Bashkimi Demokratik për Integrim sonte mbajti tubim në Kërçovë ku lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, u bëri thirrje qytetarëve për që në mënyrë masive të votojnë për partinë e tij, BDI-në, e cila sipas tij, është mundësia e vetme për përparimin e shtetit dhe të drejtave të shqiptarëve. Nga kjo parti nuk harruan që të ua përkujtojnë të pranishmive sakrificën e tyre në vitin 2001 dhe se ata janë njerëzit e vërtetë që duhet t;i udhëheqin edhe në katër vitet e ardhshme, duke përmendur dygjuhësinë dhe të drejtat të cilët ata ua kanë mundësuar shqiptarëve. Ahmeti edhe sonte foli…
Author: almakos
LSDM-ja sonte shpalosi platformën e saj para banorëve të Kumanovës. Para mijëra simpatizantëve fjalim mbajti bartësja e Listës në njësinë e dytë zgjedhore, Frosina Remenski, si dhe kandidati i kësaj partie në këtë njësi, Muhamed Zekiri. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Ai i bëri thirrje publikisht liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë. Sipas tij, përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike…
LSDM-ja sonte shpalosi platformën e saj para banorëve të Kumanovës. Para mijëra simpatizantëve fjalim mbajti bartësja e Listës në njësinë e dytë zgjedhore, Frosina Remenski, si dhe kandidati i kësaj partie në këtë njësi, Muhamed Zekiri. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Ai i bëri thirrje publikisht liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë. Sipas tij, përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike…
Një lajm shqetësues për Ali Ahmetin dhe Nikolla Gruevskin, si kundërshtarë të deklaruar dhe të përbetuar të Ridefinimit të Maqedonisë, ka ardhur nga Dibra, Kërçova, Sruga dhe Ohri. Mijëra e mijëra banorë të këtyre qyteteve kaën mirëpritur koalicionin Rilindje me Besë, duke vërtetuar se Ridefinimi mbetet platforma më serioze shqiptare më 11 dhjetor. kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të…
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Dibrës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë…
Është rritur vetëdija e qytetarëve për të lajmëruar presionet e ndryshme gjatë fushatës. Kështu vlerësojnë nga Organizata “Ne vendosim”, të cilët në konferencë për mediat, potencojnë se deri tani në Linjën SOS janë bërë 30 thirrje të qytetarëve për të paraqitur parregullsi gjatë fushatës, kryesisht votues fiktiv dhe presione të ndryshme. Kastriot Memeti nga “Linjën SOS” deklaron se qytetarët kanë paraqitur presione nga partitë politike dhe përfaqësuesit qeveritar për pjesëmarrje nëpër tubime. “Gjatë punës sonë po ashtu kemi pasur informata edhe raste të personave të cilët kanë lajmëruar se kanë pasur shtypje nga ana e partive politike për pjesëmarrjen në…
“Jemi këtu pranë Shkollës Fillore ‘7 Marsi’ në fshatin Opajë. Në këtë shkollë procesi arsimor është ndërprerë gati dy javë, shkak për këtë është mungesa e ngrohjes. Kohë më parë drejtori i kësaj shkolle na premtoi që ky problem do të zgjidhjet brenda 10 ditësh, por edhe pas gjithë asaj periudhe të gjatë, ky problem si duket ende nuk është zgjidhur”. Drejtori i shkollës, Besnik Ibrahimi pati thënë për televizionin Shenja që është duke u punuar dhe shumë shpejt shkolla do të jetë e pajisur me ngrohje, por nga ajo ditë deri tani kanë kaluar 1 muaj dhe ajo nuk…
Piktori me famë botërore, Omer Kaleshi ka hapur sot një ekspozitë të përhershme me 24 vepra në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Shkup. Pra, bëhet fjalë për një pjesë të botës së tij artistike, që piktori, i cili njihet ndryshe edhe si piktori i kokave, ka vendosur t’ia dhurojë Shkupit, ndërsa në të ardhmen do të jenë pjesë e galerisë që do të mbaj emrin e Omer Kaleshit. “Kjo është galeri me emrin tim e dyta, sepse e para është bërë në Prishtinë në Universitetin ‘Iliria’. Kjo javë që ishte për këtë ceremoni kaloi shumë mirë”, deklaroi Omer…
Largimi i Britanisë nga BE-ja si dhe dështimi i referendumit në Itali pas të cilit edhe dha dorëheqje kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, janë befasitë e pakëndshme që i janë bërë BE-së. Referendumi që dështoi ishte më shumë se një votë për reformën kushtetuese, ai ishte një shans për të refuzuar politikat e establishmentit. Dështimi i referendumit shihet si një goditje për BE-në, edhe pse Italia nuk do ta ndjek rrugën e Britanisë, pasi lëvizjet opozitare në Itali nuk janë për dalje nga BE, por nga Eurozona. Por, njohësit e rrethanave politike në Maqedoni vlerësojnë se pavarësisht rënieve dhe ngritjeve…
Panik e madhe është ngritur në opinion mbrëmë dhe sot lidhur me listën e votuesve. Komisioni Shtetëror Zgjedhor paraprakisht ka njoftuar se dje ka pasur problem teknike në softuerin e listës së votuesve e cila nuk ka qenë në funksion të rregullt. Disa qytetarë janë ankuar se nuk kanë mundur të gjejnë listën. Por, nga KSHZ që dje njoftuan se problemi është tejkaluar dhe gjatë ditëve në vazhdim lista do të jetë e disponueshme për kontroll nga qytetarët. Problemet teknike nuk kanë asnjë pasojë e as ndikim në zgjedhjet parlamentare. Por, paniku më i madh u ngrit nga mediat në…
Jemi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por pse këto zgjedhje janë të parakohshme, kur të njëjtat do duhej të mbaheshin në vitin 2018. Tv shenja ju sjell një retrospektivë të krizës politike me të cilën u përball Maqedonia këto dy vitet e fundit. Gjithçka filloi me kërkesën e liderit të opozitës Zoran Zaev, I cili kërkoi nga ish kryeministri Nikolla Gruevski që të arrijnë kompromis për një qeveri teknike, në të kundërtën ai tha se do të nxjerr materiale nga bisedat e përgjuara të cilat I kishte siguruar ai nga përgjimet e paligjshme. Zaev dhe Gruevski nuk…
“Është vërtetuar identiteti i pronarit, por lidhur me këtë nuk do të dalim me detaje të mëtutjeshme sepse bëhet fjalë për të dhëna personale” deklaruan nga MPB. Prej atje konfirmuan se ekipet e tyre kanë vërtetuar se në makinë nuk ka gjurmë eksplozivi, siç kanë qenë dyshimet e para ndërsa pas kontrollit mjeti bartës është dërguar për kontroll të mëtutjeshëm. Nga ambasada e SHBA-së sot në mëngjes kanë vërtetuar rastin. “Në incident të izoluar, ambasada mund të konfirmoj se ka pasur dyshime për makinë, që mbrëmë është parkuar në rrugën para ambasadës. Kërkuam ndihmë nga MPB dhe njësitë e këtij…