Vëllai i Madh kanë patur për të shkruar nga një letër për personin e zemrës. Kjo në prag të Festës së të Dashuruarve apo Shën Valentinit, i cili shënohet më 14 shkurt. Gjesti ka shkruar një letër për ish-partneren e tij. Në oborr atyre i ishte rregulluar një ambient romantik, ku edhe do të lexonin letrat. Ai shkoi në dhomë të gjumit dhe tha: “I kemi hyrë fellit. Oh Zoti i Madh, më ndihmo. Pasha Allahun, asnjë mesazh, asgjë”.

Lexo më Shumë

Reshje dëbore kanë përfshirë zonën e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë mbrëmjes së djeshme. Raportohet se akset e Lotit 1, përfshirë rrugët Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm Megjithatë, raportohet se rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa asnjë problem. Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit. [embedded content]

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.2 lekë dhe do shitet me 119.2 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e  herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug  ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet  deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar. Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur mendimin e tij lidhur me situatën politike në Kosovë, duke theksuar se e ardhmja e institucioneve varet nga përgjegjësia e partive fituese. Në një intervistë ekskluzive për televizionin T7, Hamza u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte pritur një referendum për të provuar mbështetje më të madhe nga qytetarët në këto zgjedhje. Ai theksoi se, me numrin më të madh të votave për partitë në opozitë, qytetarët kanë komunikuar qartë se duan një ndryshim të thellë në politikën e vendit. “Partia në pushtet ka kërkuar një referendum, duke e…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ndryshuar komplet pamjen e saj. Ajo është shfaqur së fundmi në rrjete sociale me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të bardhë. Përveç flokëve, Genta shfaqet shumë e dobësuar. Kjo pamje ka nxitur reagimin e fansave të cilet ngren dyshimet se çfarë po ndodh me shëndetin e këngëtares.

Lexo më Shumë

“Sot jam për një vizitë pune në Manastir dhe realizova një takim me bujqit e këtij rajoni. Tema e bisedës ishte Programi për Mbështetje Financiare për vitin 2025,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Manastiri. “Në takim u bë një prezantim i shkurtër për risitë në Program, për subvencionet e rritura. Gjithashtu, diskutuam edhe në lidhje me politikën e tokave,” sqaroi ministri. Ministri Tripunovski, në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare, para të pranishmëve theksoi se këtë vit ka një rritje të subvencioneve në sektorin e blegtorisë, me qëllim rritjen e fondit të bagëtive…

Lexo më Shumë

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen në Tiranë, pranë Rinasit, ku 34-vjeçari, Klajdi Buza, qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve, gjatë operacionit për arrestimin e tij. Sipas bluve, Policia e Shtetit ishte informuar për 34 vjeçarin se posedonte armë zjarri pa leje brenda strukturës së tij, ndaj dhe zhvilluan operacion për arrestimin e tij. Pasi i riu ka pikasur efektivët, hapi zjarr ndaj tyre teksa ndodhej tek subjekti i tij, plumba të cilat fatmirësisht nuk preku asnjë prej oficerëve. I riu i arrestuar nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi sipas të dhenave ai është arrestuar edhe…

Lexo më Shumë

Një ish-mik i Gjestit ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të banorit të Big Brother VIP Albania. Në një rrëfim për Prive, në pjesën e promos që u publikua, ai thotë tejet fjalë të rënda për të. Në pjesën e shkurtër të ndarë dëgjohet të ketë thënë se është pa karakter dhe sadist. Gjithashtu ish-shoku thekson se ai akoma është me Diellzën, vajzën që e përmend edhe në Big Brother. “Pa karakter, është sadist. Gjesti po gënjen, se akoma është me Diellzën”, ka thënë ai. Ndonëse nuk dihet më shumë rreth kësaj, pritet të mësohen detajet e tjera në…

Lexo më Shumë