Author: almakos

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut – Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe SHBA që mbahet në Zagreb në kuadër të kryesimit kroat me Kartën. Pritet në takim, ministrat e Punëve të Jashtme të këmbejnë mendime për gjendjen aktuale politike dhe sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon. Në takimin ministror Republika e Maqedonisë do ta ndërmarrë kryesimin me Kartën e Adriatikut.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikola Gruevski është shfaqur në Gjykatën Penale në Shkup, në gjykimin për rastin e dhunës ndaj kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski. Këtë rast, e hapi Prokuroria Speciale, ku të akuzuar janë kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si dhe ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Më 15 shtator, Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë kundër Gruevskit, Janakieski dhe tre personave të tjerë të cilët akuzohen për urdhërimin e dhunës në Komunën Qendër. Gjithashtu, padi është ngritur edhe për 9 persona të tjerë, të akuzuar se kanë kryer krimin e porositur nga kreu partiak në korrik të vitit 2013.…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë prej zero deri në tetë gradë. Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe ftohtë. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri në gjashtë gradë. Nga e hëna, moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora 03:30 ka ndërprerë një seancën publike ku shqyrtoheshin ankesat nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor, njofton SHENJA. Seanca është paraparë që të vazhdojë sot në mesditë. KSHZ-ja deri më tani ka refuzuar shtatë nga gjithsej tetë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa për ankesën e fundit, është paraparë që një grafolog të bëjë ekspertizë të nënshkrimit të një votueses. KSHZ mbrëmë ka diskutuar edhe për katër nga gjithsej tetë ankesat e LSDM-së, të cilat i refuzoi, ndërsa sot pritet të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave të mbetura. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Po bëhet gjithnjë më e tensionuar atmosfera brenda në KSHZ dhe përpara selisë së saj. Pas një diskutimi të nxehtë përfaqësuesit e KSHZ-së u ngritën nga masa ku po diskutohen në lidhje me ankimimet e LSDM-së dhe BESËS dhe braktisën seancën, Përndryshe afati i fundit për tu vendosur në lidhje me ankimimet ishte deri në mesnatë. Përjashta anëtarë dhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së po vazhdojnë të mbajnë fjalime dhe të dëgjojnë muzikë, ndërsa nuk mungojnë as edhe ofendimet, fyerjet dhe sharjet në drejtim të shqiptarëve./SHENJA/

Lexo më Shumë

Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE para KSHZ-së tha se Zoran Zaev dhe LSDM kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, si askund në botë. “Morën ministër për punë dhe politik sociale, MPB-në, administratën. Fituan ad hoc trup për censurë, si askund në botë, e cila dënonte vetëm një pjesë të mediave. E vendosën censurën në vitin 2016. Ata dënuan media, gazetarë, përshkak medimit ose disa sekonda që treguan”, tha Gjorçev, raporton SHENJA. Ai tha se tetë vite KSHZ-në e ka pasur në dorë LSDM-ja dhe se kanë mundur të kontrollojnë Listën Zgjedhore. “Pikërisht kjo përbërje vërtetoj se sa duhet të jetë ky…

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së Çairit i Lëvizjes BESA,  Bekim Sali, në emisionin “Arena” tha se shqiptarët janë të gatshëm për të pasur kryeministër shqiptar”. Sipas tij shqiptarët çdoherë kanë dëshmuar se janë për bashkëjetesë dhe se punojnë për të mirën e këtij shteti. “Shqiptarët janë të gatshëm të kenë kryeministër shqiptarë. Mund të jetë si një nga kërkesa tona, mirëpo e shihim se te pala maqedonase nuk ka gatishmërie. Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të rrjedhin gjërat. Shqiptarët kanë dëshmuar se gjithmonë janë të gatshëm për bashkëjetesë për stabilitet në vend”, tha Sali. Ndërsa sa i…

Lexo më Shumë

Anëtari i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, në emisionin “Arena”,  tha se ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë për koalicionim, ndërsa shtoi se kryesia qendrore e BESËS, do të mblidhet sonte ku do të jep ofertën e saj për koalicionim. “ Sonte do të caktohen gjitha kërkesat, kushtet, linjat e kuqe në abzë të cilave do të kishim filluar bisedime. Nuk do të presim oferta, por ne do të japim një ofertë se si do të kishin zhvilluar bisedime.” I pyetur se a do të kishin koalicionuar me VMRO-DPMNE-në dhe PDSH-në, Murtezani tha se nuk koalicionojnë me parti  “krerët e të…

Lexo më Shumë

Qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së janë duke protestuar në këto momente përpara objektit të KSHZ-së ku po shqyrtohen ankesat e LSDM-së. Siç raporton gazetari i TV SHENJA-s nga terreni, protestuesit bëjnë thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Ata brohorasin, “Shqiptarët po e caktojnë fatin e Maqedonisë”, “Mjaft i mbrojtët shqiptarët”. Protestuesit gjithashtu kërkojnë “që të mos ju ngelet mundësia shqiptarëve për të vendosur për fatin e Maqedonisë”. Në vendngjarje vërehet numër i madh i forcave policore. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka shkruar në profilin e tij në Facebook tha se me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, as nuk është takuar e as nuk kanë kontaktuar përmes telefonit dhe se në këtë priudhë është i fokusuar në formimin e Qeverisë së re me qëllim realizimin e programit zgjedhor. “Nuk është hera e parë që LSDM po feston kur i humb zgjedhjet. Ajo është e drejtë e tyre, do kisha thënë edhe shprehi. Zaevi është në dëshpërim. Ai ndoshta pret që ata të cilët e mashtruan t’i ndihmojnë, por shumica e qytetarëve votuan dhe vendosën dhe nuk…

Lexo më Shumë

Para pak minutave, dhjetëra aktivistë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së janë tubuar para godinës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në momentin kur anëtarët e KSHZ-së po shqyrtojnë ankimimet e LSDM-së. Ata janë tubuar në një protestë në mbështetje të VMRO-DPMNE-së në rast se KSHZ konstaton parregullsi dhe në rast se i mirret që deputet partisë së Gruevskit. Më herët gjatë ditës rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, u vendosën rrethoja të hekurta, pas paralajmërimeve për protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë KSHZ njërën nga ankesat e LSDM-së e kanë refuzuar, për të dytën presin komisionerët, ndërsa ankesa…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në zgjedhjet e së dielës së kaluar, Ahmeti arriti të fitonte 10 deputet. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Burime pranë Kryeministrisë thanë sot se, linja e Ramës është ajo që është bërë publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm, në funksion të vendosjes së kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeveri që do të krijohet. Liritë, të drejtat dhe detyrimet e shqiptarëve, si…

Lexo më Shumë