Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka takuar sot ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, me të cilin kanë biseduar për situatën politike në Maqedoni. Presidenti Ivanov, siç qëndron në kumtesën, ka shprehur pakënaqësinë nga mungesa e dënimit publik për përzierjen në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje, pa përmendur se për cilat shtetet bëhet fjalë. Ivanov ka riafirmuar qëllimit strategjike të Maqedonisë në lidhje me integrimet euroatlantike dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral mes të dy vendeve. Në lidhje me NATO-në, Ivanov ka shprehur dëshpërimin e tij për shkak, siç ka thënë ai: “standardet…
Author: almakos
Në këtë kohë të brishtë politike, kur duhet të ruhet qetësia, stabiliteti dhe harmonia mes komuniteteve etnike dhe fetare, kur ka një amulli se si do jetë fati i së ardhmes së këtij shteti multietnik dhe multifetar dhe kur të gjithë presin me padurim që të rikthehet sundimi i ligjit dhe përfundimisht të kemi një qeveri politike stabile, papritmas shpërthen edhe një rrufe skandaloze, që nuk arrin asgjë, përpos që shkakton tensione dhe e rrit mosbesimin e qytetarëve në vend. Kështu Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO), për të satën herë radhazi e shkelë…
Ne nuk ndërhyjmë në politikat e juaja, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të ardhmen e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar, Ministri Shtetëror Britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Duncan, i cili po qëndron në Shkup, ku po bisedon për situatën politike në vend, dhe nevojën për referoma urgjente të cilët do t’i hapin rrugën vendit drejt integrimit në strukturat euroatlantike. “Ne nuk ndërhyjmë në politikat e juaja, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të ardhmen e Maqedonisë për të cilën shpresoj se do të arrihet me anëtarësimin në Bashkimin…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në rezidencën Britanike në Shkup, ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën sir Alan Dankan si dhe ambasadorin Britanik Çarls Garet. Dankan shprehu përkrahjen e Britanisë së Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare dhe theksoi që zgjidhjen e situatës është në duart e partive politike vendore. Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë së Madhe në vend dhe në rajon duke theksuar bashkëpunimin 16 vjeçar me Londrën zyrtare dhe foli për rolin dhe kontributin e madh të ushtrisë dhe zyrtarëve britanik për paqen dhe stabilitetin në vend. Ahmeti…
VMRO-DPMNE është nën presion nga votuesit e saj dhe nuk e dimë nëse mund të sigurojmë paqe dhe stabilitet nëse BDI dhe LSDM formojnë Qeveri. Këtë e kanë kumtuar nga VMRO-DPMNE, mbrëmjen e djeshme, pas takimit që ka patur Gruevski me ministrin shtetëror për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Allan Dankan, i cili ka qenë i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shkup, Çarls Gareth. Ambasadori Gareth ka pyetur se cilat mund të jenë hapat e ardhshme të partisë, ndërsa përgjigja e Gruevskit ka qenë se, është një listë e gjatë e hapave që mund të ndërmerren, por se…
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, do të protestojnë sot në Shkup. Protesta, siç thonë nga partia janë me qëllim mbrojtjes së interesave nacionale dhe pengimit të defaktorizimit të popullit maqedonas. Protesta është paralajmëruar nëpër rrjetet sociale, ndërsa pritet të filloj në orën 17:00 në sheshin Maqedonia. Powered by WPeMatico
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti para fillimit të takimit të Kryesisë Qendrore të BDI-së, tha se mundësitë e vogla janë që të arrihet marrëveshje sot. “Po I shqyrtojmë të gjitha opsionet”, tha Ahmeti, njofton A1on. Sipas tij, ende nuk është arritur marrëveshje se a do të ja japin nënshkrimet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që ai të merr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov. Powered by WPeMatico
Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve dhe ai i mallrave në Maqedoni tashmë ditën e shtatë tërësisht është i bllokuar për shkak të protestës së të punësuarve në ndërmarrjet në Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët kërkojnë pagesë të rrogave të janarit. Nga HM Transporti të martën paralajmëruan se deri në fund të muajit duhet të paguhet pjesa e parë e rrogës së janarit, ndërsa prej 10 marsit edhe pjesa e dytë, që është e papranueshme për të punësuarit të cilët kërkojnë pagesë të plotë të rrogave. Gjoko Ilievski nga Këshilli nismëtar për zbatimin e protestës informoi se tre ditë nuk kanë informatë…
Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta presë sir Alan Dankan, ministrin shtetëror për Evropën dhe Amerikën në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Ministri britanik Danik, i cili është për një vizitë dyditore në Maqedoni, dje u takua me nënkryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Popovskin, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe me nënkryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinskën. Në takime, sipas njoftimit nga MPJ-ja dhe partitë, është biseduar për gjendjen aktuale në Maqedoni, perspektivat e saj evropiane, proceset reformuese, bashkëpunimin bilateral… Sipas paralajmërimeve për vizitën e Dankan në Maqedoni nga Forin Ofisi britanik,…
Duke komentuar numrin e madh të votave që LSDM-ja i mori nga shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se arsyeja e vetme se pse shqiptarët votuan një parti maqedonase janë elitat e korruptuara në partitë e vjetra shqiptare, duke aluduar ne BDI-në dhe PDSH-në. “Sipas meje, arsyeja e vetme pse një numër i madh i votuesve shqiptarë në këto zgjedhje kërkuan alternativë nga parti tjera politike ishte se partitë e vjetra shqiptare apo pjesë e atyre elitave njiheshin si shumë të korruptuar, si në nivel lokal dhe qëndror. Mendoj se…
Koalicionimi i mundshëm mes LSDM-së dhe BDI-së për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, është vetëm pushteti dhe asgjë më shumë. Milloshoski në emisionin ARENA në TV SHENJA, tha se partia e tij nuk do të rrijë duarkryq dhe se do t’i mbrojnë interesat e votuesve të tyre. “Ne u urojmë shumë sukses LSDM-së dhe BDI-së në marrëveshjet dhe interesat e përbashkëta, por njëkohësisht i porosisim se ne nuk do të rrijmë duarkryq dhe do të veprojmë në përputhje me të gjitha parimet e lejuara demokratike dhe do ti përdorim të gjitha mjetet e duhura dhe të…
Bosnje e Hercegovina ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të rikonsiderojë vendimin në vitin 2007 për mosnjohjen e krimeve serbe si gjenocid gjatë luftës së vitit 1992-95. Bakir Izetbegoviq, anëtari musliman boshnjak i presidencës së Bosnjës, tha se ankesa për vendimin është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kërkesa për rishqyrtim të vendimit u dërgua përkundër kundërshtimeve të anëtarit Mladen Ivaniq nga pala serbe. Bosnje e Hercegovina ka akuzuar Serbinë për luftën në vitin 1993. Gjykata e OKB-së në vitin 2007 mori vendim se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë, ku mbetën të vrarë 8,000 muslimanë, ishte gjenocid, por Serbia…

