Drejtori i përgjithshëm i “Hekurudhave të Maqedonisë–Transport”, Nikolla Kostov, ka dhënë dorëheqje, pasi që të punësuarit janë një javë në grevë për shkak të pagave të pa paguara. Si pasojë e kësaj greve, trafiku hekurudhor është ndërprerë që gjashtë ditë. Qeveria mbrëmë vendosi të ofrojë ndihmë direkte prej 70 milion denravë kompanisë, për funskionim të pandërprerë dhe për tejkalimin e problemit, por të punësuarit në këtë kompani thonë se akoma nuk kanë marrë paga. Ata thonë se greva do të ndalet kur do të paguhet në tërësi paga e janarit. Powered by WPeMatico
Author: almakos
Ministri Shtetëror britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Duncan, arriti në Shkup ku filloi takimet me liderët e partive politike. Ministri Dunkan, vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa më pas takoi zëvendës kryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska dhe minstrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Priten takime edhe me presidentin Ivanov dhe liderët e tjerë të partive parlamentare. Paraprakisht, është paralajmëruar se në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reforma urgjente të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe për planet…
“Rasti Kumanova është skenar i montuar politik nga ish Qeveria e Maqedonisë dhe së shpejti do të dalin edhe emrat e atyre që e kanë organizuar”. Kështu deklaroi Andi Krasniqi ose komandant Malisheva, i cili sot i tregoi gjykatës versionin e tij të luftimeve të 9 majit. Malisheva, i cili e ka pasur shok të afërt udhëheqësin e grupit Mirsad Ndrecaj, tha se pjesëtarët e grupit kanë pasur shpesh takime me politikanë, policë e zyrtarë të tjerë shqiptar nga Maqedonia të cilët gjoja u janë ankuar atyre për kushtet e vështira në të cilat gjenden shqiptarët e Maqedonisë. E, më…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ndau mirënjohje të veçantë gazetarit tëi TV Shenja Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”, me çka zbuloi se deputet i BDI-së nënshkruhet në vend të kolegëve të tyre, me qëllim që të marrin pagesa rrugore, edhe pse nuk marrin pjesë në komisionet ose trupat punues të Kuvendit. “Gjithë ky sukses nuk mundeshte të arrihet pa një redaksi të mirë siç është redaksia e TV Shenja, e cila çdoherë më ka mbështetur edhe para kësaj storie por edhe menjëherë pasi ajo u publikua, ku vazdoi në kontinuitet të…
Mina Mustafa, 40 vjeçari nga fshati Hotël i Kumanovës, ka zgjedhur një mënyrë të pazakonshme për të kryer Umren (vizitë e vendeve të shenjta Islame). Ai të hollat që nevojiten për kryerjen e Umres, saktësisht 1200 euro, i ka grumbulluar vetëm duke kursyer monedha prej metali prej 10 denarë, 50 denarë, 1 euro dhe 2 euro. Edhe pse me mundësi të kufizuara, ai monedhat nuk i ka mbajtur asnjëherë në xhep, por ka vendosur t’i mbyllur në kavanozë. Mina Mustafa i cili është i papunë dhe pa të ardhura mujore, me dëshirën e tij kujdeset për mirëmbajtjen e xhamisë së…
Zgjedhjet lokale kanë ngushtuar hapësirën për manovrim të partive politike lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme. Me kodin zgjedhorë në fuqi, zgjedhjet duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, ndërsa ato duhet të thirren në fillim të muajit mars, sqaron për televizionin Shenja, anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi. Zgjedhjet lokale duhet të shpallen nga kryetari i Kuvendit i cili ende nuk është zgjedhur. Andaj në pesë ditët e para të marsit duhet të krijohet edhe shumica e re parlamentare e cila do të zgjedh edhe kryeparlamentin. “Në mënyrë decide në nenin 12 të kodit zgjedhorë është…
Seanca për rastin “Mitmarrje” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot u anulua për më 3 prill, për shkak se Zaev ka udhëtuar për në Sarajevë, ku duhet të marrë çmimin për Kryetar më i mirë i Komunës në Evropën juglindore. Në këtë seancë nuk u paraqit as dëshmitari i prokurorisë, Ivan Nikollov Saçevaliev. Avokati i Zoran Zaevit, Jakim Naumov, deklaroi për mediat se rasti “Mitmarrje” në praktikë i dëshmon të gjitha rastet e montuara të cilat po përmenden në të gjitha raportet për gjyqësorin në Maqedoni. “I ka përfunduar mandati prokurorit Vlladimir Milloshevski në…
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai do të dëgjohet sot me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Mlladen Ivaniç, raporton Anadolu Agency (AA). “Unë do të flas me të”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Panairin e Turizmit në Beograd. Ai disa herë ka përsëritur se nuk dëshiron që në rajon të përsëritet e kaluara dhe se është i interesuar për të ardhmen. “Nuk do të lejojë që diçka të na kthejë në të kaluarën, në asnjë mënyrë. Kthim në të kaluarën nuk ka, nuk duam luftëra, nuk duam atë që mund të na e…
“Qëllimi i të gjithë gënjeshtrave dhe krimeve zgjedhore të Zoran Zaev është që të ngjitet në pushtet dhe të ridefinoj Maqedoninë”, ka deklaruar sot në konferencë për shtyp, Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE. Sipas tij, “LSDM është sinonim i krimit, ndërsa krimineli i aboluar Zoran Zaev dhe shoqëria e tij kriminele në majën e partisë, kanë shndërruar LSDM-në, në promotor dhe mbrojtës të krimit dhe gjithçka që është joligjore”. “Tani po shihet se përse LSDM ka praktikuar skemat kriminale edhe në ciklet zgjedhore, përse në Kumanovë dhe në Steumicë, LSDM në mënyrë kriminale ka blerë vota dhe ka falsifikuar zgjedhjet. Situata…
Arqipeshkvia e Ohrit e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, ka shprehur shqetësimin e tyre për situatën aktuale politike në të cilën gjendet Maqedonia, ndërsa ka bërë thirrje për respektim të ndërsjellët, pajtim dhe përgjegjësi. Arqipeshkvia e Ohrit në njoftimin nga seanca e sotme, ka apeluar deri tek liderët politik që të ruajnë pozitën që ka në Kushtetutën gjuha maqedonase në territorin e Maqedonisë, si dhe të ruhet karakteri unitar i shtetit. “Të tanishmen dhe të ardhmen e Maqedonisë e shohim nëpërmjet ruajtjes së karakteri unitar të Maqedonisë, ndërsa për këtë ne kemi nevojë për pajtim të ndërsjellët dhe unitet kombëtar. Duke…
Komandant Malisheva pas vazhdimit të seancës ka denoncuar se ekziston një incizim audio-vizuel, i një takimi, të Shenasi Memedit, me një maqedonas nga Shërbimi Sekret, te cilët janë takuar me liderët e grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Malisheva, tha se ku rast është i montuar nga ish Qeveria e Maqedonisë, por nuk dha emra konkrete se cilët janë aktorët politik, të cilët kanë inskenuar rastin, raporton SHENJA. Shokët e tij e pyetën se përse nuk i ka paralajmëruar pjesëtarët e grupit, se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë takuar me një spiun, por Malisheva tha se, ai…
Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje duke nisur që nga klasat e 5-ta. Dy gjuhët e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta. Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e ministrisë, mësohet se në kuadër të projektit “preferenca ime është turqishtja”, i zhvilluar në prill të vitit të kaluar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Federatës së Bosnje dhe…

