Author: almakos

Maqedonia e sotme paraqet një makth për njerëzit të cilët duhet të jetojnë ëndrën e tyre për jetën, mes tjerash edhe për shkak se ne që kemi më shumë eksperiencë, nuk ditëm dhe , për fat të keq, akoma nuk po dijmë ti përgjegjemi një pyetjes shumë të thjeshtë. Kush jemi ne dhe cila është vija që duhet të tërheqim për ti harmonizuar të drejtat tona individuale me orientimet tona politike nga të cilat, ja po e shohim, po varen ëndrat jetësore të trashëgimtarëve tanë. Viti I Zotit, 2015.  Cdo gje rrjedh dhe çdo gjë po ndryshon, por ne sikur po…

Lexo më Shumë

Xhelal NEZIRI Mbi dy dekada pluralizëm në Maqedoni, shqiptarët në fakt kanë krijuar mite dhe kanë ndjekur symbyllas deri në dështimin e madh. Platformat as që janë lexuar dhe as që është kërkuar llogari për moszbatimin e tyre. Është ndjekur kulti i liderit derisa ai të ketë përfunduar në humnerë. Mitet në politikë përherë janë treguar të dëmshme. Ngritja e një politikani në nivelin e një mbinjeriu, i cili edhe kur gabon ka një qëllim të mirë, është mënyra që sjell vetëm evitimin e llogaridhënies dhe satanizimin e kritikëve. Mitet në politikë nuk lënë hapësirë për mendim ndryshe, por veprojnë…

Lexo më Shumë

BEKIM QOKU Në krye të herës duhet ringritur kryeçashtjen e këtyre trojeve, çashtjen shekspiriane: ‘me qenë a mos me qenë’, kjo asht ç’asht-ja. Nëse për të shpjeguar si alegori bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve nëpërmjet bashkëshortësisë, do të bëhej fjalë për një bashkëshortësi e dështuar që në fillim.  Kjo bashkëjetesë e dy partnerëve është një sforcim pervers nga ana e disa pushteteve politik apo ekonomik brenda e më shumë jashtë saj, e rrjedhimisht një torturë pa mbarim. Dikush do që me çdo kusht, natyrisht për përfitim vetjak ose të paktën për të mos prishur rehatinë e vet, që ne, bashkë-shortët,…

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARI Tanimë disa ditë me radhë në Kumanovë, në veçanti, por dhe përgjithësisht në rajonin e Karadakut, po mbretëron një situatë tensionuese, që të ngulitë në mbamendje pa dashur, pyetjen: Çfarë dhe pse po ndodhë në Kumanovë? Situata në shikim të parë duket spontane, por një analizë pak më e thellë krijon përshtypje sikur në prapavijë të gjitha këtyre aktiviteteve, qëndrojnë qarqe të caktuara qeveritare, të cilat të zëna para presionit të faktorit ndërkombëtarë lidhur me prokuroren speciale dhe zbatimin me çdo kusht të Marrëveshjes së Përzhinos, po kërkojnë alibi dhe shkas për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të…

Lexo më Shumë

Arben Labënishti Partitë politike, me maska që tentojnë ta fshehin vetveten dhe me fytyra të verteta, si një mjegullnaj e kanë zënë mjedisin tonë politik. Ata synojnë ta ruajn dhe shtrin ndikimin tek elektorati, që me votën e tij të jep pushtetin. Varesisht nga zotësia e mendjes dhe informacioni që secili ka për ata, shprehja e këtyre maskave dhe fytyrave mund të perceptohet, si: lajkatare, mashtruese, e ftohtë, tërheqëse, dashamirëse,… Pa mëdyshje, mund të thuhet se politika shqiptare dhe elita jonë intelektuale, kanë individë dhe grupacione me tipare të përshtatshme për ta goditur popullin e vet tek shpresa për të…

Lexo më Shumë

Faton Pollozhani Njerëzit më të lënduar, janë më të zgjuarit. Valët nuk përhapen në hapësira boshe, thote një peshkatar i vjetër.Te jesh i ditur do të thotë të dallosh të vërtetën që duhet të thuhet ,nga ajo që duhet të heshtësh.Po të ishte kjo botë e mirë,nuk do të lindnim duke qarë, ( një shprehje filozofike që lidh, krahason shumë mirë dy gjëra si vështirësitë, pakënaqsitë, ashtu si jeta e rëndë duke u lidhur, sqaruar apo arsyetuar me krahasimin, “e qajtura e foshnjës së sapolindur “. Pra, jeta na fillon me lotë dhe loti është simbol jete. Jetojmë në shtetin…

Lexo më Shumë

Të përkufizosh « territorialisht » popullin shqiptar nuk është diçka e lehtë. Për shembull kur përdorim fjalën « Shtet », i bie të flasim në përgjithësi për shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa kur përdorim fjalën « Komb » nuk flasim më vetëm për shqiptarët brenda territorit të Republikes së Shqipërisë, por edhe për ata/ato që banojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi apo në Greqi. Në kohën e sotme është e zakonshme që të përdoren këto terma « Shtet dhe Komb ». Përdorimi i tyre bëhet për arsye të përjashtimit [1] të 2/3 të tokave shqiptare në 1913 nga Fuqitë e…

Lexo më Shumë

Orhan Murtezani Ne si shqiptarë të Maqedonisë jemi mësuar shpesh që gjatë periudhës së zgjedhjeve të na kaplojnë emocione të shumta, të ndjehemi më patriotë e kombëtarë se kurrë, të bëhemi edhe më gjaknxehtë kundrejt palës maqedonase,  t’i ripërsërisim tregimet edhe bëmat e mëdha të figurave emblematike të luftës e të ekzaltohemi në maksimum për nja dy javë. Ndërkaq, për dallim nga ne, bota e qytetëruar këtë fazë e shfrytëzon për shpjegime të shumta deri në detaje të projekteve, flet për mënyrën si do realizohen ato, nëpër cilat faza do kalojë projekti, si dhe sa do ua lehtësojë jetën qytetarëve,…

Lexo më Shumë

Agim Mamuti Për shkak të arsyeve të ndryshme, personalizimi i udhëheqësive politike është theksuar më shumë se kur, edhe në sistemet parlamentare. Megjithatë, njëkohësisht ekziston ndjenja se koncentrimi i pushtetit në duart e një lideri e dobëson jetëgjatësinë e partisë, e pengon paraqitjen e liderëve alternativë, i përforcon pretendimet oligarkike të kryesisë dhe si pasojë e gjithë kësaj, e “zvogëlon” demokracinë. Në këtë kontekst, partia mundet të akuzohet për abdikimin e autonomisë, funksionimit të sajë, sipas rrugës së “delegimit” të liderit. Gjithashtu edhe lideri mund të akuzohet për “dobësimin” e jetës brenda partiake. Ose, shikuar nga prizmi i kundërt i…

Lexo më Shumë

Ismajl Kurteshi Serbëve të Kosovës menjëherë pas lufte u janë siguruar të gjitha të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare. Gjuha serbe është bërë gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës, përkundër faktit se në Kosovë jetojnë më pak se 5% serbë. Për më tepër, me këtë përqindje të vogël, ata i kanë shkollat në gjuhën e tyre me programe të Serbisë nga çerdhet deri në fakultet. Punësimi i serbëve në institucionet  publike të Kosovës është  jo vetëm në proporcion me përqindjen e banorëve por shpesh përtej kësaj përqindjeje. Serbët e Kosovës në shumë fusha janë të privilegjuar si…

Lexo më Shumë

Besnik Bislimi Neve na është thënë për “Zajednicën” se është OJQ. Unë nuk e di që në historikun modern palët ndërkombëtarisht takohen me muaj dhe arrijnë marrëveshje për një OJQ, e më pas për këtë OJQ definohen kategoritë ligjore, raportet me autoritetet qendrore, linjat e veçanta buxhetore, e të tjera. Vetë dokumentet tregojnë se çfarë peshe ka ky asociacion dhe është në kundërshtim me deklaratat publike të qeveritarëve. “Zajednica” në rrafshin teorik paraqet formën më ekstreme të decentralizimit asimetrik. Decentralizimi asimetrik është një proces gjatë të cilit disa pjesëve brenda territorit u jepen kompetenca të veçanta, përmes së cilave…

Lexo më Shumë

“Ata të cilët besojnë, emigrojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, ata janë me siguri besimtarë të vërtetë. Për ata ka falje dhe shpërblim fisnik.” (EL-ENFÂL,74) Të dashur besimtarë, motra e vëllezër! Institucioni ynë organizoi një event për të shënuar  dhe për ta madhëruar  një nga ngjarjet më thelbësore të Islamit – Hixhretin! Më vitin 622 muslimanët e parë, të udhëhequr nga Pejgamberi s.a.v.s. Muhamedi a.s., do të shpërngulen nga Meka në Medine për të shpëtuar nga perndjekjet dhe keqtrajtimet që po i ushtronin mbi ta banorët e Mekes. Kjo tërheqje taktike do…

Lexo më Shumë