Author: almakos

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të marrë pjesë në seancën paraprake. Ndreca akuzohet dhe është marrë i pandehur për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme. Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve. Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar numërimin e të gjitha votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Aktualisht, procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë vazhdon, me 92.73% të vendvotimeve të numëruara deri tani. Suksesi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë jo vetëm kompozitën e re të Kuvendit të Kosovës, por edhe drejtimin politik të vendit për vitet e ardhshme. Me kalimin e orëve, informacionet nga vendvotimet kanë filluar të qarkullojnë në media, duke zbuluar listat e kandidatëve dhe numrin e votave që kanë marrë. Kjo ka shkaktuar debate të ashpra dhe spekulime mbi atë se kush…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgjatë mbledhjes së kryesisë me demokratët, hodhi akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai është i shkatërruar. Berisha vijoi duke u shprehur se “”Problematikat tona kryesore lidhen më qytetarin, Rama i shkallmuar.” Sakaq, ish-kryeministri tha se ishte zgjedhja personale e Ramës për t’u shndërruar në “kukull të George Soros”, dhe se një gjë të tillë Partia Demokratike nuk e bëri. Berisha: Jemi përqendruar në përpunimin e alternativës tonë pas zgjedhjeve të 11 majit. Problematikat tona kryesore lidhen më qytetarin, Rama i shkallmuar. Kjo është e vërteta. Nuk e shndërruam ne atë në kukull…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka veçuar çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, duke pranuar kështu kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij. Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit SkyECC. I pandehuri Aurel Zarka paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar dhe në këto kushte gjyqtari Erjon Çela vendosi të njoftojë Kryetarin e Gjykatës për plotësimin e trupit gjykues me dy anëtarë të tjerë. Nga ana tjetër GJKKO ka pezulluar gjykimin për tre personat e tjerë, ish-oficeren e BKH-së Erjona Daupaj, avokati Radovan…

Lexo më Shumë

Gjykata ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve në banesat e Arben Isufajt, ose i njohur ndryshe si Ben Qime. Një urdhër i tillë vjen pasi ai akuzohet se ka kërcënuar me jetë magjistratin Vladimir Cjapi. I konsideruar “i forti” i Fierit, Arben Isufaj ka pasur jo pak probleme me drejtësinë, ndërsa ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar. Më 7 shkurt të vitit 2020, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi një letër Arben Isufajt, ku i kërkohej të justifikonte pasuritë që kishte nën zotërim. SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e Ben Qimes më 7 tetor 2021. Ndërsa më 3 Maj 2023, GJKKO vendosi konfiskimin e tyre…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se vendimi i fundit i Qeverisë për të kufizuar margjinat është vonuar, i pjesshëm dhe ka mangësi thelbësore për shkak të të cilave qytetarët nuk do të ndjejnë efekte. „Ngrirja e çmimeve me nivelin e çmimeve nga 1 shkurti nuk është zgjidhje për shtrenjtësinë, sepse të dhënat nga Instituti Shtetëror i Statistikave tregojnë se tashmë në janar ka pasur rritje të çmimeve. Kjo do të thotë se Qeveria i ngriu çmimet pasi ato ishin rritur, që përbën një manipulim të ri. Qeveria duhej të kthehej disa muaj mbrapa dhe si pikë reference të merrte ato çmime, dhe…

Lexo më Shumë

Një vendim i Qeverisë i kufizon të drejtën Belinda Ballukut për të dhënë leje ndërtimet në hapësira të gjera rreth aeroporteve të vendit. Në mbledhjen e fundit qeveria ka zhbërë vendimin e saj të datës 18 dhjetor. Në VKM-në e miratuar me 19 shkurt 2025, Qeveria kufizon ndjeshëm territorin ku Autoriteti i Aviacionit Civil, nën varësinë e Ballukut, ka kompetencë për të dhënë miratim për lejet e ndërtimit, ndërkohë që më parë ishte me një rreze prej 15 kilometrash rreth 3 aeroporteve të vendit, ku mes të tjerash përfshinte thuajse gjithë Tiranën. Qeveria në vendimin e ri e ka ndarë…

Lexo më Shumë

Familja e Leo Sadikut, 12-vjeçarit i cili ndërroi jetë në QSUT disa javë më parë, kanë bërë kërkesën që të zhvillohet autopsia e djalit të tyre të ndjerë.  Pas humbjes së 12-vjeçarit, familja në kushte të rënda psikologjike nuk ka pranuar të bëhet autopsia, raporton gazetari Osman Stafa. Por, pas akuzave për neglizhencë të mjekëve, familja Sadiku ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që të bëhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Leos. Sipas gazetarit Osman Stafa, shkresa mban datën 3 shkurt, por që prej asaj date e deri më sot (17 ditë) Prokuroria e Tiranës, nuk ka ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Debatet mes Gjestit dhe banorit të ri, Vserlos, duket se nuk po ndalen, duke krijuar një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, Gjesti ka vazhduar ta ngacmojë me shaka Vserlosin, duke i thënë që ai nuk duhet të përpiqet të marrë vëmendjen e tij, pasi ajo i përket vetëm atij dhe tashmë është tepër vonë që Vserlos të marrë diçka. Por përplasjet mes tyre nuk kanë mbetur vetëm në fjalë. Në disa momente, tensionet kanë kaluar edhe në prekje fizike. Gjesti e ka tërhequr Vserlosin nga xhaketa, ndërsa ky i fundit,…

Lexo më Shumë

Një draft-raport i Parlamentit Evropian, me autor Riho Terras, raportues për Kosovën, i kërkon Bashkimit Evropian heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023. Në ueb-faqen e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Kosovën në procesin e saj të integrimit evropian. Pasi të bëhet amendamentimi i draftit, ky raport do të kalojë në miratim në këtë komitet dhe më pas do të votohet në Parlamentin Evropian, duke hapur rrugën për zbatimin e vendimeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë pasditen e sotme të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë, në sheshin “Skëndërbej”. Mbledhja do të mbahet rreth orës 16:30. Siç duket dhe në fotot e mëposhtme, sheshi po përgatitet duke vënë skenën dhe karriget për të mbajtur këtë mbledhje. Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani. Në Sheshin Skëndërbej pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë…

Lexo më Shumë