Author: almakos

Mot me vranësira dhe i ftohtë e me periudha të ngrohta, posaçërisht në pjesët perëndimore, do të mbizotërojë sot në Maqedoni. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në interval prej 0 deri në 4 gradë. Në verilindje në mëngjes ka pasur vranësira mesatare, ndërsa në luginën e Strumicës mjegull të dobët. Temperaturë më të ulët deir në orën 8 është matur në Gjurishte dhe Mavrovë -6 gradë pas të cilave pasoja Pozharane, Kumanova, Krusheva dhe Berova me -5, Llazaorpole, Kriva Pallanka, Shkup Petrovec, Tetovë dhe Dibër me -4,…

Lexo më Shumë

Tërheqja e aktakuzës për rastin ‘Puç’ është mundësi ligjore të cilën e parashohin dispozitat e ligjit të procedurës penale, tha profesorja universitare, Arta Bilalli, në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja. “Siç dihet, rasti ‘Puç’ është inicuar ndryshe jo direkt nga Propuroria Speciale. Ata e kanë marrë nga Prokuroria e rregullt dhe tani nuk mjaftohen me ato prova me të cilat disponojnë. Ligji e mundëson tërheqjen nga ndjekja dhe në atë rast parashihet që gjykatësi individual apo Këshilli gjyqësor i përbërë nga tre gjykatës, në qoftë se bëhet fjalë për vepër për të cilën dënimi është mbi dhjetë vjet, të sjell…

Lexo më Shumë

Me vendimin e Katica Janevës për abolim të Zaevit, përfundon edhe arsyeja kryesore për egzistencën e Prokurorisë Speciale Publike, kështu u shpreh anëtari i komitetit qendror i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Ai tha se VMRO-DPMNE vlerëson se opinioni duhet ta ketë të qartë se kjo prokurori tanimë është bërë, siç tha ai, institucion i pakuptimtë. Sipas Milloshovskit, Prokuroria Speciale publike, nuk vepron sipas ligjit, por sipas nevojave të LSDM-së, dhe kryetarit të saj Zoran Zaev. Reagimi I VMRO-së vjen pas tërheqjes së akuzës për rastin “Puç” ”Me vendimin e turpshëm për abolim të Katica Janevës ndaj Zoran Zaevit, ne e kemi…

Lexo më Shumë

Janë edhe 16 zyrtarë të tjerë të lartë, mes tyre deputetë dhe një kryebashkiak, të cilët po kalojnë nën “sitën” e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre. Burime konfidenciale nga organi i akuzës thanë për Top Channel se bëhet fjalë për 3 deputetë nga mazhoranca dhe opozita, për të cilët organi qendror i akuzes po pret vendimet e dënimet nga gjykatat respektive, për t’ia dërguar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur si në rastin e Selamit, Tahirit dhe Rroshit, nëse do t’ia heqë mandatin apo jo. Burimet tregojnë se një deputet është…

Lexo më Shumë

Takimi i mbrëmshëm mes Nikolla Gruevskit të VMRO-DPMNE-së dhe Ali Ahmetit të BDI-së, sipas Antonio Milloshoskit të VMRO-DPMNE-së konsiderohet fillim i negociatave për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, sipas Milloshoskit, VMRO-DPMNE nuk lëviz nga qëndrimet e saja. Për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme dygjuhësia në tërë territorin si dhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. E ndërkaq nga BDI, kanë theksuar se pa u përmbushur këto kushte nuk do të ketë marrëveshje për formimin e Qeverisë. “Pozicionet tona për ato çështje mbetën të pandryshueshme. Sot, përsëri do të bisedojmë për atë temë, por nuk besoj se komiteti ekzekutiv do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ndodhet në SHBA ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri, Donald Trump tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se pjesëmarrja e tij në këtë moment të rëndësishëm bëhet me ftesë nga republikanët, duke hedhur kështu poshtë zërat se ai kishte blerë biletë për të qenë pjesë e ceremonisë. “Jam ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe në ceremonitë e tjera festive me këtë rast nga anëtarë të mazhorancës të Partisë Republikane në Kongresin amerikan. Dje kam qenë i ftuar senatorit Ted Cruz, për ceremoninë e inaugurimit, kam…

Lexo më Shumë

Në bazë të planit për në sezonin e dimrit mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dha regjionale për vitin 2016, për ndërmarrjen “Makedonija pat” janë ndarë mjete në vlerë prej 396.000.000,00 denarë edhe atë vetëm për shërbime dimërore dhe për furnizime me material për këto shërbime. Kështu edhe për vitin 2017 është ndarë pothuajse e njëjta shumë. Këto mjete dedikohen për pastrimin e rrugëve me material abraziv dhe kripë, që hyjnë në funksion vetëm kur ka reshje të borës. Edhe përkundër ndarjes së mjeteve financiare, gjendja faktike në rrugët magjistrale dhe regjionale të Maqedonisë është krejtësisht tjetër. Edhe pse janë ndarë mjete…

Lexo më Shumë

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis Kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe liderit të LSDM-së Zaev pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kamë prezantuar në këtë periudhë, pa byrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete. Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takua ne Washington me Ndihmës Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Alan Bersin, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kontrollin e kufijve përmes projekteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Bersin falenderoi Kryetarin e Kuvendit, zotin Ilir Meta, për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. “Shqipëria, partnere e rëndësishme për SHBA”, tha zoti Bersin. 19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Njohësit e rrethanave politike kanë qëndrime të ndryshme rreth takimit të mbrëmshëm ndërmjet liderëve të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti. Eksperti politik, Bashkim Bakiu, vlerëson se pas atij takimi qëndron një lloj taktike ose strategjie për fillim të një koalicion të mundshëm ose marrëveshje të fshehur. “Kushtimisht e shoh si një përqendrim deri tek liderët. Ndoshta në prapavijë veç më punojnë, apo realizohen takime mes grupeve punuese, kurdo që të ekzistojë vullnet për formimin e Qeverisë, këto grupe punuese duhet të dalin në sipërfaqe”,thotë analisti Bashkim Bakiu. Ai më tej ka thënë se shqiptarët nuk duhen…

Lexo më Shumë

Të përballur me borën e cila në masë të madhe ka paralizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe me mosangazhimin e duhur të institucioneve për të mirëmbajtur dhe pastruar hapësirat e frekuentuara, esnafët e Çarshisë së Shkupit janë aktivizuar vetë për të pastruar Çarshinë e Shkupit. Ata për televizionin Shenja thonë për shkak të neglizhencës së komunës, ata janë detyruar që me vetiniciativë ta bëjnë pastrimin e Çarshisë. “Kam dalë të pastroj, për shkak se nuk vjen askush ta pastroj. Çfarë të bësh nuk vijnë. Ne duhet vetë të dalim ta pastrojmë para dyqaneve”, thotë njëri nga të anketuarit.…

Lexo më Shumë

Deputetët në Parlamentin Evropian i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe autoriteteve nacionale të vendeve ­ anëtare të Unionit se duhet të sigurojnë ndihmë urgjente që t’u ndihmojnë emigrantëve dhe refugjatëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Evropës, duke i theksuar se me këtë rast Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinësi vende ku ka “kushte të papranueshme”. Në të njëjtën kohë eurodeputetët u kanë bërë thirrjevendeve të BE­së që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azil­kërkuesve nëvende të tjera, sidomos nga Greqia. Disa folës në seancën e Europarlamentit bënë thirrje që të dëgjohet…

Lexo më Shumë