Author: almakos

Kryeqytetit të Belgjikës, Brukselit, do i shtohet zyra e ambasadës së Shqipërisë. Vendimi u miratua nga mbledhja e Këshillit të Ministrave paraditen e sotme. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. NJOFTIMI HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit…

Lexo më Shumë

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lexo më Shumë

 Qeveria sot ka nënshkruar Marrëveshje me kompaninë EKOTIP Maqedoni për dhurimin e 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit në vlerë prej një milion euro. Siç u theksua në ceremoninë e nënshkrimit, është paraparë që këto pajisje të shpërndahen nëpër spitale, kopshte, shkolla dhe institucione tjera publike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe. Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në fushën e aerofiltrimit, ndërsa në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të konsiderueshëm të sistemeve të avancuara nga ky prodhues i njohur gjerman për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro. Marrëveshjen për pastruesin e ajrit e nënshkruan sekretari i…

Lexo më Shumë

Një aksion si nëpër filma ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Foto nga arkivat Mësohet se efektivët e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar një automjeti. Por, shoferi i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi. Forcat Shqiponja dhe FNSH janë vënë në ndjekje të tij, por shoferi ka mundur që të arratiset duke u kaluar në rrugën e vjetër të Panajas, e më pas ka dalë nga qytetit i Vlorës për t’u larguar drejt Fierit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë i armatosur.

Lexo më Shumë

Reagim i BDI-së Është për të ardhur keq që VLEN po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore. Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti. Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një…

Lexo më Shumë

Livia Brunga është në televotim të kësaj jave së bashku me Loredana Bratin. Kjo pas një nominimi që iu bë kokë me kokë nga opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Pas spektaklit, ajo duket se pati përplasje me disa prej tyre, veçanërisht me grupin e saj ku përfshihen: Rozana Radi, Egli Tako dhe Gjesti. Livia shprehet se u ndje e vetme dhe se nuk e kanë mbrojtur në asnjë moment si dhe mendon që ata e duan jashtë. Në një moment, ajo u përlot teksa i kërkoi Eglit që të largohej e të bashkohej me Gjestin. Veç kësaj, përplasje të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënohet në kryeqytet, ku një punonjës policie i burgjeve është gjendur pa shenja jete në banesën e tij paraditen e sotme. Sipas informacionit paraprak të policisë, 48 vjeçari, Genci Aliaj, është vetëvrarë me armë zjarri, tip pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ndërsa polici Aliaj, rreth 48 vjeç, punonte tek burgu 313. “Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, informon policia.

Lexo më Shumë

Xheneta është emri më i kërkuar në rrjet dhe kjo për shkak se trazoj ujërat me raportin e saj me Gjestin. Ndonëse dyshja kanë ndarë rrugët e dashurisë, Xheneta siç duket nuk po heq dorë. Ndjekësit kanë vënë në pah se në një imazh të saj në instagram shihet Gjesti mbrapa, shkruan Kosovarja. Pse nuk e hoqi këtë foto kjo e fundit, apo është rastësi fati?

Lexo më Shumë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtaren e Shkodrës Arta Llazari. Për gjyqtaren e Shkodrës janë depozituar pranë ILD-së 11 ankesa për mospërmbushjen e rregullt të detyrës. Gjatë ditës së sotme, gjyqtarja e Arta Llazari po përballet në Këshillin e Lartë të Gjyqësor me hetimet e realizuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Për gjyqtaren Arta Llazari, emisioni Vetting në News24 ka publikuar dëshmitë e qytetarëve, të cilët janë zvarritur dyerve të gjykatave për të marrë drejtësi për pronat e tyre që i disponojnë me dokumente të ligjshme, ndërkohë që janë mbajtur të bllokuara…

Lexo më Shumë

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi teksa ishte duke punuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Burime për News 24 bëjnë me dije se viktima është 35 vjeçari Ylli Xhaferri. Ngjarja ka ndodhur në banesën e fshatit Mazhe e Madhe, i cili teksa po punonte ra në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por pa shenja jete. Nuk dihen ende rrethanat se si ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se 35 vjeçari është baba i 3 fëmijëve.

Lexo më Shumë

Prokurori i Përgjithshëm ka miratuar udhëzimin për “Masat administrative dhe procedurale para dhe pas zgjedhjeve”. Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin  demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre. Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025. Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorë dhe oficerë…

Lexo më Shumë

PD-ja përmes koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliut, përmes një deklarate për mediat ngriti dje një sërë akuzash mbi një zinxhir vendimesh të dyshimta, që lidhen me emërimet dhe shkarkimet në sektorin energjetik. Në qendër të kësaj skeme përmendet emri i Erind Sulos, i cili u emërua drejtor dhe administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) më 13 mars 2024, për t’u shkarkuar vetëm katër muaj më vonë pa një motivacion të qartë. Balliu argumenton se ky largim mund të ketë lidhje me ngjarjen e bujshme të arrestimit të Fredi Belerit dhe rolin e zyrtarëve të lartë në kurdisjen e çështjes…

Lexo më Shumë