Author: almakos

Ditë intensive pune këto të fundit pë ambasadorin amerikan në vendin tonë. Pas takimeve dhe konferencave ditën e djeshme, Donald Lu ka shkuar sot në kryeministri për të takuar shefin e qeverise, i cili sapo eshte kthyer nga Kosova, ku ishte për vizitë. Takimi vjen një ditë pas akuzave dhe replikave të ashpra mes tij dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ndërkohë mbrëmë, Lu pati një takim dhe me kreun e Shtetit Bujar Nishani. 3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, duke folur mbi situatën politike në vend, ka shprehur optimizëm sa i përket mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme për formimin e Qeverisë, gjë të cilën e ka kërkuar presidenti Gjorgje Ivanov si dëshmi për shumicë në parlament para se të dorëzon mandatin. Zhbogar ka deklaruar se nuk është e vështirë që të mblidhen 61 nënshkrime, ndërsa është shprehur se është e rëndësishme që Qeveria e re të përkushtohet në rrugën e vendit drejt integrimeve euroatlantike. Ambasadori i BE-së këtë e ka deklaruar sot gjatë një aktiviteti në Radovish. “Ne si BE…

Lexo më Shumë

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta u mblodh sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar për të diskutuar, analizuar dhe koordinuar veprimet dhe përpjekjet lidhur me çështjen “Balili” si dhe në luftën pakompromis ndaj fenomenit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike në vendin tonë. Presidenti i Republikës theksoi që në fillim se shqetësimi i ngritur është serioz, legjitim, i nevojshëm për të nënvizuar më fort angazhimin dhe bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare. “Çështja ‘Balili’, përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të ngrejë padi kundër ministrave të VMRO-DPMNE-së që kanë fituar mandate deputetësh për shkelje të Kodit Zgjedhor. Kjo pasi funksioni deputet dhe ai i ministrit janë funksione që nuk guxojnë të ushtrohen bashkërisht. Sipas Zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov, deputetët e VMRO-DPMNE-së Emil Dimitriev, Nikolla Popovski, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançevska Milevska qëllimisht i kanë ushtruar të dy funksionet paralelisht, edhe pse kanë qenë të vetdijshëm se po e keqpërdorin funksionin e tyre. LSDM shpreson që Prokuroria do të veprojë drejtë dhe në kohë për paditë e tyre. “LSDM ngren padi kundër Emil Dimitrievit,…

Lexo më Shumë

Bilal Shehu dhe kryeministri Rama Bilal Shehu, pronari 48-vjeçar i servisit të makinave limousine “Paramus” u dënua nga një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara me një vit liri me kusht për rolin e tij në një donacion të dyshimtë, i cili më pas rezultoi në fotografinë e Edi Ramës, që më vonë do të bëhej kryeministër i Shqipërisë, me ish-presidentin amerikan Barack Obama. Fotoja u realizua gjatë një eventi bamirësie. Në sallën e gjyqit, Shehu i është lutur gjykatëses për një shans të dytë, ndërkohë që përballej me mundësinë e një dënimi prej 12 deri në 18 muaj heqje…

Lexo më Shumë

Kreu demokrat Lulzim Basha nuk ka komentuar akuzat mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai theksoi se shqetësimi i opozitës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Ka pasur shkëmbim akuzash të cilat kane qenë të paqarta për mua. Nuk është detyra ime te komentoj për to. Ajo që dua të them është që ditët e fundit shqetësimi ynë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është konfirmuar nga të gjithë aktoret, nga diplomatet e huaj, institucionet e drejtësisë dhe qytetaret dhe kjo është kambane alarmi qe na thërret gjithë shqiptareve që të ngrihemi bashkë për të…

Lexo më Shumë

Ashtu siç është i njoftuar opinioni, nga java e ardhshme procesi mësimor për shkollat fillore “7 Marsi”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Vasil Gllavinov” duhet të zhvillohet pa ngrohje, kjo për shkak të borxhit gjysmë milion euro që Komuna e Çairit nuk e ka paguar tashmë dy vjet me radhë. “Derisa zyrtarët e Komunës së Çairit azdisen në luksin më të madh, fëmijët shqiptarë të shkollave të Çairit javën tjetër duhet ta ndjekin mësimin në kushte të dimrit të frorit. Gjithë kjo ndodhë si rezultat i papërgjegjshmërisë së skajshme të Komunës së Çairit, që për dy vite me radhë nuk e ka…

Lexo më Shumë

Në mesin e një konflikti politiko-institucional, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një status në profilin e tij në “Facebook”, ku tregon se gruaja e Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, është marrë peng dhe është shoqëruar në kundërshtim me ligjin nga forcat e policisë. Sipas Berishës, kjo është një hakmarrje e pastër për deklaratat e Kokës ndaj ministrit Tahiri dhe policisë Postimi i Berishës Fol po deshe Lefter!! Se une jam Edvin Shullazi! Te marrim hanemin peng! Te dashur miq, vetem 5-6 dite pas deklaratave bomb te ministrit Koka per lidhjet e policise dhe qeverise me krimin, te cilit Rama iu…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit e përkrah punën e Ambasadorit Xhejs Bejli. Kjo është përgjigja e ushtruesit të detyrë- zëdhënës i Departamentit të SHBA-së, Mark Toner, në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase, pas spekulimeve në disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së. Toner është decid se nuk ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë. “Politika amerikane në Maqedoni e përkrahë integrimin euro-atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për zhvillim në atë drejtim. Ajo i përfshinë edhe reformat, sundimin e ligjit dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës”, thotë Toner.…

Lexo më Shumë

Me anë të një komunikate zyrtare, ambasadori Donald Lu bën me dije se SHBA është e vendosur për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi. Sipas ambasadorit, asnjë përpjekje nuk e kthen pas këtë proces. “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim”, thekson Lu.…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë. Gjatë fjalës së tij, kreu i LSI tha se reformat në vend do të mundësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Indirekt kreu i Kuvendit, komentoi dhe zhvillimet e fundit në politikë. Meta bëri apel për qetësi dhe normalitet, pasi sherret dhe konfliktet nuk i shërbejnë vendit. “Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund. Njerëzit e shohin LSI-në si një forcë të madhe të stabilitetit, normalitetit të vendit dhe funksionimit të…

Lexo më Shumë

Ka zgjatur rreth 2 orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i mbledhur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, për të diskutuar mbi përgjegjësitë institucionale në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit dhe situatës kriminale në vend. Të gjithë anëtarët kanë dalë nga presidenca ka dhënë asnjë deklaratë, ndoshta për shkak se çështja është e një rëndësie të lartë kombëtare. Kreu i shtetit, ka pranuar kërkesën e kryeparlamentarit Meta bërë disa ditë më parë për këtë çështje “të rëndë” të sigurisë kombëtare në vend siç e ka cilësuar shpesh. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë kryeministri Edi Rama (ndodhet…

Lexo më Shumë