Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Baçi, i cili pas një sherri për motive të dobëta, ka kërcënuar të shoqen dhe të birin. “Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njoftojnë blutë. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me mjet presës…
Author: almakos
Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate. “Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prenjas-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur Pishkas, rreth orës 00:10, kur janë përplasur një makinë e udhëtarëve “Mercedes” dhe një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, publikojnë mediat shqiptare. Si pasojë e aksidentit e ka humbur jetën bashkëudhëtarja, ndërsa ka mbetur i lënduar rëndë Zef Sinani (34), i cili drejtonte makinën. I lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit, e më pas…
Policia ka vendosur në pranga një 57-vjeçar, i cili akuzohet se kërcënoi se do të vriste me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre 16-vjeçar. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale . Vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…
Fatmir xhafaj, ish-kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj mesditën e 10 Shkurtit në zyrën e tij në Bashki me urdhër të SPAK. Fatmir Xhafaj shprehet “i keqardhur për këtë që i ndodhi Erion Veliajt dhe familjes së tij”, ndërsa theksoi se kryebashkiaku nuk është zyrtar i korruptuar. “Personalisht bëj pjesë tek të gjithë ata që besojnë që Erion Veliaj, për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar. Askush nuk është i pagabueshëm, por nuk i shoh gabimet e tij edhe nëse janë të tilla, si qasje korruptive”, shkruan…
Gili në ditën e të dashuruarve morri një lajm fantastik nga nusja e saj. Ajo po bëhet me një mbesë nga djali i saj dhe nusja Herolina. Gili lajmin e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale, shkruan Kosovarja. Kujtojmë që Gili është bërë gjyshe për herë të parë nga nipi i saj Aleksi.
Një grua nga New Yorku festoi ditëlindjen e 104-t duke realizuar një nga dëshirat e saj: vizitën në burgun lokal. Zyra e Sherifit të Qarkut Livingston raportoi se gruaja e quajtur Loretta kishte shprehur dëshirën për të festuar këtë datë të veçantë me një vizitë në burgun e Qarkut Livingston, një ide që e surprizoi të gjithë. Ky rast ka ngjallur një interes të madh dhe ka sjellë një atmosferë gëzimi dhe optimizmi. Me mbështetje të stafit të shtëpisë së të moshuarve Avon Nursing Home, kjo kërkesë u miratua nga zyra e sherifit. Loretta pati mundësinë unike për të eksploruar…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një grupi të strukuruar kriminal të përfshirë në atentate mafioze në vend. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve: Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në tetë komuna, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin zgjedhor. Deritash, KQZ ka numëruar 876 vendvotime nga gjithsej 2,533, një proces i cili është në vazhdim e sipër në shumë komuna të tjera. Të dhënat e fundit tregojnë një angazhim të lartë për të siguruar transparencën dhe saktësinë e numërimit. “Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri më 14 shkurt 2025, 876 vendvotime janë përfunduar nga një total prej 2,533,” tha KQZ në një njoftim të saj.…
Gazetaren Ilnisa Agolli, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me moderatorin Meriton Mjekiqi, duket se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm. Ajo ka postuar disa foto në Instagram e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush. Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, duket se Ilnisa pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah. “Të zgjasë sa të dojë”, ka shkruar gazetarja, që duket më shumë si thumb për…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pritet gjatë kohës së forumit të takohet me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë të tjerë politikë. Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski, do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen përfundimtare të përmbylljes së konferencës kushtuar negociatave për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe në panel diskutimin e Forin Polisi, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq autorin e dyshuar të dhunimit të gazetarit Gjergj Zefi. Autori me iniciale R.B., dyshohet për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’. “Në kuadër të hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr.6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundim se shtetasi R.B. në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit, Gj.Z. administrator i portalit online ‘Pamfleti’,”- informon organi i akuzës. Në dosje thuhet se gazetari ishte paraqitur në Spitalin e Traimës pasi goditur nga pas. Në deklarimet e dhënë është shprehur se…