NIKOLETA KOVAÇI/ Një ngjarje e rëndë sërish e ka tronditur Shkodrën. Një i ri ka qëlluar me plumb në kokë bashkëjetuesen e vet e më pas i ka dhënë fund jetës me të njëjtën mënyrë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Mark Lula’, ndërsa krismat janë dëgjuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Ndonëse në gjendje kritike për jetën, gruaja ishte me shenja jete, ndërsa autori është konstatuar i pajetë. E plagosura është nisur me shpejtësi drejt spitalit të Shkodrës, që më pas është nisur në drejtim të Tiranës, për shkak të gjendjes së saj mjaft…
Author: almakos
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim është në rënie dhe po ndjek të njëjtën rrugë si ish-subjektet politike shqiptare, si PPD dhe PDSH, të cilat përfunduan në shuarje. “BDI është nisur rrugës së PPD-së dhe PDSH-së dhe subjekteve tjera shqiptare. Prej një lëvizjeje të madhe politike, në përfundim në asgjë, që për shqiptarët nuk është mirë, sepse ne vazhdimisht ballafaqohemi me fillimin nga themeli, asnjëherë me ngritje apo kulm, por vazhdimisht nga themeli. Kjo nuk është rasti te pala maqedonase me VMRO-në dhe LSDM-në, të cilat kanë një kontinuitet të politikave dhe programeve”, deklaroi…
Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj ka reaguar në lidhje me aksionin e RENEA-s, ku u zhvilluan edhe kontrolle në banesën e Bajrit, por ai nuk u gjet. Gazetarja Klodiana Lala lexoi mesazhin e avokatit, që sipas tij nuk ka asnjë provë që e lidh atë me grupet kriminale. “Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal. Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, lexoi gazetarja Lala…
Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe, sipas burimeve të Telegrafit, deri më tani ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash. Sipas informatave të siguruara nga burime të afërta me procesin zgjedhor, Edona Llalloshi pritet të ketë deri në afro 30 mijë vota, një rezultat mbresëlënës për një kandidate që vjen nga fusha e artit dhe kulturës. Rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por një gjë është…
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi Shkodrën ditën e sotme, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe më pas vrau veten. Në emisionin “Open” në News 24, Lala zbuloi se gjendja e Anila Prendushit është kritike dhe se ajo ka marrë një plumb në kokë. Lala u shpreh se kemi të bëjmë me një krim të pastër pasioni, pasi viktima, Kolë Manaj, kishte inskenuar para ngjarjes së sotme vetëvrasje në banesën e tij dhe i kishte…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trupi Menaxhues i IPARD-it, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë nisin një fushatë për informimin e përfituesve të mundshëm mbi mundësitë që ofron instrumenti i ndihmës para-anëtarësuese të Bashkimit Evropian për zhvillimin rural – Programi IPARD. Në kuadër të kësaj fushate, dhe me rastin e shpalljes së fundit të Thirrjes nga Programi IPARD 2021-2027 (IPARD 3) për Masën 1 – Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore, do të organizohen ditë informuese në disa qytete, fshatra dhe vendbanime. Në këto takime,…
Qeveria në mbledhjen e sotme, e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe pas një diskutimi serioz e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë të parashtrojë propozim për shkarkim të prokurorit republikan publik para skadimit të mandatit të tij, të cilin më pas, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva, do ta parashtrojë në Këshillin e prokurorëve publik. “Duke vepruar pas konkludimit që ishte sjellë në mbledhjen e kaluar qeveritare me të cilin e angazhuam Ministrinë e Drejtësisë të ndërmarrë aktivitete lidhur me inicimin e procedurës për shkarkim të Prokurorit publik, Ministria e Drejtësisë e parashtroi…
Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij. Një nga momentet më të ishte përgjigja e tij mbi marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. I pyetur nëse do të hynte sërish në një lidhje me Arbenitën nëse do të mund të kthente kohën pas, Fero befasoi me deklaratën e tij të drejtpërdrejtë: “Jo, kurrë s’do t’i hyja asaj lidhjeje, me gjithë respektin, sepse prej asaj lidhjeje kam një vajzë, por po ta ktheja kohën, s’do i hyja asaj lidhjeje kurrë”. Ndër…
Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik. “Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar – paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lë[ndëve”, kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së…
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë për media ka njoftuar se deri më sot, më 18 shkurt, në orën 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve, ose rreth 1,970 nga 2,533 të votave të kandidatëve për deputetë. Vazhdimi i procesit të numërimit të votave është një moment kritik për stabilitetin dhe transparencën e zgjedhjeve në Kosovë. Elezi ka theksuar se KQZ po punon me intensitet të lartë për të shpallur rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët. Ai ka rikujtuar se ka disa hapa të nevojshme përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare, duke përfshirë numërimin…
Valmir Aziri, ish-sekretari shtetëror i Kulturës, ka realizuar një akt të turpshëm dhe të papranueshëm që e turpëron jo vetëm personalisht, por edhe çdo shqiptar. Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, ai nuk nguroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të mundësuar një mundësi përfitimi personale dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e vlerave që na përcaktojnë si komb. Bashkimi Demokratik për Integrim, që e ka gojën plot me…
Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 po shoqërohen me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të këtij reality shou. Ka qenë së fundmi Xheneta Fetahu e cila po argëtohej në një vend në Prishtinë bashkë me Vullnet Krasniqin. Edhe pse disa prej tyre nuk flasin, ka nga ata që i kemi parë bashkë nëpër rrjete sociale. Dyshja edhe pse në Big Brother kanë pasur përplasje të shumta, shihet se tani kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet. Xheneta këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale, për shkak të rastit me Gjestin. Të njëjtit iu publikua një…