Author: almakos

Lojë e re politike për zgjedhje të reja parlamentare, apo vazhdim i lojës së deritanishme për minimizimin e të drejtave që duhet të fitojnë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Kjo është dilema e analistëve politik lidhur me shkëmbimet e komunikatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Analisti Xhelal Neziri thotë se kjo përplasje në shikim të parë duket si një tendencë e BDI-së për t’u shkëputur nga VMRO, por ai kujton se lidhjet e deritanishme të dy partive e bëjnë të vështirë këtë. Dyshimi i dytë dhe më serioz, sipas Nezirit është skenari për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare përmes të…

Lexo më Shumë

Të rinjtë e Lëvizjes Besë kanë mbajtur sot një aktivitet ironizues, në të cilën kësaj radhe protagonistë ishim anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi dhe Bedredin Ibrahimi. Ata kanë “nderuar” me çmimin “Heroi na VMRO”, dy anëtarët e KShZ-së për, siç thanë ata “kontributin që kanë dhënë këta dy persona në mbrojtje të VMRO-së”. Kryetari i i Forumit Rinor të kësaj partie, Daim Luçi, gjatë këtij aktiviteti, tha se “Muzeut të VMRO-së“Ali Ahmeti”, siç e ka quajtur ai, ia falin edhe dy artefakte shumë të rëndësishme për këtë muze dhe, në përgjithësi, për historinë e VMRO-së. “Kështu, për…

Lexo më Shumë

Dhjetë ditë pas reshjeve të para, bora ende mban peng shumë rrugë e Tetovës. Në qendër të qytetit trotuaret janë thuajse të pakalueshme, me akuj, borë dhe pellgje uji, ndërsa vetëm 500 metër larg qendrës bora vazhdon të qëndrojë jo vetëm në trotuare por edhe në rrugët kryesore. Të papastruara janë edhe hyrjet para dhe përreth institucioneve të rëndësishme, ndërsa në gjendje më të rëndë është rruga dhe oborri i Qendrës për Kulturë. As rrugët përreth të cilat frekuentohen nga mijëra banorë nuk janë në gjendje më të mirë. Pastrimi i rrugëve lokale dhe bulevardeve të qytetit janë në kompetencë…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA përpara Muzeut të VMRO-së, ka “nderuar” me çmimin “Heroi në VMRO”, Subhi Jakupin dhe Bedredin Ibrahimin për, siç thanë ata “kontributin që kanë dhënë këta dy persona në mbrojtje të VMRFO-së”. Ja dhe njoftimi i plotë: Jemi sot këtu, para Muzeut të VMRO-së“Ali Ahmeti”, të cilin e patëm emërtuar ashtu para do kohe, që këtij institucioni kulturor t’ia falim edhe dy artefakte shumë të rëndësishme për këtë muze dhe, në përgjithësi, për historinë e VMRO-së” Kështu, për shkak të kontributit të madh në mbrojtjen e VMRO-së, të Nikolla Gruevskit, Johan Tarçullovskit dhe të Sasho Mijallkovit,…

Lexo më Shumë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame. Në këtë nismë kërkohet që të ngrihet një komision i cili të zbardhë faktet dhe rrethanat për masakrën që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PDIU-së znj.Mesila Doda u shpreh se do të zbardhet masakra që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944-të. “Nisma e PDIU-së është depozituar që në datën 20 dhjetor të 2016-s. Kjo nismë ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni të…

Lexo më Shumë

Deputeti socialist Ulsi Manja e ka konsideruar antiligjor nismën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për të emëruar zv/ kryeprokuror. Manja tha se kjo detyrë nuk i takon Lallës. Sipas deputetit socialist, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet nga Adriatik Llalla i cili ka funksione të limituara që e kufizojnë vetëm në emërimin e përkohshëm të magjistratëve. Sipas Manjës Prokurori i ri është ai që sipas parashikimit ligjor ka tagrin të zgjedhë zëvendës prokurorin. Deputeti socialist ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vonimin e zbardhjes së Vettingut duke thënë se nuk e kupton pse nuk po…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Speciale Publike kanë informuar se në fund të muajit të kaluar kanë marrë dokumentacione nga Arkivi Shtetëror. Sipas tyre bëhet fjalë për lëndë në procedurë parahetimore dhe se nuk mund të japin më tepër informacione në lidhje me dokumentacionet e marra. Ata informojnë se dokumentet janë marrë në përputhshmëri me procedurën ligjore pa pasur arrestime. Sipas disa informacioneve jo zyrtare që qarkulluan nëpër media bëhet fjalë për dokumente që kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”. Për këtë projekt deri më tani janë shpenzuar 670 milionë euro, ndërsa janë ndërtuar 136 objekte, ndërtesa, fasada, përmendore, rrotë panoramike, ura,…

Lexo më Shumë

Testimi ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve nga vitet e kaluara në arsimin e mesëm do të bëhet nga 30 janari deri në 3 shkurt të këtij viti, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve. Sipas MASH, testimi ekstern është në periudhën në pajtim  me vendimin për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve, me të cilin semestri i dytë i vitit shkollor 2016/2017 duhet që të fillojë më 23 të këtij muaji.

Lexo më Shumë

Zonat e varfra të Pukës në mjerim të plotë nga izolimi prej motit. Salianji takohet me banorët që denoncojnë braktisjen totale nga qeveria. Puka dhe fshatrat e saj janë nga zonat më të varfëria e të papuna të vendit, por njëkohësisht me të goditurat nga moti i acartë i këtyre ditëve. Shumë familje në zona të thella, dhe njësi të tëra kanë mbetur të izoluara, pa drita, pa ngrohje, në krizë edhe për ushqime.  Ndërhyrjet e qeverisë kanë munguar totalisht, dhe prezenca e tyre ka qenë vetëm për propagandë. Njerëzit në Pukë e dinë se edhe ato pak ndihma që…

Lexo më Shumë

Më së shumti dëborë ka në Lazaropole, 49 cm, 31 cm në Pozharane, 25 në Topollçan dhe në Manastir, 24 në Gjurishte, 23 në Tetovë, 18 në Krushevë. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),  temperaturë më e ulët në mëngjes në orën tetë është matur në Shkup, minus 12 gradë Celsius, pas së cilës vijojnë Strumica me -9, – 8 në Petrovec, -5 në Tetovë, -3 në Pozharane, -2 në Gjurishte, Kumanovë, Lazaropole dhe Prilep, -1 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 0 gradë Celsius në Manastir dhe Krushevë,… DPHM kumtoi se paradite kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit…

Lexo më Shumë

Sot na pret mot me të reshura të shiut pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa në male do të bie borë, me çka mbulesa e borës do të rritet për 10 deri 20 centimetra. Në fushëgropën e Shkupit priten të reshurat të jenë kryesisht të shiut, ndërsa do të ketë kushte që në disa vende të ketë paraqitje të shiut të ngrirë. Të dielën, sipas DPHM, do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Nga mesi i javës në vendet më të ulëta, posaçërisht…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër ankesave të qytetarëve, akoma nuk dihet nëse do të rikthehet ose jo qarkullimi i dy linjave të transportit publik me numër 9 dhe 19, linja këto të cilat konsiderohen si më të frekuentuarat në Qytetin e Shkupit.  Nga Qyteti i Shkupit thanë për televizionin Shenja, se një çështje e tillë do të shqyrtohet në seancat e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. “Për ndryshimin eventual të orarit të caktuar vendos Këshilli i Qytetit të Shkupit. Orari i tanishëm është miratuar gjithashtu në seancën e Qytetit të Shkupit, në të cilin nuk kishte vërejtje në lidhje me orarin…

Lexo më Shumë