Zeqirija IBRAHMI Unë vitin e ardhshëm do të jem 40 vjeç, ndërsa nipi im pas dy ditëve i mbush 15-të. Ai është i lindur në vitin 2001, pak ditë pasi kishin filluar luftimet. Dhe, u ndalëm një ditë me nipin tim ta analizojmë se kush ka jetuar ose kush jeton më mirë si fëmijë dhe hesapi na doli kështu: Në kohën time arsimtarët i detyronin të dalin në pritje të Shokut Tito, ndërsa sot, në kohën e nipit tim, i detyrojnë të dalin ta presin kryetarin e Partisë. Në kohën time arsimtarët i detyronin të dalin ta presin stafetën, sepse…
Author: almakos
Përgjegjësia po adresohet në dy persona, të cilët në Konferencën e djeshme demonstruan një pa përgjegjësi të lartë, këtu nuk kam asnjë dyshim. Por çështja duhet të shtrohet, a janë vetëm ata fajtor? Sot po e shohim të gjithë, por ku ishin ata dhjetëra e dhjetëra veprimtarë politikë që i nxorën në krye të partive politike këta njerëz, a kanë ata ndonjë përgjegjësi? A kanë ndonjë përgjegjësi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, të subjekteve politike të shefave në pushtet? Çfarë interesa janë duke mbrojtur ata? Interesat e atyre që përfaqësojnë apo interesat e një rroge të deputetit? Apo mos po…
Akademik Rexhep Qosja sot ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve më të reja në Kosovë: Mbledhjet e Kuvendit që mbahen në prani shumë të madhe të policëve, arrestimet e deputetëve të opozitës. Qosja në këtë reagim ka kërkuar ngritjen e zërit kundër Qeverisë aktuale të Kosovës. Ky është reagimi Qosjes: Regjimi i sotëm në Kosovë ka hyrë në fazën e përdorimit të metodave fashiste në pushtetin që po zbaton dhe këto metoda fashiste nuk po i përdor vetëm sot. Papërgjegjshmëria, shantazhet, gënjeshtrat, kërcënimet, përjashtimet prej pune të familjarëve të kundërshtarëve politikë janë vetëm disa përbërës të metodave fashiste të këtij pushteti.…
Petrit Saraçini Dje, skena politike e shqiptarëve në Maqedoni zyrtarisht u bë më e pasur për një entitet. Uniteti, në kundërshtim me titullin që mban, është një parti që në fakt u lind me ndarjen e BDI-së në pushtet.Drejtues i saj është ish-udhëheqësi ushtarak i UÇK-së Gëzim Ostreni, ndërsa pjesë e strukturës së kësaj partie të re janë edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe deputet aktual Zulfi Adili, si dhe anëtarë të tjerë të shquar të ish-formacionit ushtarak, nga i cili pas konfliktit të vitit 2001 lindi Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila pakontestueshëm sundon popullsinë shqiptare në Maqedoni dhe…
Fejzi HAJDARI FB Status: Zoti Ali Ahmeti, vërtetë mendoni se me shqiponja e Hasan Prishtina, që në Maqedoni i futni në mënyrë ilegale, i bëni nder shqiptarëve të Maqedonisë?! Përunfimisht, jo. Në këtë mënyrë, ju tregoni se sa joserioz dhe të pafuqishëm jeni përballë maqedonasve të cilët ju kërcënohen se do tua rrëzojnë. Pse talleni me vetveten!, apo kështu jeni marrë vesh me Gruevskin që të filloini lojën pingo-pong: Ata tju kritikojnë, kurse ju tek shqiptarët të shiteni (shtireni) si “SHQIPTARë Të MëDHENJë”!!! Shqiptarizmin tuaj e mësuam të gjithë!!!. Kush ju beson juve se jeni për të mbrojtur qoftë edhe…
Ferdeze Sulejmani Sot kur filloi procesuaimi i rasteve të përgjuara konkretisht i zgjedhjeve të manipuluara u ndjeva shumë krenare kur në konferencën e pare për media u paraqit prokurorja Katica Janevea me dy gra prokurore përkrah saj për të zbuluar të vërtetën për Maqedioninë . Kjo për mua ishte bomba më e forte dhe jo vetëm për mua por edhe për shumë qytetarë të R. së Maqedonisë , por edhe më krenare u ndjeva kur dëgjova se njëra prej tyre ishte prokurorja shqiptare Fatime Fetau . Kjo fotografi jep një sinjal shumë të qartë se edhe grate kanë aftësi të…
Po bëhet I mërzitshëm angazhimi verbal dhe vetëm verbal për paqe, tolerancë dhe dialog. Nevoitet aksion, shembuj personal, konkretizim i gjërave të cilat aq bukur i thurim e i themi. Para disa ditësh isha i ftuar në një diskutim në të cilin flitej për rrugën që kemi përpara, për sfidat dhe pengesat e vendosura në atë rrugë. Temë globale të cilën duhet , pa dyshim, diskutuar dhe analizuar vazhdimisht edhe në suaza lokale. Duhet, sepse, po ndodhi që ne të vegjlit të deshifrojmë dilemën dhe të qëllojmë drejtimin e rrugës që duhet ecur, do quhet bingo. E pse jo, formulat…
Dituria është dijenia dhe kuptimi i ngjarjeve, së vërtetës apo njohurive të përfituara nëpërmjet mësimit, përvojës, arsyes ose botëkuptimit. Për shumë njerëz muaji shtator asocon fillimin e vitit shkollor dhe takimin me përvoja të reja të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Sektori i arsimit i udhëhequr nga një ministër shqiptar, për ne duheshte të jetë një vit me shumë pritshmëri dhe risi e që mos realizimi i tyre do të thoshte gjithashtu edhe zhgënjim. Ka kohë që nëpër ekranet tona televizive në hapësirat publicitare rrotullojne fushata të ndryshme të Qeverisë që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e arsimimit. Dhe është për…
Hegjemonia e doktrinës liberale Zhvillimi ekonomik dhe progresi teknologjik i cili e kakterizon botën e sotme, ka shkaktuar debat të madh në qarqet akademike dhe shkencore mbi atë se a kemi të bëjmë me një epok apo periudhë të re të historisë njerzore apo është një kontinuitet i botës paraprake që emërtohej si periudha e moderniteit apo industrializimit. Mendimi dominant është se epoka në të cilën gjendemi përbën një epok të re e cila në shumë dimenione dhe aspekte ndryshon nga periudha e modernitetit klasik. Postmodernizmi dhe globalizmi janë shtyllat mbi të cilat mbështetet ky mendim dominant. Sociolog, filozof dhe…
Për historinë si proces kohor ka shumë mendime nga historianë, poetë, shkrimtarë e filozofë botëror. Paul Valery, poet i njohur francez, nuk e preferon gjithaq historinë dhe e klasifikon si shkencë e gënjeshtrave sepse sipas tij çdokush varësisht nga interesat e tij individuale e kolektive mund të shkruaj historinë e tij. Nuk pretendoj ta vërtetoj këtë thënie sepse shumë të tjerë e kanë thënë të kundërtën se historia është mësuese e jetës. Unë do të nisem nga kjo e fundit: historia magistra vitae est! Do të përpiqem të shkruaj për historinë e politikës tonë, për kohën kur e bënim historinë…
Erhan ADEMI Zëri i ndërgjegjes buron prej aty kur njeriu fillon revolucionin shpirtëror dhe synon ndryshimin e një shoqërie që të ndalojë padrejtsitë. Në Maqedoni vitet e fundit jemi përballur me një diktaturë, e cila ka kufizuar zhvillimin e një rinie të shëndoshë duke ua instaluar sistemin partiak, që do të thotë nuk je në parti nuk ke asgjë, kurse nëse je në parti ke çdo gjë! Rinia duhet të zgjohet nga ky gjumë shumëvjeçar dhe ta ngre zërin, duke i thënë stop kësaj diktature që na shpie prapa, me çka duket se jetët tona janë bërë peng me 12…
Më të shumtët e banorëve lidheshin me martirët e Luftës së Dytë Botërore kundër fashistëve, pastaj ishin oficerët pa grada, nëpunësit e administratës së lartë, të afërmit e njerëzve me pozitë ishin më të rëndomët, sigurimsat jo më të paktë dhe kjo justifikohej me të qenin shumë afër Bllokut. Tek-tuk banonin edhe punëtorë, por këta vetëm nëse do kishin merita të veçanta socializmi. … Në mesin e viteve ’70, e përshkonte ndonjëherë në të rrallë, në xhirot e tij mbrëmësore, vetë Enver Hoxha. E mbaj mënd vetëm një herë. I rëndë, me një palë syze të errëta, e me pallton…