Author: almakos

Bekir HALIMI Të gjithë një kohë të gjatë jetojmë në ankthe me këtë ndotje marramendëse të ajrit në Tetovë dhe Shkup dhe tua them të drejtën edhe vet e ndjejmë më në hundët dhe rrobat tona. Mbrëmë dola të eci me bashkëshorten time edhe për të kaluar çaste bashkë, për të biseduar por edhe për të bërë një lloj aktiviteti sportiv, në kthim në shtëpi hunda na ishte mbushur me erë tymi dhe rrobat gjithashtu. Kjo dëshirë për kalim të këtyre çasteve bashkë në aktivitet të dobishëm për shëndetin tonë na u shndërrua në frikë nga ky ajër i ndotur…

Lexo më Shumë

Kur njeriu i përcjell zhvillimet politike në Kosovë, sidomos në gjysmën e dytë të këtij viti, brenda e jashtë Kuvendit e ka të vështirë  t’i kuptoj këta njerëz që janë gjetur në krye të shtetit! Prej nga gatishmëria për të biseduar me armikun më të cilin i ndajnë lumej gjakut, e në anën tjetër, mos interesimi për tu ulur në tryezën e bisedimeve me njerëzit që flasin të njëjtën gjuhë dhe më të cilët nuk kanë as pika gjaku në mes?! Kjo vërtetë na bënë sui generissi, si njerëz, si politikë e si institucione.   Kur njeriu bënë edhe analiza…

Lexo më Shumë

  Pejgamberi Muhamed s.a.v.s. i kish pyetur Ashabët : “A dëshironi t’ju tregoj kush janë njerëzit më të këqinjë ? Më të këqinjtë janë ata që shkaktojnë ndasi dhe grindje mes atyre që duhen; janë ata të cilët i bartin fjalët e huaja, shpifin dhe i hulumtojnë të metat e njerëzve të ndershëm” (hadith) Ulemaja islame ju përgjegjet shpifjeve dhe radikalizmit me Kur’anin e Shenjtë, e bindur se dëshira e Allahut që është përcjellur te ne përmes fjalës së Tij, nuk ka alternativë. I vetëdijshëm se Islami i është shpallur njerëzimit për të gjitha kohët dhe vlenë për të gjithë njerëzit,…

Lexo më Shumë

Sejid Emin/Time Balkan Pas shkeljes së hapësirës ajrore Turken, në bazë të rregullores adekuate, dy aeroplanë F-16 të Forcave Ushtarake Turke goditën aeroplanin Rus. Që nga ajo ditë kur filloi kriza Turko-Ruse, çdo ditë e më tutje po merr dimensione të ndryshme. Ashtu sikurse në çdo kënd të botës, kjo krizë reflektoi edhe në Ballkan. Disa qarqe pro ruse në Ballkan u përpoqën ta konceptojnë këtë krizë të zhytur në ndjenja romanticizmi. Pas një aktivizimi të makinerisë propaganduese ruse, qarqet e tilla hareshëm përdornin shprehje fajësimi ndaj Turqisë në mediat sociale. Ueb portali Time Ballkan duke i përcjellë për…

Lexo më Shumë

Selam BAJRAMI/ Në pritje të një përgjigjje ose demantimi të Letrës së Hapur të lëshuar me 27. 10. 2015 kaluan më shum se pesë javë! Diletanti vazhdon me heshtjen, nuk lajmërohet. Unë as që kam shpresuar në një reagim sepse e di natyrën e veprimit të Tridemit Psikopat. Bota e tyre është Errësira! Ndërsa unë do të vazhoj me rrëfimin tim ashtu si premtova në fillim . Diletant, ti nuk e ke guximin të ballafaqohesh me realitetin, bota jote është gënjeshtra dhe i tillë do të përfundosh. Shishja t’u thye në dorë nga naiviteti yt, sepse paske bërë marrëveshje me…

Lexo më Shumë

Muhedin BRAVA Tashmë është krijuar një praktikë shumë e rrezikshme: të rinjtë tanë nuk mendojnë për asgjë tjetër pos për t’u punësuar në administratë shtetërore. Dhe jo rastësisht për disa dhjetëra vende punë, konkurrojnë edhe mbi 10 mijë të rinj. Pra, lindin mbi 10 mijë shpresa, të cilët në çast bëhen mbi 10 mijë dëshpërime Barometri i mirëqenies në Maqedoni, e sidomos i mirëqenies së shqiptarëve është Çarshia e Shkupit. Nëse kjo për dikë tingëllon si “gënjeshtër”, atëherë të vërtetën mund ta gjejë vetëm në Çarshinë e Shkupit, në veçanti te zejtarët. Të gjithë ata (përfaqësuesit e partive në pushtet)…

Lexo më Shumë

Zeqirija IBRAHIMI Ishte viti 1972. Presidenti amerikan Richard Nixon e vizitoi Kinën, ku u prit nga kryetari kinez Mao Ce Dun. Ky lajm e tronditi Enver Hoxhën. Pas kësaj filloi ftohja e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, derisa ato u ndërprenë përfundimisht më 1978. Dhe, pas kësaj prishjeje marrëdhëniesh, ndonëse shqiptarët pranonin nga Kina ndihmat që e mbanin gjallë Shqipërinë, ata brohorisnin “Vdekje revizionizmit, Enver Hoxha flamur i revolucionit”. Ndërsa e vërteta ishte se Shqipëria dhe populli i saj pikërisht në atë kohë e ndjenë më shumë se kurrë mungesën e bukës. Por, aty ishte Enver Hoxha t’i qetësojë e t’u thotë se:…

Lexo më Shumë

 H.Sulejman ef. Rexhepi “ Jeto sa të duash, ti je i vdekur. Duaj kë të duash, një ditë do të largohesh medoemos nga ai. Tubo pasuri sa të duash, çdo gjë që posedon i takon dheut. Bën çfarë të duash, vepra yte është bashkëudhëtari yt i vetëm”( hadith kudsij) Këtyre ditëve u nda nga jeta bashkudhëtarja ime për dyzet e më shumë vjetë nëpër sfidat e jetës. Allahu jep jetë dhe Allahu e merr atë kur të dojë.Kujtimet mbeten përherë  ndërsa nënshtrimi përpara ligjit të Krijuesit është fakti që dëshmon besimin. Kështu i tejkalojmë ne dhembjen dhe hidhërimin. Por, kur…

Lexo më Shumë

NË DEMOKRACI LIGJI QËNDRON MBI TË GJITHË NË KOSOVË DIKATATI POLITIK SOLLI DIKTATURËN POLICORE Dje, në orët e pasdites, mediet i shkruan një hapësirë të konsiderueshme deklaratës së Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruari O’Connell. Sipas medieve z. O’Connel kishte deklaruar se  “Në shtetet demokratike, deputetët që shkelin ligjin, paraqiten vet në polici”. Me ketë konstatim të tij pajtohem plotësisht, pasi kështu do të duhej të ndodhte në një shtet normal demokratik. Madje edhe në një shtet jo demokratik siç është ky i yni, deputetët  do të duhej të shkonin në Prokurori edhe kur ajo është e…

Lexo më Shumë

Besa KADRIU Parë në dimenzione më gjithpërfshirëse, po të vështrojmë situatën politike aktuale në Maqedoni me teknologjinë e fundit e njohur si “Droni-Politik” do të detektonim disa probleme që do të na bënin të kuptonim se situata dhe përvoja jonë politike nuk dallon shumë nga trazirat që sot kanë kapluar politikën ndërkombëtare. Dallon në mënyrën e manifestimit të saj dhe gjenezën e problemit e cila mund të jetë e një plani tjetër. Nëse do të pretendonim të bënim një studim të një natyre më të thellë të kësaj problematike, atëherë shohim se përderisa aktorët politik në botën mbarë mundohen  të…

Lexo më Shumë

 Ramadan RAMADANI Një personalitet i lartë i partisë qeveritare shqiptare në Maqedoni; i BDI-së, para disa muajve në një pranim solemn me rastin e një date kombëtare të një shteti mik në bisedë e sipër më thumbonte që t’i përgjigjem se pse vallë këto partitë dhe iniciativat e reja nuk bashkohen?! Ta them të drejtën atëbotë u ndjeva i komplimentuar se pse zgjodhi që nga unë të dëshironte të mësojë këtë gjë pasi përveç dozës së sarkazmës dhe thumbimit në pyetjen e tij qartë shihej edhe kureshtja që mos kështu edhe do dinte shkakun e gjithë asaj që ndodhi apo…

Lexo më Shumë

Shefi MAMUTI Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur në tremujorshin e tretë të vitit 2015, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 3,3 % dhe ka vlerën e 6 081 lindjeve. Numri i personave të vdekur në tremujorshin e tretë të vitit 2015 është rritur me 0,5 % në krahasim me tremujorshin e vitit të kaluar dhe kap cifrën e 4 514 personave, prej të cilëve 41 janë foshnje të vdekura. Nga këto të dhëna na del edhe shtimi natyror, i cili për këtë periudhë ka vlerën 1…

Lexo më Shumë