Author: almakos

Mandati i deputetit me vete mbart të drejta dhe obligime. Një nga obligimet e 120 deputetëve të rinj, por edhe deputetëve të cilëve u përfundoi mandati deri më 30 janar, është të parashtrojnë listë anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Ligjit për Kuvendin deputeti është i detyruar brenda një afati prej 30 ditësh nga verifikimi i mandatit të plotësojë listë anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët në Maqedoni zhvillohet kryesisht pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Koçan, Dellçevë, Berovë, Kriva Pallankë, Stracin, Kërçovë, dhe Prilep dhe në qafat malore Mavrovë, Strazhë, Zheleznec, Preskë dhe Bukovë, i cili nuk qëndron në rrugë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet…

Lexo më Shumë

Shtresë më të lartë të dëborës prej 15 centimtrash mëngjesin e sotëm në orën tetë është matur në Mavrovë, nëntë centimetra dëborë ka në Llazaropole, shtatë në Dibër, katër në Tetovë, tre në Pozharan, ndërsa një centimetër në Berovë, Krushevë dhe Vinicë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), më ftohtë mëngjesin e sotëm në orën tetë është në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Gjurishte, ku janë matur minus katër gradë, tre gradë nën zero është në Pozharan dhe Llazaropole, minus dy në Kumanovë, Shkup Petrovec, Vinicë, Berovë dhe Dibër, ndërsa minus një në Topollçan, Krushevë, Shkup, Tetovë, Prilep,… Siç informon DPHM-ja,…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e 22-vjeçarit në burgun e RRogozhinëss, duke e konsideruar si një vetëvrasje të shtetit policesk. Berisha kërkon nga Prokuroria që të zhvillojë hetime për rastin dhe të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës. Postimi i Berishës “Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines! Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla. Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu…

Lexo më Shumë

Vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit të tij si President i Francës, Francois Hollande, do të vizitojë Tiranën me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, i cili po ashtu do të jetë në javët e fundit të tij në krye të Presidencës. Burime zyrtare nga institucioni i Presidentit të Republikës thanë për Top Channel se Hollande pritet të vizitojë Tiranën në datë 3 Mars. Po të njëjtat burime nuk kanë dhënë detaje te tjera, pasi axhenda është ende në diskutim mes dy kabineteve. Por e vetmja gjë që kanë konfirmuar është se veç vizitës me Nishani, Hollande do të takohet…

Lexo më Shumë

Kreu i LIBRA, Ben Blushi përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka ironizuar tri partitë e mëdha, PD-PS-LSI nisur nga zhurma që krijoi nisma e kryeministrit për të organizuar më 2 janar në Tiranë, një mini-koncert të Vjenës me iniciativën e shqiptarit të talentuar Shkëlzen Doli. Sipas Blushit, tre partitë e mëdha u morën vesh për çdo prapësi në këtë vend, po vetëm për qeleshen e Shkëlzen Dolit jo. “Partitë e vjetra që qeverisin nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit. Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakord, për ligjin e Arsimit të Lartë…

Lexo më Shumë

Temperaturat e ulëta kanë sjellë rritje të numrit të pacientëve me simptoma të gripit. Mjekët thonë se bëhet fjalë për një sëmundje virusale të rrezikshme e cila përhapet shumë shpejt, sidomos në ambiente të mbyllura. Sipas tyre, gripi mund të lë edhe pasoja nëse pacientet shërohen në shtëpi dhe nuk bëjnë kontrolle mjekësore. “Me anë të strisheve që kemi bërë nëpërmjet hundës dhe gojës kemi vërtetuar se nuk ekzistojnë bakteriet në këtë sezon por më tepër viruse.  Si preventivë tjetër ndaj pacientëve që i ka kapur sezona e viruseve mund të kenë temperatura të larta që mbrrijnë deri në 40…

Lexo më Shumë

Nuk kemi as edhe një interes më të vogël që të bëhemi pjesë e një qeverie që do të bëhej me politikanë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Revistën SHENJA, në të cilën ka shtuar se ata nuk mund ta marrin barrën e qeverisjes pa diskutim të platformës së tyre RIDEFINIMI si dhe pa qenë transparente dhe e afatizuar ajo marrëveshje. “Në të kundërtën, do ta pranojmë rolin e opozitës dhe mendojmë se edhe nga ai pozicion mund të ndihmojmë shumë. Ju mund ta shihni edhe…

Lexo më Shumë

65 deputetë të përbërjes së kaluar kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për kompensim të pagës, nëse nuk kthehen në vendin e mëparshëm të punës. Sipas ligjit kompensimi i pagës mund të zgjasë deri në 12 muaj.  Ligji për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvend dhe personat tjerë të përzgjedhur dhe të emëruar parasheh që një deputet të mund të realizojë pagë edhe pas ndërprerjes së mandatit në kohëzgjatje deri në një vit edhe atë: tre muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, gjashtë muajt nëse mandati i deputetit ka zgjatur prej gjashtë…

Lexo më Shumë

Analistët politik thonë se formimi i Qeverisë së ardhshme do të kalojë nëpër një proces jo dhe aq të lehtë të negociatave mes partive. Ata janë të ndarë për koalicionet që do të qeverisin vendit, por janë të njëzërit se një koalicion VMRO-DPMNE dhe BDI nuk do të nxirrte vendin nga kriza. Sipas Agim Jonuzit, zgjidhja më e mirë dhe më e kapshme është një “Qeveri e Shpëtimit” me një koalicion të gjerë të partive ose Qeveri ekspertësh. “Nuk ekziston qeveri politike e cila në këtë moment mund të jetë funksionale dhe pa pasoja. Shumë më e sigurt dhe më…

Lexo më Shumë

Nga data 1 janar ka hyrë në fuqi Sistemi i Integruar Tarifor i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat.  Ky ligj i detyron të gjithë shfrytëzuesit e transportit publik të pajisen me kartelë elektronike, gjatë udhëtimit me to. Mirëpo, qytetarët shprehen tejet të revoltuar për miratimin e këtij ligji, sepse i detyron atа, nëpër këto temperatura të ulëta të presin para sporteleve për të nxjerrë kartela. Gjithashtu ju pengon fakti që ata nuk mund të paguajnë biletë vetëm për një udhëtim, por duhet që patjetër të paguаjnë së paku për 5 udhëtime. “Prej orës tetë po presim…

Lexo më Shumë

E shtunë, 7 janar 2017, dita e parë e Krishtlindjeve, sipas kalendarit ortodoks, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria, njëkohësisht, ua uron Krishtlindjen, qytetarëve të fesë ortodokse

Lexo më Shumë