Deklarata e kryetarit të RDK-së Vesel Memedi se Ali Ahmeti është kryeplaku i shqiptarëve, ka shkaktuar reagime në opinion. Njerëzit po pyesin se si mundet një parti e cila me kundërshtimet e ashpra ndaj Ali Ahmetit dhe partisë së tij fitoi vota në zgjedhje, ta konsiderojë Ahmetin si lider të shqiptarëve ose partive shqiptare. “Pa marrë ne zyrtarisht një përgjigje nga ky kryeplak, nga ky kryefamiljar i kësaj platforme, Ali Ahmeti, se unë u mundova gjatë kësaj periudhe kohore të realizoj këtë platformë me mbështetjen tuaj. Nuk korra sukses me të parin, nuk korra sukses me të dytin dhe do…
Author: almakos
LSI i është kundërvënë, nëpërmjet nënkryetares Kejdi Mehmetaj, një prej reformave më të rëndësishme të qeverisë Rama, reformës në arsimin profesional. Në seancën e Komisionit Parlamentar të Medias, ku deputetët e opozitës mungonin për shkak të bojkotit të shpallur, Mehmetaj votoi kundër projektligjit të qeverisë Rama për arsimin dhe formimin profesional, që, sipas saj, është i panevojshëm, sjell konfuzion dhe nuk mund të diskutohej pa dhënë mendim grupet e interesit. “Ndryshimet që bëmë në projektligj, për ta kaluar arsimin profesional nga kompetenca e Ministrisë së Arsimit në kompetencë të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, na vërtetoi që asnjë ndryshim nuk ka,…
Bisedimet ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë së re kanë dështuar jo për shkak të Prokurorisë Speciale Publike, por për shkak të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate dërguar medieve, pas takimit të kreut të kësaj partie Nikolla Gruevski, me ambasadoren turke në Shkup, Erkel Kara. “Në bisedimet me BDI-në, VMRO qenë kundër zbatimit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, ne kemi treguar interes që të ketë diskutim në lidhje me disa ide për avancimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në ata komuna ku jetojnë bashkësi etnike të ndryshme…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kërkuar që Qeveria të shtyjë afatin që banorët e pastrehë të Hasanbegut që pësuan nga përmbytjet të mund të qëndrojnë së paku deri në prill në konviktin në Tome Stefanovski-Seniq dhe Qendrën Partenia Zogravski. Por, sipas ministrit Ibrahim Ibrahimi, sot ose nesër Qeveria do të duhet të japë qëndrim të saj, i cili pritet të jetë pozitiv. “Mendoj që sot, më së voni nesër (qeveria) do të vendos, megjithatë mendoj se përgjigjja do të jetë pozitive. Unë personalisht mendoj që do të jetë pozitive, sepse nuk mundemi që njerëzit të lëmë në rrugë”,…
LSDM do të arrijë që të grumbullojë më shumë se 61 nënshkrime dhe do të formoj Qeveri. Kështu u shpreh ish deputeti Esat Rahiq në emisionin “Arena”, në të cilën ka thënë se partitë shqiptarë do të duhet të ngrijën platformën e tyre dhe të fokusohen më së shumti në problemet tjera që kanë shqiptarët por edhe qytetarët tjerë të Maqedonisë. “Më lejoni vetëm të ju kujtoj se për momentin, askush nga kampusi politik maqedonas nuk mund të premtojë zgjidhjen e një pjese të këtyre problemeve se për këtë, sipas Kushtetutës, nevojitet shumicë prej dy të tretave dhe askush nuk…
Ministria e Arsimit ende nuk ka gjetur një zgjidhje në lidhje me mungesën e mësimdhënësit në paralelen shqipe në Shkollën Fillore “Vëllazërimi” në Nerez. Përderisa nxënësit e klasës së parë në këtë shkollë vazhdojnë të ndjekin procesin edukativo-arsimor me mungesë të mësimdhënësit, duke u endur çdo ditë nga një paralele në tjetër, përgjegjësit e dikasterit përkatës nuk janë të kapshëm për përgjigje. Televizioni SHENJA ka tentuar të kontaktojë gjatë ditës së djeshme këtë dikaster, për të pyetur se çfarë do të ndodhë me këtë paralele, megjithatë atë nuk kanë dhënë detaje, por kanë dhënë vetëm përgjigje të shkurtër se po…
Rusia i mbron VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në pasi vetëm një koalicion mes këtyre dy partive, mbron interesat ruse në Maqedoni si dhe realizon planet ruse në përgjithësi në Ballkan, thonë analistët politik, duke komentuar reagimet e fundit të ambasadës ruse. Sipas Isen Saliut, koalicioni VMRO-BDI deri më tani ka penguar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me çka drejtpërdrejt kanë punuar në drejtim të interesave ruse. “VMRO dhe BDI aq vite sa janë bashkë në pushtet, kanë punuar mjaft që procesi I anëtarësimit të Maqedonisë në NATO po ashtu edhe BE të ngec, duke bërë një politikë provokuese, emërtime provokuese,…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Durrësi ka sulmuar dyshen Rama-Dako, duke thënë se ata popunojnë vetëm për përfitime personale dhe jo për nevojën qytetare. Sipas tij, ngritja e një veliere në Durrës po bëhet që ata të marrin gjysmat e parave për vete. “Nuk investojnë për nevojat e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale. Nuk investojnë në nevojat imediate të qytetit dhe qytetarëve. Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrenë veliera. Qëllimi është të marrin gjysmat e parave për vete. Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshëm. Nuk investojnë në infrastrukture por duan të…
Në një shtëpi me tulla balte të ndërtuar para gjysmë shekulli, që në çdo moment mund të shembet jeton Bekir Demiri, së bashku me vëllanë dhe motrën e tij të cilët nuk janë në gjendje të punojnë. Demiri i cili është i sëmurë nga epilepsia tregon që muajin e shtyjnë me 1200 denarët që i marrin nga asistenca sociale, por që sasinë më të madhe të këtyre të hollave i shpenzojnë për barëra. “Unë jetoj në kushte të vështira… Nuk mundem të punoj sepse jam me epilepsi. Tre anëtar jemi, unë vëllai dhe motra, nëna dhe babai më kanë vdekur….1200…
Borxhi publik që publikohet nga Qeveria, nuk është i plotë, pasi aty nuk përfshihen edhe borxhet e ndërmarrjeve publike. Kështu mes tjerash thotë ish guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Petar Goshev, në emisionin EKONOMIKS të Televizionit SHENJA. Ai thotë se edhe vlera e borxhit që publikohet nga institucionet, është tejet i lartë, dhe se Maqedonia, vetëm për kamatë në vitin 2018 duhet të paguajë 150 milion euro, shumë e cila do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim. “Për shkak se borxhi publik është rritur deri në pikën maksimale të mundësive, të kapaciteteve të Republikës së…
Partia Demokratike, përmes koordinatorit për rend dhe siguri Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar sot mosparaqitjen në prokurori të deputetit socialist Alfred Peza ku i duhet të japë shpjegime për kursimet e tij 1 mln dollarëshe që e vunë në shënjestër të mediave pak kohë më parë. Në një prononcim përmes media ditën e sotme, Alibeaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëzojë para drejtësisë deputetin e tij. “Çdokush, që dje, është i informuar se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza i është shmangur prokurorisë. Ka shpërfillur kërkesën e prokurorisë për tu paraqitur para saj dhe për të dhënë shpjegime, për…
Partia Demokratike, përmes koordinatorit për rend dhe siguri Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar sot mosparaqitjen në prokurori të deputetit socialist Alfred Peza ku i duhet të japë shpjegime për kursimet e tij 1 mln dollarëshe që e vunë në shënjestër të mediave pak kohë më parë. Në një prononcim përmes media ditën e sotme, Alibeaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëzojë para drejtësisë deputetin e tij. “Çdokush, që dje, është i informuar se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza i është shmangur prokurorisë. Ka shpërfillur kërkesën e prokurorisë për tu paraqitur para saj dhe për të dhënë shpjegime, për…

