Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë një studim fizibiliteti për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe për këtë nënshkroi një memorandum me Shoqatës Botërore të Organeve Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, kryetari i KQZ, Denar Biba tha se projektet ë tilla kërkojnë kohë deri në dy vjet dhe përdorimin me patjetër të projekteve pilot përpara se të shtrihet në shkallë vendi. “Vendosëm ta bënim publike këtë nënshkrim memorandumi me Shoqatën Botërore të Trupave Zgjedhore, e cila do të na insistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e teknologjisë në zgjedhje. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe…
Author: almakos
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë një studim fizibiliteti për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe për këtë nënshkroi një memorandum me Shoqatës Botërore të Organeve Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, kryetari i KQZ, Denar Biba tha se projektet ë tilla kërkojnë kohë deri në dy vjet dhe përdorimin me patjetër të projekteve pilot përpara se të shtrihet në shkallë vendi. “Vendosëm ta bënim publike këtë nënshkrim memorandumi me Shoqatën Botërore të Trupave Zgjedhore, e cila do të na insistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e teknologjisë në zgjedhje. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe…
Rreth 270.000 nxënës, 188.000 prej të cilëve filloristë dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme, nesër do të kthehen në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror është vazhduar me dy ditë mësimi shtesë (18 dhe 20 janar), me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të evitohet rreziku për përhapje të gripit. Nga e hëna e ardhshme, 30 janar do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjat deri më 3 shkurt të vitit 2017.
Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës. Marrim vesh se bëhet fjalë për M.Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë i Komunës së Likovë. Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut, pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij. Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta. Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.
Zoran Zaevi nuk do të mund të ikë nga drejtësia. Ai është “krimineli i vetëm i cili është aboluar dy herë”. Kështu ka deklaruar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, duke dërguar porosi në adresë të prokurores speciale Katica Janeva, që të mos mendojnë të vjedhin, shkatërrojnë ose fshehin as edhe një argument nga rasti “Puçi” “Nëse Zaev dhe Verushevski ishin të bindur se shoqëria kriminele përgjegjëse për “Puç” është e pafajshëm, do të lenin që e njëjta të vërtetohet në procedurë gjyqësore. Kështu PSP në vend që të ndjek krimin, po vendoset në mbrojtje të saj. PSP…
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq frikësohet që shpërthimet e tij shoviniste t’i shpreh ndaj fuqive më të mëdha të cilët e kanë pranuar Kosovën, andaj, konfrontohet me shtetet më të vogla të Evropës. Kështu kanë deklaruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për Meta pas deklaratës së fundit të shefit të diplomacisë serbe, në të cilën ai pyet se përse Republika e Maqedonisë anëtarëson në organizatat ndërkombëtare nën referencën IRJM, dhe jo nën emrin kushtetues. “Të pyesim Vuçiqin se përse nuk konfrontohet në këtë mënyrë me të gjithë vendet që kanë pranuar Kosovën, si:…
Misteri i zhdukjes së tre fëmijëve në periudhën mars- prill në vitin 2010, dhe humbja e gjurmëve të tyre për tanimë shtatë vite, ishte tema e emisionit të mbrëmshëm “Gjurmë”, që u transmetua në Televizionin Shenja. Mitat Ibrahimi, Dane Memedi dhe Mirsada Helldoviq, janë këto fëmijët të cilët në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, figurojnë në kategorinë e njerëzve të zhdukur. Mitat Ibrahimi në moshën shtatëvjeçare, konkretish më datë 19 mars të vitit 2010, për herë të fundit është parë kur është kthyer nga shkolla, ka lënë çantën në shtëpi dhe I veshur me pantallona të kaltërta, një…
Me temperatura të ulëta të mëngjesit nga minus 15 deri në temperaturën më të lartë të ditës 5 gradë celsius do ta përcjellim edhe këtë javë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, thonë se nesër në vendin tonë do të mbizotërojë mot i ngjashëm sikurse ditën e sotme, me vranësira të ndryshueshme dhe në disa vende edhe me paraqitje të mjegullave. “Gjatë ditës së nesërme do të kemi mot të ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell, nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësira të ulëta. Ndërkaq nëpër male dhe vende më të larta, do të…
Pas ankesave të banorëve të Cërnilishtës, kryetari i Komunës së Dollnenit, Boshe Millosheski deklaron se ligji nuk lejon që bashkësitë lokale të menaxhojnë me mbeturinat dhe ujin. Në lidhje me çmimin e lartë ai thotë se prej në janar të këtij viti tani Komisioni rregullator qendror do të vendos për çmimin e ujit për secilën Komunë. “Nuk mund të menaxhojnë ata vetë me ujin, duhet ndërmarrje publike të menaxhojë, më herët i menaxhonin bashkësitë lokale, por bashkësitë lokale më nuk ekzistojnë me ligj, dhe tani me ligj patjetër ti ndërmarrë Komuna përmes ndërmarrjeve publike. Ujti është prej bunari, nuk mund…
Interpretimi i ndryshëm i Kushtetutës në lidhje me mandatarin për formimin e Qeverisë shkojnë vetëm në dëm të shtetit dhe në shkelje më të rënda të Kushtetutës qoftë nga presidenti i shtetit por edhe nga partitë që kanë fituar deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas profsorit të të drejtës Kushtetuese, Osman Kadriut, nëqoftëse kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk arrin të formojë Qeveri, atëherë ai duhet ta kthejë mandatin tek presidenti dhe presidenti t’ia japë mandatin fituesit të dytë të zgjedhjeve. Sipas profesorit Kadriu, nëse presidenti vepron ndryshe duke gjetur mënyra të tjera për të kthyer përsëri mandatin tek VMRO-DPMNE, atëherë…
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e dy padive që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë njoftoi se vitin e kaluar, Gjykata e Strasburgut nisi zyrtarisht gjykimin për një padi të ngritur që në vitin 2012 nga familjarët e viktimave të 21 Janarit. Veç kësaj, pak javë më parë kjo gjykatë ka regjistruar edhe një padi tjetër të këtyre familjeve, e cila godet mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal të zhvilluar në Shqipëri. Ndërkohë, Fondacioni e ka cilësuar si një vendim të mirëpritur disbursimin pak ditë më…
Në 26-vjetorin e krijimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja “Çame” është një amanet i madh dhe se do t’i shkojë deri në fund asaj. Ai tha se pas shumë vitesh diskriminim dhe stigmatizim në shoqëri, shoqata arriti të ngrihej mbi dhimbjen e padrejtësinë. Ndër të tjera ai shtoi se çështja ‘Çame’ nuk do të mbetet pa zgjidhje, pasi për herë të parë ajo u trajtua edhe në Bruksel. “Nuk mjafton vetëm të flasim por t’i japim zgjidhe përfundimtare një nga padrejtësive më të mëdha të Kombit shqiptar. Në dhimbjen e kemi kthyer në…

