Author: almakos

Është djegur një automobil “Ford fokus” në lagjen e Shkupit “11 Tetori”, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete tjera. Shërbimi i zjarrfikësve e ka shuar zjarrin, ndërsa nga aksidenti, nuk ka persona të lënduar. Arsyet për zjarrin nuk janë të njohura. Sipas dëshmitarëve okularë, automobili ka punuar dhe përnjëherë është djegur.

Lexo më Shumë

Të përballur me borën e cila në masë të madhe ka paralizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe me mosangazhimin e institucioneve për të mirëmbajtur dhe pastruar hapësirat e frekuentuara, esnafët e Çarshisë së Shkupit janë aktivizuar vetë për të pastruar Çarshinë e Shkupit. Edhe viteve të kaluara, kishte aksione të ngjashme qytetare për pastrimin e borës dhe akullit, sidomos nëpër rrugët e Çarshisë së Shkupit. Por, kjo nuk ndodh vetëm e borën dhe akullin gjatë dimrit, por esnafi i çarshisë shpeshherë detyrohet që edhe pastërtinë ta mirëmbajë vetë.

Lexo më Shumë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ka marrë pjesë të mërkurën në një pritje të organizuar nga senatori Ted Cruz, ish-kandidat për president. “Dje kisha nderin të isha i ftuar në pritjen e organizuar nga senatori Ted Cruz, me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë”, ka deklaruar Basha përmes një postimi në Facebook. Basha shprehet se, Ted Cruz…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së madhe krishtere Uji i Bekuar do të vendoset regjim i veçantë në komunikacion në rrugët në rajonin qendror të qytetit dhe në komunën e Gjorçe Petrovit. Në periudhën nga ora 9:00, e deri në përfundimin e manifestimit me rastin e Ujit të Bekuar, në qendër të Shkupit për qarkullim do të jenë rrugët “Filipi i Dytë” deri te bulevardi “Goce Delçev” dhe rruga “Kej 13 Nëntori” deri te bulevardi “Koço Racin”. Në komunën Gjorçe Petrov, megjithatë, nga ora 10:00 për qarkullim do të jenë të mbyllura rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali” djathtë përmes…

Lexo më Shumë

Rruga magjistrale Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë në orën 10:30 është lëshuar për qarkullim për automjete të rënda transportuese, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Paraprakisht janë hequr ndalesat për kamionë edhe në aksin rrugor Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë, dhe në grykat malore Pletvar dhe Satrzhë. Ndalesa për kamionë ende ka në vendkalimet malore Gjavao dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë – Dojran.

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Singapori mund ta tejkalojnë distancën si pengesë dhe të shfrytëzojnë avantazhet që ofrojnë ekonomitë e dy vendeve. Gjatë vizitës në Singapor, kryeministri Edi Rama iu adresua Forumit Ekonomik, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë. “Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografike nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me kryetarin e komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Shefi i Ligjeve në Kongres deklaroi se me presidentin e ri, SHBA do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. “Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm” deklaroi kongresmeni Sessions. Ai vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi. “SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative pritet të shqyrtojë nesër në orën 12:00 kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri. Ky i fundit ka ankimuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit, duke e konsideruar atë jo të drejtë. KQZ i hoqi mandatin Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi në fund të muajit dhjetor. Edhe Shkëlqim Selami e ka animuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit. 19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Nga ora tetë e mëngjesit rruga magjistrale Shkup- Kalimi kufitar Bllaca e Poshtme është mbyllur për qarkullim të automjeteve të rënda të transportit. Siç njoftoi LAMM, ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafën malore Strazhë, Presekë,Gjavatë, Pletvar dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë-Dojran.

Lexo më Shumë

Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafën malore Strazhë, Presekë,Gjavatë, Pletvar dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë-Dojran, njoftoi sot në mëngjes LAMM. Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”.  Borë me intensitet të vogël bie në tërë vendin. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Intensiteti…

Lexo më Shumë

Për shkak të një aksidenti është bllokuar rruga rajonale që çon drejt pikës kufitare Bllacë. SHENJA jozyrtarisht mëson se një cisternë është rrokullisur dhe e ka bllokuar rrugën pak më lartë se tuneli se tuneli afër Stenkovecit. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar nga aksidenti, ndërsa kjo rrugë vazhdon të mbetet e pakalueshme për automjetet. Gjithashtu është bllokuar qarkullimi i të gjitha automjeteve që vijnë nga Kosova për në Maqedoni dhe anasjelltas.

Lexo më Shumë

BDI dhe VMROuy DPMNE sot kanë realizuar një takim në nivel liderësh, gjegjësisht takimi është zhvilluar mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Përmes një komunikate, BDI njofton se Ahmeti dhe Gruevski kanë biseduar për rezultatet e zgjedhjeve si dhe situatën aktuale politike në Maqedoni. “Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me Kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale…

Lexo më Shumë