Stacionet matëse në Ministrinë e ambientit dhe planifikimit jetësorë mëngjesin e sotëm kanë regjistruar nivel të lartë të koncentrimit të grimcave PM 10 në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Veles, Koçani, Kavadar dhe Kumanovë. Në Shkup ajri më i ndotur është në Lisiçe me 357.58 mikro gram në metër kub, Rektorat 302.93, Qendër 302.41, Karposh 209.84, Manastir 209.47 , Tetovë 190.62 si dhe Kumanovë 290.84 mikro gram në metër kub.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën do të japin letërnjoftime por vetëm për ata persona që e kanë të humbur apo të dëmtuar letër njoftimin. Njëkohësisht të njëjtën dit do të jepen edhe letërnjoftimet që tani më janë të gatshme. Të dielën më 11.12.2016 zyrat e MPB-së do të punojnë nga ora 07 deri në orën 19 por vetëm për letërnjoftimet.
Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore 20 ditëshe dhe hyri në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Sot, 10 dhjetor do të votojë diaspora, të sëmurët, të burgosurit dhe personat nën arrest. Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Për të votuar në diasporë janë regjistruar 20.573 qytetarë, ndërsa në Listën e posaçme janë regjistruar 230.122 persona, të cilët janë me punë të përkohshme jashtë vendit. Votimi zbatohet edhe për 2.015 persona të burgosur dhe persona në arrest. Do të votojnë edhe 13 të zhvendosur.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli përmes rrjetit social Tuitter u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Përmes një cicërrime tjetër, Bejli i ka garantuar qytetarëve të vendit fshehtësinë e votës. “Mos beso në thashetheme! Vota është e fshehtë, dhe askush nuk mund ta dijë për kë keni votuar”, ka shkruar Bejli.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli përmes rrjetit social Tuitter u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Përmes një cicërrime tjetër, Bejli i ka garantuar qytetarëve të vendit fshehtësinë e votës. “Mos beso në thashetheme! Vota është e fshehtë, dhe askush nuk mund ta dijë për kë keni votuar”, ka shkruar Bejli.
Më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhje parlamentare, ndërsa lidhur me këto zgjedhje ka komentuar edhe ish ambasadori evropian në vend Ervan Fuere. Sipas tij ka ardhur koha për ndryshime në vend mbi gjitha koha për drejtësi. “Ka ardhur koha për ndryshime dhe për rikthimin e demokracisë, por edhe për rikthimin e drejtësisë e cila mungon gjatë kohë në Maqedoni”, ka shkruar Fuere në rrjetin social facebook.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët tubimin përmbyllës e mbajti në qendër të Gostivarit. Kreu i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela, para banorëve të Gostivarit tha se tani është momenti kur duhet të bëhet ndryshim në proceset politike dhe kjo bëhet nëse qytetarët dalin sa më masovikisht për votim të dielën. Sela duke iu drejtuar rinisë shqiptare tha që në botë rinia është ajo e cila i ka bërë ndryshimet e mëdha politike, rinia është ajo që ka rrëzuar regjime, që ka rrëzuar diktatorë dhe mbretëri. Sot, shtoi më tutje Sela është koha për të menduar, vepruar dhe votuar ndryshe.…
VMRO-DPMNE-ja sonte ka qëndruar në Krushevë, nëkuadër të fushatës parazgjedhore. Lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, para banorëve të Krushevës fliste për ulje të papunësisë, për projektet që VMRO-DPMNE i ka realizuar në dekadën e kaluar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe premtoi që do të vazhdojnë kështu edhe mandatin e ardhshëm dhe do t’i rrisin pagat, pensionet dhe ndihmat sociale. Gruevski gjjithashtu paralajmëroi se do të ketë edhe investime të reja në këtë qytet dhe në tërë vendin, raporton SHENJA. “Të dielën populli do të dalë dhe masovikisht do ta përkrahë koalicionin tonë dhe edhe njëherë do të tregojë…
Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë fushatë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se koha e BDI-së ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit. Ai shtoi se më 11 dhjetor me të rrethuar numrin dhjetë, nuk do të votohet për Rilindjen me Besë, por për rikthimin e krenarisë dhe dinjitetit shqiptarë. Duke shtuar se me një gjë të tillë, do t’i tregohet edhe palës maqedonase se gabimisht kanë menduar…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë tubimin përmbyllës të fushatës parazgejdhore e mbajti në Komunën e Gazi Babës. Me këtë rast lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha para të pranishmëve se Gruevski edhe pse kërkon 63 deputetë ai nuk do ketë shansë të merr më shumë se 43 deputetë. Sikur edhe në tubimet e kaluara, Zaev premtoi jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, ndihma sociale prej 12 mijë denarëve, shërim pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe ndër të tjerash ai premtoi jetë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallime etnike, pasi siç tha, kjo është…
Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin përmbyllës e mbajti në sheshin e Tetovës. Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, drejtuar rinisë simpatizuese të kësaj partie tha që ato janë forca motorike dhe forca historike e kësaj partie dhe jo vetëm. Ahmeti më tutje tha se, kjo parti e sheh veten të pakonkurent nga çfardo qoftë force apo lëvizje, kjo parti fitoren e ka të sigurtë, tha Ahmeti, dhe sipas tij, megjithatë do të del më mirë në pah më 11 dhjetor. Ai u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen këtij misioni, fundi i të cilit është padyshim fitorja. Gjithashtu…
Partitë i dhanë fund fushatës parazgjedhore me shumë çështje të hapura dhe shumë premtime afatgjate. Për 20 ditë fushatë, partitë parlamentare prezantuan projekte megalomane dhe mirëqenie sociale për të gjithë qytetarët. Por ekonomia nuk ishte theksi i vetëm që partitë e kishin prezantuar. U premtuan asistenca më të mëdha sociale dhe paga minimale më të larta. Por edhe ndihmë për zhvillimin e biznesit vendor. Studentëve iu dhanë shumë premtime. Njësoj edhe bujqve, profesorëve, pensionistëve dhe gjithë kategorive të tjera me të drejtë vote. Shumica nuk arritën të dalin nga retorika nacionaliste që zakonisht përcjell çdo fushatë. Por të gjithë kishin…

