Investigimi/ Spartak Kovaçi ish-drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij. Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvëndësuar atë më Gerald Dautajn. Por ndonëse u largua nga drejtimi i Ujësjellësit, zoti Kovaçi nuk është larguar nga përfitimi i tenderave…
Author: almakos
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri tash e sa javë po shijon një romancë dashurie me modelen turke Sezen Cifcioglu. Interpretuesi i shumë hiteve nuk po nguron të shpërndajë në rrjetet sociale momente të veçanta përkrah saj. Sezen në profilin e saj ka video e foto të ndryshme, dhe në secilën duket më e “nxehtë” se në tjetrën.
Një aksident i frikshëm është shënuar këtë të mërkurë mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Një automjet tip benz i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë në trotuar duke thyer 2 pemë, dëmtuar një shtyllë ndriçimi. Si pasojë e thyerjes së pemës është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se automjeti që vinte nga lagjja e re e qytetit në drejtim të lagjes së vjetër, ka humbur kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe ka goditur fillimisht dy pemët dhe më pas shtyllën elektrike e…
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, tha se paraardhësi i tij Artan Grubi, i cili është arratisur nga drejtësia në vend, është në kontakt të vazhdueshëm me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe kjo sipas tij, vërehet nga mënyra e funksionimit të partisë dhe mediave të afërta me të. “Flitet që është nga Shqipëria. Mendoj që është në kontakt të vazhdueshëm me liderin dhe udhëheqësinë e BDI-së. E shoh, ende janë në ndikimin e tij. Kjo shihet edhe në media, edhe në portale, edhe në kumtesa. Ai ka ikur por pasojat e tij janë evidente dhe…
Pas më shumë se 13 vjet një vajzë nga Shuto Orizarja e Shkupit pajiset me dokumente, gjegjësisht vjen nga Vërtetimi nga libri amë i të lindurve dhe me këtë bëhet e dukshme për institucionet dhe pandërprerë t’i realizojë të drejtat e saj dhe të regjistrohet në shkollë. Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në konferencë për media tregon se ky nuk është rast i izoluar dhe ju bën thirrje institucioneve që të animohen dhe ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm” të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore në vitin 2021. Edhe pse për zgjidhjen e problemit…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi të veçantë nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, në përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës. Ky mesazh urimi reflekton marrëdhëniet historike dhe miqësore mes Kosovës dhe Kroacisë, duke nënvizuar vendosmërinë për të forcuar bashkëpunimin midis dy shteteve. Presidenti Milanoviq, në këtë rast, ka shfaqur përkushtimin e Kroacisë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Presidenti kroat ka theksuar rëndësinë e këtij përvjetori jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin dhe paqen në të gjithë Ballkanin. Në një kohë kur shqetësimet për sigurinë janë…
Kryeqytetit të Belgjikës, Brukselit, do i shtohet zyra e ambasadës së Shqipërisë. Vendimi u miratua nga mbledhja e Këshillit të Ministrave paraditen e sotme. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. NJOFTIMI HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit…
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Qeveria sot ka nënshkruar Marrëveshje me kompaninë EKOTIP Maqedoni për dhurimin e 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit në vlerë prej një milion euro. Siç u theksua në ceremoninë e nënshkrimit, është paraparë që këto pajisje të shpërndahen nëpër spitale, kopshte, shkolla dhe institucione tjera publike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe. Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në fushën e aerofiltrimit, ndërsa në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të konsiderueshëm të sistemeve të avancuara nga ky prodhues i njohur gjerman për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro. Marrëveshjen për pastruesin e ajrit e nënshkruan sekretari i…
Një aksion si nëpër filma ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Foto nga arkivat Mësohet se efektivët e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar një automjeti. Por, shoferi i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi. Forcat Shqiponja dhe FNSH janë vënë në ndjekje të tij, por shoferi ka mundur që të arratiset duke u kaluar në rrugën e vjetër të Panajas, e më pas ka dalë nga qytetit i Vlorës për t’u larguar drejt Fierit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë i armatosur.
Reagim i BDI-së Është për të ardhur keq që VLEN po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore. Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti. Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një…
Livia Brunga është në televotim të kësaj jave së bashku me Loredana Bratin. Kjo pas një nominimi që iu bë kokë me kokë nga opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Pas spektaklit, ajo duket se pati përplasje me disa prej tyre, veçanërisht me grupin e saj ku përfshihen: Rozana Radi, Egli Tako dhe Gjesti. Livia shprehet se u ndje e vetme dhe se nuk e kanë mbrojtur në asnjë moment si dhe mendon që ata e duan jashtë. Në një moment, ajo u përlot teksa i kërkoi Eglit që të largohej e të bashkohej me Gjestin. Veç kësaj, përplasje të…