Author: almakos

Pres që Ivanov të më dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, të gjitha opsionet tjera do të ishin shkelje e Kushtetutës dhe keqpërdorim i funksionit. Ky ishte reagimi i parë i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, pas dështimit të Gruevskit për të bërë Qeveri. Ai i bëri apel presidentit Ivanov që sa më parë t’ia japë mandatin, pasi sipas tij vetëm ky veprim është kushtetues, nga të gjitha opsionet e tjera që po qarkullojnë në opinion. Zaev u shpreh I bindur se do të arrijë të sigurojë shumicë dhe ta formojë Qeverinë. “Nikolla Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë…

Lexo më Shumë

Qëndrimin e mbrëmshëm të BDI-së se ende nuk ka marrë vendim për opsionet të cilat i ka në shqyrtim, analistët politik e komentojnë në fakt si vendim në heshtje. Sipas tyre, kjo nënkupton se BDI nuk do që të bëjë koalicion, përderisa mandatar është Nikolla Gruevski. Mirëpo, analisti Petar Arsovski, thotë se VMRO-DPMNE nëpërmjet komunikatës së saj, bëri me dije se nuk do të bëjë koalicion me BDI-në me këtë çmim, dhe se dëshiron zgjedhje të reja. “Mbrëmë nga BDI thanë se nuk kanë sjellë asnjë vendim, por kjo nuk është e saktë deri në fund. Ata sollën vendim që…

Lexo më Shumë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka thënë se ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë të vërtetë, duke iu referuar “shpërthimit” të këtij të fundit pas shkarkimit nga ana e kryeministrit Rama. “Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”. 30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia e kuvendit u shpreh se situata brenda koalicionit me PS ishte problematike dhe u kishin mbetur vetëm dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Sipas Ramës, LSI pranoi vendimin e kryeministrit, pasi kjo forcë politike është e vendosur të bashkëpunojë në partneritet të plotë për të çuar përpara reformat e nisura nga qeveria. “Ka ekzistuar një situatë problematike që ka ardhur duke u agravuar. Kishin dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Pranuam Ramën për të tregua se LSI është e vendosur të bashkëpunojë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia e kuvendit u shpreh se situata brenda koalicionit me PS ishte problematike dhe u kishin mbetur vetëm dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Sipas Ramës, LSI pranoi vendimin e kryeministrit, pasi kjo forcë politike është e vendosur të bashkëpunojë në partneritet të plotë për të çuar përpara reformat e nisura nga qeveria. “Ka ekzistuar një situatë problematike që ka ardhur duke u agravuar. Kishin dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Pranuam Ramën për të tregua se LSI është e vendosur të bashkëpunojë…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni sot ka njoftuar se janë duke e mbikëqyrur procesin e formimit të Qeverisë dhe i bëjnë thirrje partive që të vazhdojnë me bisedimet për formimi e qeverisë së re. “Presim që të punojmë me qeverinë e Maqedonisë, kur do të formohet, për avancimin e integrimeve euroatlantike nëpërmjet zbatimit të reformave të parashikuar në Marrëveshjen e Përzhinos, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës”, kanë thënë nga ambasada në pyetjen se si i komentojnë zhvillimet e fundit pas mossuksesit për formim të Qeverisë së re. Nga ambasada e SHBA-së kanë shtuar se mbesin partnerë të…

Lexo më Shumë

Kuvendi e ka njoftuar presidentin e vendit, Gjorgji Ivanov se mandatari Nikolla Gruevski deri në afatin e paraparë me ligj që skadoi mbrëmë në mesnatë, nuk ka dorëzuar propozim për kabinetin e ri qeveritarë dhe program për punën e Qeverisë. Këtë e konfirmuan zyrtarisht nga Kuvendi për televizionin Shenja, pasi nga kabineti i presidentit Ivanov në Vodno thanë se janë duke pritur nga kryeparlamentari Veljanovski t’i njoftojë zyrtarisht nëse Gruevski ka dorëzuar propozim për Qeverinë ose jo. Pas përfundimit të këtyre procedurave, tani pritet që kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të kthejë mandatin te presidenti Ivanov. Ky i fundit pritet…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit zyrtar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, nëse mandatari ka dorëzuar program dhe propozim për përbërje të Qeverisë së re Të Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të filloj konsultimet me institucionet përgjegjëse dhe partitë politike. “Duke parë skadimin e afatit të parashikuar në nenin 90 nga Kushtetua e Maqedonisë, Kuvendi i Maqedonisë është i obliguar të njoftoj Presidentin e Maqedonisë, nëse mandatari ka dorëzuar program dhe propozim për përbërje të Qeverisë së re”, thonë nga kabineti i Presidentit të shtetit, përcjell “SHENJA”.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka paralajmëruar se pret që Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov të ja jep mandatin atij për të formuar Qeverinë. “Nikolla Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. U dëshmua se Gruevski nuk e ka shumicën e mjaftueshme. VMRO-DPMNE mbrëmë në mesnatë ka humbur mundësinë për të formuar Qeveri. Proceset demokratike kanë filluar, kështu kanë vendosur 612 mijë qytetarë në zgjedhje. Pres që Ivanov të më dorëzoj mandatin për formim të qeverisë, gjithë opsionet e ndryshme do të jenë shkelje të Kushtetutës dhe keqpërdorim të funksionit”, tha Zaev, duke shprehur se është i bindur…

Lexo më Shumë

Duke shfryrë të gjithë zemërimin e tij ndaj qeverisë në të cilën deri pak orë më parë ishte anëtar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbuluar edhe disa prapaskena që kanë të bëjnë me kolegët e tij ministra. Edhe pse fillimisht ka thënë se nuk ka asgjë me ta, Manjani ka dashur të shmangë çdo përgjegjësi që e shikon si të lidhur me Klement Balilin, i quajtur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” dhe që është shpallur në kërkim nga policia pas akuzave për transport të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Ish-ministri ka nënviuar se ka kërkuar arrestimin e Balilit, ndërkohë…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian pret që presidenti i shteti Gjorge Ivanov sa më shpejtë të bëj konsultime me partitë politike në vend dhe të përcaktohet për një lider “për formim të qeverisë së zgjeruar”. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin se “vendi nuk ka kohë për humbje” “Ne kemi vërejtur se ende nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së re dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje gjithë aktorëve politik në Maqedoni, përfshirë edhe presidentit, të veprojnë në mënyrë të qetë dhe konstruktive me përgjegjësi të plotë për ta zgjedhur këtë situatë. E din që vendi nuk ka kohë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një deklaratë për mediat lëshoi një lum akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit pas shkarkimit të tij nga detyra ditën e sotme. Sipas Manjanit, kryeministri i vendit Edi Rama prej 6 muajsh i bënte  presion kryetarit të LSI, Ilir Meta që ta shkarkonte për faktin e vetëm se guxonte të denonconte publikisht në media gjithçka që i dukej si jo në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe aferat korruptive të kësaj qeverie me të cilën sipas tij nuk e lidh asgjë. “Kështu u katandis kjo qeveri tani, duhet të komunikojmë përmes medias për të marrë…

Lexo më Shumë