03 March Rusia e ka akuzuar NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për përpjekje për imponim të qeverisë pro-shqiptare në Maqedoni, që është përfshirë në krizë politike, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar ta mandatoj liderin social-demokrat, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re, për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni. “Me bashkëpunim aktiv të zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, po u imponohet maqedonasve” thuhet në kumtesën e djeshme të Ministrisë së jashtme të…
Author: almakos
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë dje se pret një diskutim të mirë me Federica Mogherinin, por ai nuk e di nëse rasti i Ramush Haradinajt do të jetë temë diskutimi mes tyre. “Nuk e di nëse kjo do të jetë temë diskutimi, ndoshta ajo ka disa tema të tjera. Ne do të shohim”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve. Më tej, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar: “nuk e di se çfarë ata duan nga ne, por e di se çfarë ne duam prej tyre”. Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme për të përmbushur…
Vendimi i Ivanovit për të mos i dhënë mandatin liderit të LSDM-së dhe vizita e fundit e Mogerinit, kanë bërë që Bashkimi Demokratik për Integrim të mbledhë sot kryesinë qendrore. Në këtë mbledhje, pritet të diskutohen hapat e mëtejme të cilat do t’i ndërmerr partia e Ahmetit. Ndryshe, BDI kishte paraparë që të mbledhë kryesinë për të vendosur nëse do të jenë pjesë e Qeverisë me LSDM-në, apo do të mbesin në opozitë, por do ta përkrahin një Qeveri të formuar nga LSDM-ja dhe partitë tjera shqiptare. Mirëpo, vendimi i Ivanovit ndryshoi rrënjësisht gjërat, duke krijuar një situatë pa rrugëdalje.…
03 March Ali Ahmeti mbrëmjen e djeshme në Reçicë takoi nënkryetarët e tij, për t’I informuar ata për bisedën që pati me shefen e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini. Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti, e ka kërkuar edhe Mogerini nga ai. Lideri i BDIsë tha se pret që Ivanov të tërheq vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re. Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thoshte se “Ukraina nuk është…
03 March Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së në Shqipëri, Mesila Doda ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë seancës së Kuvendit, kur tha se Ilirida (Maqedonia e sotme) duhet të shpallë pavarësinë, ndërsa Shqipëria e Kosova të bashkërendojnë veprimet për të ndihmuar mbajtjen e referendumit nga shqiptarët e Iliridës, për të shpallur mëvetësinë e tyre. Doda ka qenë e ashpër edhe me presidentin maqedonas, Gjorge Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë liderin e opozitës Zoran Zaev si kryeministrin të ri të Maqedonisë. Sipas saj, Shqipëria dhe Kosova duhet ta shpallë atë të padëshirueshëm, pasi është një albanofob i…
Në kufirin jugor hungarez me Serbinë ndërtohet rrethojë e re, e pajisur me elektroshok për refugjatët, sensorë për ngrohje, kamera dhe altoparlantë, nga të cilat do të jepen mesazhe në disa gjuhë, transmeton Hina. Në krye të krizës së refugjatëve në vitin 2015, Hungaria ka qenë në rutën kryesore për qindra mijëra njerëzit, të cilët kanë kërkuar strehim në Evropën Perëndimore. Teli i vendosur me gjemba dhe ligjet e ashpra e kanë zvogëluar fluksin e refugjatëve në minimum, por Hungaria nuk dëshiron të rrezikojë. “Vëmendje, vëmendje. Ju paralajmëroj se jeni në kufirin hungarez. Nëse e dëmtoni gardhin, e kaloni ilegalisht…
Pasi që dje pasdite filluan të qarkullojnë trenat transportues pas marrëveshjes së arritur mes të punësuarve dhe personelit makinerik në Hekurudhat e Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka funksionuar edhe qarkullimi hekurudhor për udhëtarë. Me këtë është ndërprerë protesta e të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë. Përfaqësuesi i personelit makinerik në Hekurudhat e Maqedonisë, Dushko Çakarovski dje pas takimit të sotëm me u.d. drejtorin e HM Transport Igor Korunoski deklaroi se makinistët janë të kënaqur nga marrëveshja e arritur dhe sot në mënyrë lineare do t’ju paguhen nga 10.000 denarë nga pjesa e dytë e pagës për janarin. “Është dakorduar që paga për muajin shkurt…
Në seancën gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave” sot pritet të dëshmojë i akuzuari Kenan Iseni, nga fshati Hotel i Kumanovës, në shtëpinë e të cilit 3 ditë para luftimeve të 9 dhe 10 majit 2015, kishte kaluar natën e 6 dhe 7 majit Andi Krasniqi, i njohur si komandat Malisheva. Andi Krasniqi gjatë dëshmisë në seancës e fundit gjyqësore mohoi se qëllimi i grupit të ketë qenë nxitja e ndonjë konflikti të armatosur, por se veprimet paqësore lidhur moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën siç tha politikanët shqiptar vazhdimisht janë ankuar në Kosovë dhe Shqipëri duke…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në tre, ndërsa e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë Celsius, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 18 gradë Celsius. Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë me rritje të temperaturave të ditës. Nga e hëna nën ndikimin e një…
Kryetari i VMRO – DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk u prononcua për takimin që pati me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini. Nërmjet një kumtese për mediat thuhet se gjatë takimit Gruevski ka përsëritur qëndrimin për zgjedhje të reja që vendi të del nga kriza. “VMRO-DPMNE ka shprehur pakënaqësi nga platforma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe pasojat negative që shkaktohen nga ndërhyrja brutale në punët e brendshme të shtetit fqinj. Gjithashtu është prishur parimi për koalicion “fituesi me fituesin”, thuhet në kumtesën e partisë së Gruevskit.
“Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë të drejta”, tha profesori universitar Temellko Ristevski, duke shtuar se platforma e partive politike shqiptare nuk kanoset uniteti i Republikës së Maqedonisë pasi ajo mund të realizohet në suaza të Kushtetutës aktuale. “Duke u nisur nga ajo që qytetarët janë bartës të suverenitetit, edhe atë jo vetëm qytetarët maqedonas, por edhe të etnive tjera, duhet të kihen parasysh edhe kërkesat e të gjithë qytetarëve”, tha gjithashtu profesori Ristevski. /SHENJA/
Me vendimin e Ivanovit për të mos ia dhënë mandatin LSDM-së, në fakt po bëhen tentimet e fundit të kreut të VMRO-së që t’i shpëtojë më lehtë përgjegjësitë për krimet e bëra. Kështu tha ish deputeti Muhamed Halili gjatë debatit në emisionin “Arena” që po transmetohet në Televizionin SHENJA. Vendimi i vetëm i drejtë në këtë moment, është që Ivanov të tërheqë vendimit e tij, vlerëson profesori universitar Temellko Ristevski. /SHENJA/

