Author: almakos

Kryetari i Lëvizjes BESËS, Bilall Kasami sot është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka në selinë e BESËS në Shkup. “Ky takim në frymë miqësore është në vazhdën e informimit të ndërsjelltë për akualitetin politik në vend. Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë shprehur qëndrimin se Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga kriza politike, dhe kthimin në agjendën e integrimeve euro – atlantike, ndërsa Platforma “Ridefinimi” për këtë është një zgjidhje ideale politike. Të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive të vazdhojnë edhe në të ardhmen”,…

Lexo më Shumë

Parlamenti është përfshirë në debate të forta sot lidhur me votimin dhe numërimin elektronik. Deputetët e opozitë e kanë cilësuar kërkesën e Partisë Demokratike thelbësore për votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Por kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka thënë se kjo është thjesht një alibi. “Me gjithçka mund të bëni fushatë elektorale, por me këtë gjë mos bëni fushatë elektorale”, – tha Ruçi. Ruçi ka këmbëngulur sërish se kjo kërkesë është e papërshtatshme, deri sa OSBE/ODIHR e kanë kundërshtuar që në fillim. “Kemi një albitër në këto 25 vjet demokraci,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, në emër të grupit të tij parlamentar, u shpreh se votimi elektronik është e vetmja mënyrë për të larguar një herë  e përgjithmonë nga vendi krimin dhe korrupsionin. “Nuk mund të ketë zgjedhje normale nën kërcënimin elektoral dhe banditëve të kanabisit me leje qeveritare. Koha e pa,mjaftueshme është alibi, votimi elektronik është domosdoshmëri”, tha Halimi. Sipas Halimit, PD ka 10 muaj që kërkon votimin elektronik, pasi për këtë forcë politike sipas tij,  beteja për zgjedhje të lira nuk është për pushtet, por që vota e popullit…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 nesër do të vazhdoj seanca gjyqësore pas padisë së ngritur nga lideri i BDI-së,  Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom”. Seanca përgatitore më 31 tetor u anuluar përshkak se Bogoevski nuk ka marrë paditë me kohë dhe nuk ka dorëzuar përgjigje për padinë. Në seancën atëherë nuk u paraqit as Ali Ahmeti e as Musa Xhaferin. Bogoevski në dëshmitë e tij në gjykatën amerikane në New York ka thënë se 7.5 milionë euro janë futur në Maqeodoni me makinë zyrtare për të korruptuar tre politikanë,…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, Flamur Çela e Edmond Zeno të cilët morën mandatin duke zëvendësuar përkatësisht Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin. Dy deputetëve e Vlorës, Selamit të LSI dhe Tahirit të PDIU iu hoq mandati i deputetit pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se këta deputetë kishin fshehur dënimet për vepra të ndryshme penale, të cilat nuk i kishin shënuar në formularin e vetëdeklarimit. 26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Deputeti Taulant Balla ka debatuar në komisionin për CEZ me deputeten e PD-së, Liljana Elmazi në lidhje me dëshminë e një dëshmitari. Gjatë debateve, në një moment Balla e ka humbur durimin me deputeten Elmazi dhe i është drejtuar me këto fjalë: “O Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?!”. DEBATI Elmazi: Dëshmitari e tha qartë që nuk kam patur asnjë lidhje me qeverinë. Ajo që mua më bën përshtypje është se pas nëntorit të 2007-ës, ai ka thënë: Unë nuk kam patur asnjë lidhje me Noelin. Atëhere unë ju pyes juve. Si mund t’i ketë në dorë një…

Lexo më Shumë

Konferenca e Kryetarëve  e mbledhur paraditen e sotme ka vendosur të shtyjë për javën tjetër kërkesën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për ngritjen e një komisioni hetimor të posaçëm në lidhje me tragjedinë çame. Partia Socialiste dhe lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur kundër kësaj kërkesës, duke theksuar se kjo kërkesë është jashtë juridiksionit të tyre dhe se hetimi për gjenocid është penal. Nisur nga kjo situatë konferenca e kryetarëve vendosi ta shtyjë kërkesën për javën tjetër pasi të bëhen edhe konsultime të mëtejshme. 26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Hamza Merxhani shqiptaro-maqedonasi me banim në Çeki, i përmendur si ndërmjetës në privatizimin e OSSH nga CEZ, dëshmoi përmes një video konference në komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga mazhoranca për këtë çështje. Ai tregoi se ishte kontraktuar nga kompania çeke për çështje sigurie për investimet e mundshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Merxhani tha se në 2006-ën ka shoqëruar përfaqësues të CEZ-it në Shqipëri që janë takuar me ish-ministrin Genc Ruli dhe po gjatë kësaj periudhe kohore është njohur me Nue Kalaj. “Shok pas shoku jam takuar me Nuelin, duke biseduar mu duk djalë shumë serioz. I tregova për…

Lexo më Shumë

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup, prej të cilave në njërën më lehtë janë lënduar tre persona, ndërsa në tjetrën është shkaktuar dëm material. Policia e komunikacionit dje ka sanksionuar dy shoferë, të cilët e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 18 shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, si dhe pesë shoferë të cilët nuk i janë bashkangjitur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shfaqura në shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë…

Lexo më Shumë

Viti 1997 ishte më i vështiri për Shqipërinë që nga rënia e diktaturës. Ai ishte posaçërisht i vështirë për Partinë Demokratike në pushtet për shkak të rënies së firmave piramidale, por vetë Tritan Shehu e mban mend me detaje 25 janarin e 1997-ës. “Në prizmin personal, e një rreziku eminent, padyshim që ajo ditë ishte shumë vështirë, nga më të vështirat”, rrëfen Tritan Shehu. Ajo ishte ditë e shtunë, por Tritan Shehu u dërgua në Lushnje për të dialoguar me protestuesit që kishin rrethuar komisariatin pas arrestimit të disa personave të konsideruar përgjegjës për firmat piramidale. “Unë vajta në Lushnje…

Lexo më Shumë

Daris Inxhinering, Has Inxhinering, Smart-Tek, Ebiznis janë 5 nga nëntë ndërmarrjet aplikative të cilat suksesshëm i kanë përfunduar projektet e tyre, të përkrahura nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Drejtoresha e këtij fondi, Jasmina Popovska, tha që ndërmarjet në fjalë kanë fituar përkrahje finansiare falë anazhimit të madh dhe strategjive vizionare të cilat kanë sjellur mundësi, tregje, nevoja dhe vendime të reja. “Ngjarja e sotme para së gjithash ka për promovimin e shembujve të suksesshëm të sipërmarrësve të cilat dy vitet e kaluara kanë punuar shumë për t’i realizuar idetë e tyre dhe për të sjellë gjëra inovative dhe…

Lexo më Shumë

I shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “BalkanWeb” publikon letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë e…

Lexo më Shumë