Pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që të mos ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev, mbrëmë vonë përmes rrjetit “Facebook” ka reaguar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në postimin e tij, Ahmeti thotë se platforma shqiptare nuk e cenon karakterin unitar të shtetit. Ahmeti thotë gjithashtu se kjo platformë është hartuar në Shkup, e jo në Tiranë, dhe se këtë e ka thënë në çdo prononcim të tij. “Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmërive të shqiptarëve dhe në çdo prononcim timin publik kam thënë që Deklarata e përbashkët e partive…
Author: almakos
“Kam pasur takime me liderët dhe takim shumë të gjatë me presidentin Ivanon dhe për këtë arsye u vonova”, tha në fillim të fjalimit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini. Ajo tha se është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO. “Kërkoj nga presidenti të rishqyrtoj vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit ti jep mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogerini gjatë fjalimit të saj.
02 March “Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj. Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha Kasami.[embedded content] Thaçi: Konflikti politik po shndërrohet në konflikt etnik “Qëndrimi ynë është se vendimi skandaloz i Ivanovit vetëmse i vërtetoi tezat, platforma dhe programin e PDSH-së gjatë zgjedhjeve. Ai na përkujtoi se ne shqiptarët duhet të kërkojmë ndryshimin e Kushtetutës së RM-së…
“Vizita e përfaqësueses Mogerini paraqet mbështetje seirioze për perspektivat tona evropiane. Jemi të gëzuar që mbështetja vazhdon. Biseduam për takimet në Këshillin e Ministrave dhe më pas edhe Komisionit Evropian”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. 67 nënshkrimet janë bazë normale për dhënien e mandatit, tha po ashtu Zaev, duke shtuar se Bashkimi Evropian pret që nëse pas formimit të Qeverisë zbatohen reformat do të ketë bazë të mirë të shpejtojë procesin integrues. Zaev tha se pret që Ivanov të korrigjojë vendimin e tij, duke theksuar se 67 mandatet janë 700 mijë vota dhe këto nuk mund të injorohen. “Kriza…
“Një takim me zonjën Mogerini e interesuar për të mirën e gjithë qytetarëve pas vendinit të Ivanovit të shpalljes së anarkisë. Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së përbashkët të partive shqiptare të nënshkruar këtu”, tha Ziadin Sela, duke shtuar se fillimi i asaj deklarate është prej ditës kur me Kushtetutën e 91 kur ju hoqën të drejtat shqiptarëve. Sela tha se deputetët shqiptarë janë një zë i të drejtave ndërsa të drejtat janë të qytetarëve. “Ndërsa nëse ne s’kemi të drejtë të jemi tutor të atyre që i përfaqësojmë, atëherë atë të drejtë aspak se ka ai që…
“Pas vendimit të Ivanovit u dëshmua se është e patjetërsueshme implementimi i marrëveshjes politike të PDSH-së dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Maqedonisë. Është e kotë shqiptarët të angazhohen politikisht kur një person si Ivanov mund tua nënvlerësojë vullnetin dhe votën e tyre. Ndryshimi mund të bëhet përmes Parlamentit dydhomësh”, tha Menduh Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e lartë evropiane, Frederka Mogerini. Numri një i PDSH-së ftoi shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve dhe skenarëve pasi situata mund të eskalojë në konflikt ndëretnik dhe kjo nuk ju shkon në interes as shqiptarëve, as Shqipërisë dhe as Kosovës.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogerini në këto momente realizon takim me kryetarët e partive parlamentare, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH. Takimi ka filluar në ora 15:00 dhe po vazhdon ende. Liderët të shoqëruar nga përfaqësuesit e tjerë partiak hynë bashkë në të njëjtën kohë në sallën e kristaltë në Kuvend, por jozyrtarisht mësohet se më pas Mogerini ka biseduar ndaras me secilin secilin prej tyre. Pas takimit me përfaqësuesit tdhe liderët partiak përfaqësuesja e BE-së do të takojë presidentin Gjorgji Ivanov.
02 March Përfaqësuesit e komunës Çashkë të Velesit realizuan takim me ministrin e arsimit Pishtar Lutfiu për të gjetur zgjidhje për problemin e nxënësve shqiptarë të cilët arsimohen në gjuhën maqedonase në shkollën fillore “Todor Janev”. Nga MASH garantuan mbështetje të plotë për hapjen e paraleles shqipe nga viti i ri shkollor 2017-18 duke ofruar dy variante të ndryshme të zgjidhjes së problemit. Njëra prej atyre zgjidhjeve është të bëhet një kërkesë nga ana e shkollës deri te komuna e komuna deri te ne për financim, respektivisht për një arsimtarë i cili do ti mëson këta nxënës brenda kësaj periudhë…
02 March Kryeministri teknik, Emil Dimitriev i kundërpërgjigjet homologut të tij shqiptar, Edi Rama duke thënëse edhe pa ndërhyrjen e Tiranës, Maqedonia mund t’i zgjidh problemet me të cilat përballet. Jam i bindur se edhe pa ndërhyrjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona. Fundja, është jokorrekte të ndizni zjarr nacionalist. Gjuha shqipe është e pranishme gjerësisht në Maqedoni. Shqipja, ashtu si turqishtja, serbishtja, gjuha vllehe, boshnjakishtja dhe gjuha rome, bashkë me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë – shkruan ndër tjerash Dimitriev. Në linjë me Dimitrievin është edhe Rusia. Sipas Ministrisë së Jashtme të…
02 March Deklaratat e Ivanovit janë kritikuar ashpër edhe nga opinioni në vend. Analisti Arsim Sinani i cilëson si qesharake akuzat e Ivanovit se platforma shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër, dhe se kjo paraqet pengesë për të mandatuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Megjithëse i cilëson si të vonuara, Sinani vlerëson se reagimet e Tiranës dhe Prishtinës ndihmojnë procesin politik në vend. Alsat-M
02 March Ministria e Brendshme duhet ta monitorojë situatën në terren dhe të mos bëjë dallim se kush organizon protesta. Ky është vlerësimi i ekspertëve, pas kritikave se ky dikaster nuk mbulon si duhet me policë protestat e mbështetura nga VMRO DPMNE-ja, siç vepronte me protestat e Revolucionit të larmë, kur kishte prani të automjeteve të blinduara dhe pjesëtarë të Njësive speciale. Sipas ish-shefit të MPB-së Lubomir Gjurçevski nuk mund të ketë vlerësim të lirë se si do të zhvillohen protestat, ndërsa qytetarët në çdo moment duhet të jenë të mbrojtur. Ekspertët në Ministrinë e Brendshme, sidomos eprorët e Byrosë…
02 March Pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të mos ia dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev, ekspertët juridik shohin mundësi të tjera për formimin e qeverisë së re. Një opsion i mundur sipas tyre është që shumica e re parlamentare të mblidhet dhe pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të votojë qeverinë e re në Kuvend. Mendoj se është shumë e nevojshme të zgjedhim kryetarin e Kuvendit, të krijohet shumica dhe pastaj të ndërmerren hapat e mëtejshëm sepse është shumë rëndë që ti jepni zgjidhje kushutetuese një veprimi antikushtetues – tha juristi Naser Zyberi. Edhe profesoresha Besa Arifi flet…

