Pas një viti qeverisjeje, pa kurrfarë hezitimi mund të thuhet se Qeveria e Mustafës ishte vazhdimësi e keqqeverisjes së kaluar, madje shumëfish më e rëndë kur në udhëheqje të institucioneve të vendit janë dy subjektet që janë përgjegjëse për degradimin 16 vjeçar të vendit. Viti 2016 Kosovën e gjeti me probleme të mëdha pothuajse në secilin drejtim. Nga varfëria ekstreme e qytetarëve tanë, në papunësi të lartë, me kapje dhe mungesë të drejtësisë, sundim të “të fortëve”, me arsim e shëndetësi të dobët, me klientelizëm të gjithçkaje (vetëm tash së fundi të Gjykatës Kushtetuese, AKP, ARKEP, ZRrE), me thellim të…
Author: almakos
Ramadan RAMADANI Partitë opozitare ndër shqiptarë në Maqedoni si duken vuajnë nga i njëjti sindrom present tek shumë shqiptarë e që ua pamundëson atyre ortakllëkun dhe në saje të saj zmadhimin dhe ritjen. Ashtu shumë shqiptarë, biznismenë dhe të tjerë, së paku në Maqedoni, janë të mirë dhe të suksesshëm me punë në vete, por ata nuk bëjnë bashkërendim, kooperim apo korporacione dhe ortakëri që të njëjtat suksese ti rrisin dhe zmadhojnë. Sigurisht që duhet shumë vrrojtime për të analizuar këtë dukuri shoqërore aq prezente, por ka shumë të dhëna dhe përvoja që tregojnë se vendimtare për këtë pamundësim të…
“Marrëveshja e Shkupit garanton, me firmën e katër liderëve dhe prezencën e ndërkombëtarëve, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjët ku përfshihen marrëdhëniet edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, çështjen e emrit dhe memorandumin me Bullgarinë për fqinjësi të mirë si dhe integrimin euro-atlantik. Pa shqiptarët, Marrëveshja nuk bëhej…”, thotë mes tjerash Ahmeti. Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën ekskluzive për numrin e Vitit të Ri të gazetës KOHA, flet për gjenezën e krizës politike që ka mbërthyer vendin, obligimet e Marrëveshjes së qershorit-korrikut që duhet përfunduar, ndër- sa thekson se nuk ka nevojë për shtyrjen e datës…
Ramadan RAMADANI Mjafton edhe nëse ky shkrim mbetet vetëm përkujtim për diasporën shqiptare nga Maqedonia që pasi u caktua data e zgjedhjeve që tash sa është më lirë të rezervojnë ardhjet e tyre për 24 Prill dhe ditët paraprake, që me votën e tyre të japin kontributin direkt duke votuar në ndryshimin që duhet të ndodh në Maqedoni. Kjo ardhje përveç se një kontribut i tyre i vyeshëm dhe direkt mund të jet frymëzim për dalje sa ma masive në votime, e që tani duket si parakusht për shembjen e hiles qeverisëse që mbështetet edhe në daljen e vogël të…
Sa herë që ndërrimi i viteve troket në derë, gjithnjë më kujtohet një poezi e Xhevahir Spahiut, diku në fillim të viteve ’90–të. Një poezi me pak fjalë që thoshte: Ky vit që shkoi, ish i zi/ Ky vit që vjen/ në mos i bardhë/ të paktën qoftë gri! Përtej fatalitetit të kohës kur u shkruajt poezia që ndërthente shumë pikëpyetje, gjithnjë më ka pëlqyer ajo për shpresën e përmbajtur që ka brenda saj. Si ishte viti që shkoi, ka mundësi të pyesë gjithkush veten e tij? Përtej eksperiencave dhe emocioneve personale, padyshim që nuk ishte një vit i mirë.…
Ramadan RAMADANI Përkundër asaj se data e zgjedhjeve nuk u shtye së paku për aq sa u shtyen disa nga zgjidhjet e dala nga Marrëveshja e Përzhinos e as se pasi përskaj krejt ndryshimeve nuk ndryshuan edhe njësitë zgjedhore dhe mbetën të ndara ashtu siç ishin, në dëm të përfaqësimit politik shqiptar, sërish mendoj se kjo mund të jetë pranverë vendimtare për një ndryshim në dobi të përmirësimit të përfaqësimit politik. 1. Me zbulimin e përgjimeve u dëshmuan shumë keqpërdorime dhe tradhti që ndonëse më parë diheshin ose vetëm ndjeheshin tani qytetarët kishin rastin ti ndëgjojnë vetë. 2. Zbulimi më…
Ramadan RAMADANI Pasi vërejta se disa herë edhe nga ana e votuesve dhe opinionbërësve që në parim janë neutral dhe të atyre që me definicion duhet të jenë neutral: mediave, u përdor sintagma “partitë e vogla” për karakterizimin e iniciativave politike, të reja dhe të vjetra, opozitare shqiptare në vend më duket se nevojitet një sqarim se pse kjo gjë është gabim: 1. Vogëlsia është atribut që shënon matje dhe si i tillë nuk shkon për ata që janë ende të pa matur si Uniteti, Besa dhe LR-PDSH në votime dhe as për RDK që nuk i ka pranu rezultatet…
Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot. Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë…
Ramadan RAMADANI Pasi mendoj se ky vit 2016 mund të sjellë ndryshime vendimtare për qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi dhe për shqiptarët e këtuhit në veçanti dhe ndiej obligim moral të jap kontributin tim që ky ndryshim të jetë një përmirësim, me aq sa dij dhe aq sa kam, pra me fjalë dhe kontribut publik, dua të nis një serial të shkrimeve në të cilën dua të përmbledh mendimet e mia dhe të njëjtat ti ndaj me opinionin. Duke mos dashur të flas për veten, por duke dashur që këto fjalë të arrijnë sa më shumë në bereqet dhe qartësi…
Shkruan H. Sulejman ef. Rexhepi Pejgamberi Muhamed a.s. ka thënë “Arabi nuk ka përparësi ndaj jo Arabit, si edhe jo Arabi ndaj Arabit. Njeriu i bardhë nuk ka përparësi ndaj njeriut të zi dhe as i ziu ndaj të bardhit. Të gjithë ju jeni bijtë e Ademit, e Ademi është krijuar nga dheu” Botën dhe njerëzimin nuk mund ta shkatërrojë askush duke vrarë njerëz sepse njerëzit sërish lindin dhe e zënë vendin e të vrarëve. Budallallëku mund të shkatërrojë vetëm individë por jo edhe një shoqëri të tërë. Mund të vriten njëqind njerëz në Paris, njëqind të tjerë në Turqi,…
Nga Jess Baily Liria fetare është faktor integral në jetën amerikane, dhe ka qenë e tillë që nga themelimi i kombit tonë. E vërteta është që shumë prej vendbanimeve evropiane në Amerikë përbëheshin prej individëve dhe familjeve që kishin ikur për shkak të përndjekjeve fetare. Nuk ështëpër t’u habitur që kjo e drejtë fundamentale është “liria e parë” e gdhendur nëKartën e të Drejtave të Kushtetutës tonë. Komponentë themelore e lirisë fetare është e drejta e njerëzve të të gjitha besimeve që plotësisht të marrin pjesë në shoqëri, pa u ballafaquar me diskriminim për shkak tëfesësë tyre. Pluralizmi fetar është…
Në ketë shkrim, nuk do të komentoj me fjalë të mija (veç aty ku është e domosdoshme), vetëm dëshiroj të bëjë krahasime në mes shkeljeve të Kushtetutës që i janë bërë nga dy Presidentet e dorëhequr dhe shkeljeve kushtetuese që janë bërë në Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 nga Kryeministri i Kosovës, e cila vështirë që mund të trajtohet si akt administrativ. Ndoshta ketë më mirë e kontestoi anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu i cili tregoi profesionalizëm të lartë, kur e ndau mendimin e tij nga anëtaret e tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë,…